LIVE UPDATES
Bota

SHBA ndëshkon 13 kompani për shkelje të sanksioneve ndaj Iranit

Masa e fundit amerikane kundër tregtisë së paligjshme të naftës iraniane vjen pas ngecjes së përpjekjeve për rikthimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin dhe kur raportet e Republikës Islamike me Perëndimin janë gjithnjë e më të tensionuara, ndërsa iranianët vazhdojnë protestat antiqeveritare. Misioni iranian në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork nuk u përgjigj menjëherë në kërkesën për një koment të agjencisë së lajmeve Reuters.

17 Nëntor 2022, 21:16 Nga I.A

SHBA ndëshkon 13 kompani për shkelje të sanksioneve ndaj Iranit

SHBA- Shtetet e Bashkuara vendosën të enjten sanksione ndaj disa kompanive me bazë në Kinë, Hong Kong dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat Uashingtoni i akuzon për shkelje të sankioneve duke mundësuar shitjen e produkteve petrokimike dhe produkteve të naftës për blerësit në Azinë Lindore.

Masa e fundit amerikane kundër tregtisë së paligjshme të naftës iraniane vjen pas ngecjes së përpjekjeve për rikthimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin dhe kur raportet e Republikës Islamike me Perëndimin janë gjithnjë e më të tensionuara, ndërsa iranianët vazhdojnë protestat antiqeveritare.

Uashingtoni po vë gjithnjë e më shumë në shënjestër kompanitë kineze lidhur me eksportin e produkteve petrokimike, ndërsa shpresat për rikthimin tek marrëveshja bërthamore janë zbehur.

Departamenti amerikan i Thesarit tha në një deklaratë se 13 kompanitë ndaj të cilave u vendosën sanksione, të enjten lehtësuan shitjen e produkteve petrokimike iraniane dhe produkteve të naftës, në vlerë prej qindra miliona dollarësh për blerësit në Azinë Lindore.

Sipas Uashingtonit, tregtia u bë në emër të kompanive nën sanskione amerikane, duke përfshirë Kompaninë Kombëtare iraniane të Naftës dhe kompaninë tjetër iraniane “Trillians Petrochemical Co. Ltd”.

“Veprime e sotme janë një shembull i metodave komplekse të shamgies së sanksioneve që Irani përdor për të shitur naftë dhe produkte petrokimike në mënyrë të jashtëligjshme”, tha në një deklaratë nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Zbulimin Financiar, Brian Nelson.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të zbatojnë sanksione kundër atyre që lehtësojnë këto shitje”, shtoi ai.

Misioni iranian në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork nuk u përgjigj menjëherë në kërkesën për një koment të agjencisë së lajmeve Reuters

Mes kompanive të ndëshkuara nga Departamenti amerikan i Thesarit ishin edhe disa firma me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Hong Kong, të cilat akuzohen për lidhjet e tyre me kompaninë iraniane “Triliance Petrochemical Co. Ltd”.

Sipas Uashingtonit, vendimi për përcaktimin e tyre shënjestron shmangien e sanksioneve amerikane nga firma me bazë në Hong Kong.

Departamenti i Thesarit vuri në listë edhe kompaninë me bazë në Dubai, “Access Tehnology Trading L.L.C.”, e cila akuzohet për blerje në vlerë prej dhjetëra miliona dollarësh të një dërgese kineze të produkteve petrokimike nga Kompania Tregtare e Industrisë Petrokimike e Gjirit Persik, ndaj së cilës Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione.

Kompania me bazë në Kinë “Trading Import and Export Trace Co. Ltd.” është gjithashtu në listë. Uashingtoni e akuzon atë për lehtësimin e një dërgese nafte për një klient të huaj të Kompanisë Kombëtare iraniane të Naftës.

Agjencia e lajmeve Reuters nuk arriti të kontaktonte kompanitë për një koment. Vendimi i së enjtes ngrinë çdo pasuri amerikane të kompanive të vendosura në listën e atyre që kanë shkelur sanksionet ndaj Iranit, dhe në përgjithësi u ndalon amerikanëve që të bashkëpunojnë me to. Ata që angazhohen në transaksione financiare me këto kompani rrezikojnë të goditen nga sanksione të reja amerikane.

Marrë nga VOA

brian nelson

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet