LIVE UPDATES
Bota

Përjetoi rritje masive pas përfshirjes së Musk në administratën Trump/ Bluesky një platformë sociale alternative ndaj rrjetit X

Bluesky, një platformë e decentralizuar e mediave sociale, ka përjetuar kohët e fundit një rritje të konsiderueshme, duke tejkaluar 22 milionë përdorues. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Andrei Dziarkach, rritja i atribuohet përdoruesve që largohen nga platforma X për shkak të pakënaqësive me ndryshimet nën pronësinë e miliarderit Elon Musk. Në javën e parë pas zgjedhjeve, platforma pati afro një milion përdorues të rinj në ditë. Ritmi është ngadalësuar që nga zgjedhjet, megjithatë sipas të dhënave aktualisht Bluesky tërheq mbi 180 mijë përdorues në ditë.

14 Dhjetor 2024, 22:50 Nga r.ll
Përjetoi rritje masive pas përfshirjes së Musk në
foto ilustruese

SHBA- Platforma e mediave sociale Bluesky u hap në vitin 2019 si një projekt eksperimental brenda rrjetit Twitter dhe drejtohej nga bashkëthemeluesi dhe ish- shefi ekzekutiv i tij, Jack Dorsey. Pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, platforma është bërë një alternativë popullore ndaj rrjetit X.

“Bluesky ka përjetuar një rritje masive të popullaritetit, sepse mendoj se sapo Donald Trump fitoi zgjedhjet në 2024, pati një ndjesi të përhapur që Twitter kishte marrë fund efektivisht, tani që Elon Musk do të ishte në thelb një anëtar i administratës së Donald Trumpit”, thotë Katherine Cross e Universitetit të Uashingtonit.

Në javën e parë pas zgjedhjeve, platforma pati afro një milion përdorues të rinj në ditë. Ritmi është ngadalësuar që nga zgjedhjet, megjithatë sipas të dhënave aktualisht Bluesky tërheq mbi 180 mijë përdorues në ditë.

"Në botën e sporteve profesionale, klubi i futbollit SV Werder Bremen ishte ndër të parët që la rrjetin X për Blueskyn, ku padyshim që nuk ka aq shumë ndjekës por ne si klub nuk mund të ngrihemi kundër diskriminimit, homofobisë, transfobisë, antisemitizmit, gjuhës së urrejtjes e kështu me radhë, dhe të vazhdojmë të përdorim platformën ku të gjitha këto dukuri përhapen me shpejtësi”, thotë Christoph Pieper, menaxher i klubit.

Edhe platforma të tjera të mediave sociale si Threads përjetuan një rritje të përdoruesve të rinj, por ajo që e bën Blueskyn të veçantë është mënyra se si u krijua.

"Bluesky nuk ka algoritëm dhe jep një gamë të gjerë zgjedhjesh se kë të ndjekësh dhe çfarë përmbajtje të shohësh", thotë Prof. Cross.

Zoti Pieper nuk është i sigurt nëse transferimi tek Bluesky do të jetë një sukses dhe klubi i tij është i hapur për alternativa të tjera. Por për një gjë është i sigurt: që nuk do të kthehen tek X.

"Ne kemi disa vlera dhe nëse jemi seriozë për to, duhet të marrim disa vendime. Ne jemi komodë me lëvizjen tonë”.

Pavarësisht largimeve, ekspertët thonë se kompania X ka një pozitë mbizotëruese në treg me mbi 300 milionë përdorues aktivë çdo muaj. Bluesky ka 22 milionë përdorues, një shifër modeste, por ajo po vazhdon të rritet./VOA

platforma bluesky

Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?