LIVE UPDATES
Bota

Britania e Madhe planifikon rritje taksash dhe shkurtime të shpenzimeve

Gjithashtu pritet që numri i njerëzve që janë të papunë të rritet me më shumë se 500.000. Kjo erdhi pasi kancelari Jeremy Hunt tha se Mbretëria e Bashkuar ishte tashmë në recesion dhe do të tkurrej më tej vitin e ardhshëm.

17 Nëntor 2022, 21:15 Nga I.A
Britania e Madhe planifikon rritje taksash dhe shkurtime të shpenzimeve
Jeremy Hunt

ANGLI- Britania e Madhe përballet me rënien e saj më të madhe të standardeve të jetesës, pasi rritja e kostos së jetesës zvogëlon pagat e njerëzve. Sipas parashikimeve të qeverisë britanike të ardhurat e familjeve - pasi të merren parasysh çmimet në rritje - do të bien me 7 për qind në vitet e ardhshme.

Gjithashtu pritet që numri i njerëzve që janë të papunë të rritet me më shumë se 500.000. Kjo erdhi pasi kancelari Jeremy Hunt tha se Mbretëria e Bashkuar ishte tashmë në recesion dhe do të tkurrej më tej vitin e ardhshëm.

Jeremy Hunt tha se Deklarata e tij e Vjeshtës - e cila zbuloi 55 miliardë paund rritje taksash dhe shkurtime shpenzimesh - do të çonte në një "rënie më të cekët" me më pak vende pune të humbura.

Ministri i Financave të Britanisë së Madhe ka publikuar një paketë që parashikon rritje të taksave dhe shkurtim të shpenzimeve, në përpjekje për të rimëkëmbur ekonominë e rrënuar të vendit.

Kancelari Jeremy Hunt u zotua se do të mbrojë shërbimet e rëndësishme publike, por paralajmëroi se kohë të vështira presin Mbretërinë.

“Përballë vështirësive të paprecedenta, familjet, pensionistët, bizneset, mësuesit, infermierët dhe shumë të tjerë janë të shqetësuar për të ardhmen. Ndaj po prezantojmë një plan për të frenuar koston e lartë të jetesës dhe për të rindërtuar ekonominë tonë”, tha Hunt.

Ndërsa shumë ekonomi evropiane po luftojnë me inflacionin e lartë, analistët thanë për Euronews se Brexit e ka bërë situatën më të vështirë për Britaninë.

“Shumë vende kanë një kanal tregtar përmes të cilit mund të zëvendësojnë partnerët e ndryshëm dhe të vënë nën kontroll presionet inflacioniste. Nuk ka dyshim që Britania ndodhet në telashe më të mëdha për shkak të Brexit”, u shpreh një prej tyre.

Rritja e kostove të energjisë po godet rëndë Britaninë, duke e çuar inflacionin mbi 11%. Buxheti i masave drastike vjen pas politikave të mëparshme radikale, që minuan besimin e tregjeve ndërkombëtare në ekonominë britanike.

Marrë nga REL

jeremy hunt

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës