LIVE UPDATES
Bota

Përfaqësuesi i Lartë imponoi ndryshimet në Ligjin Zgjedhor të BeH

Përfaqësuesja e Lartë tha se Marrëveshja e Dejtonit është themeli i këtij shteti dhe që solli paqen.

27 Korrik 2022, 20:38 Nga k.m.
Përfaqësuesi i Lartë imponoi ndryshimet në Ligjin Zgjedhor
Christian Schmidt

Përfaqësuesi i Lartë i Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnje dhe Herzegovinë (BeH), Christian Schmidt vendosi të mërkurën, më 27 korrik, ndryshime në Ligjin Zgjedhor të BeH-së.

“Zgjedhjet nuk janë monedhë për larje hesapesh ndërmjet partive, është e drejtë e çdo votuesi, ndaj jam i kënaqur që mund t’i kthej zgjedhjet te votuesit. Sot po sjell një pako transparence, e cila garanton fushatë të lirë dhe të ndershme”, deklaroi Schmidt.

Ndër të tjera, ndryshimet ligjore i trefishojnë gjobat për shkeljen e Ligjit Zgjedhor të BeH-së, të cilat tani mund të arrijnë deri në 30,000 marka (më shumë se 15,000 euro). Po ashtu, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të BeH-së i jepet mundësia të largojë një individ nga lista e kandidatëve ose një parti që shkel rëndë ligjin, ndërkaq që është e përcaktuar dhe ndaluar edhe gjuha e urrejtjes.

Gjithashtu rregullohet edhe përdorimi i mediave elektronike, të shkruara dhe online, si dhe i rrjeteve sociale në fushatën parazgjedhore. Zyrtarëve të zgjedhur dhe shërbyesve në institucionet publike u ndalohet të bëjnë fushatë parazgjedhore në institucione, gjatë orarit të punës.

Vendimi i Përfaqësuesit të Lartë nuk imponon ndryshime ligjore që kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së përfaqësuesve dhe delegatëve. Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë tha se politikanët vendor, për fat të keq, nuk arritën që vet të pajtohen për ndryshimet lifjore, as gjatë bisedimeve në Neum dhe as në Asamblenë Parlamentare të Bosnje dhe Hercegovinës.

“Më mbeti mua që ta bëja këtë dhe e bëra, jo për të kënaqur ndonjë palë, por për të kënaqur dëshirat e njerëzve”, theksoi Schmidt.

Schmidt theksoi se ai “nuk toleron retorikë nxitëse dhe luftënxitëse”.

“Kjo nuk i referohet një partie apo politikani të caktuar. Janë të shumtë ata që flasin dhe veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme”, tha Schmidt.

Përfaqësuesja e Lartë tha se Marrëveshja e Dejtonit është themeli i këtij shteti dhe që solli paqen.

“Në rrugën nga Dejtoni e deri në Bruksel ka ende shumë pengesa, para së gjithash, që të heqin bllokadën e tmerrshme, të papranueshme të institucioneve, në mënyrë që të hyjnë në bisedime me Brukselin”, tha ai.

Bazuar në konkluzionet e Konferencës për zbatimin e paqes, e cila u mbajt në Bon, më 9 dhe 10 dhjetor të vitit 1997, Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BeH ka autoritetin, përmes të cilit ka imponuar dhe ndryshuar ligjet, ka ndryshuar kushtetutat në BeH dhe shkarkoi zyrtarët politikë të zgjedhur, të emëruar dhe të tjerë.

Për të mospajtimeve të politikanëve vendor, Përfaqësuesit e Lartë të mëhershëm, kanë imponuar më shumë se 900 vendime të ndryshme, ndër të cilat edhe vendimin për paraqitjen e flamurit dhe muzikën e himnit të BeH-së, ligjet për shtetësinë, ligjin për Këshillin e Ministrave të BeH-së si qeveri shtetërore, ndryshuan Ligjin Zgjedhor të Bosnje dhe Hercegovinës, si dhe Statutin e Qytetit të Mostarit.

Duke përdorur kompetencat e Bonit, ish-Përfaqësuesi i Lartë, Valentin Inzko imponoi ndryshimet në Kodin Penal të Bosnje dhe Hercegovinës, në korrik të vitit të kaluar, të cilat e përcaktojnë si krim mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës, si dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës./Radio Evropa e Lirë

beh

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin