27 Korrik 2022, 18:15
Nga A.B
Ursula von der Leyen
SHBA- Europa duhet të përgatitet për një ndërprerje të plotë të gazit natyror rus herët a vonë, paralajmëroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një intervistë me Agjencinë Gjermane të Lajmeve (DPA).
“Aktualisht, Rusia po furnizon vetëm pjesërisht gaz natyror, ose aspak, 12 shtete anëtare të BE-së. Prandaj, Evropa duhet të përgatitet për skenarin më të keq: një ndërprerje të plotë të furnizimeve me gaz natyror, herët a vonë”, tha Von der Leyen.
Presidentja e Komisionit u bëri thirrje vendeve që janë më pak të varura nga furnizimet me gaz natyror rus që të bashkojnë gjithashtu përpjekjet për të kursyer energjinë.
“Edhe shtetet anëtare, të cilat nuk marrin pothuajse fare gaz natyror nga Rusia, nuk mund të shmangin pasojat e një ndërprerjeje të mundshme të furnizimit në tregun tonë të brendshëm. Ekonomitë në Bashkimin Evropian janë të ndërlidhura ngushtë dhe kriza e gazit natyror do të prekë të gjitha vendet anëtare në një formë ose në një tjetër”, tha von der Leyen.
“Prandaj, është e rëndësishme që të gjitha shtetet anëtare të reduktojnë konsumin e tyre në mënyrë që të gjithë të kursejnë më shumë gaz dhe ta ndajnë atë me ata anëtarë që kanë vuajtur më shumë”, theksoi Presidentja e Komisionit Evropian, duke shtuar se solidariteti energjetik është një parim bazë i traktateve evropiane.
ursula von der leyen
Bota
27 Korrik 2022, 17:29
k.m.
Foto ilustruese
Ukraina konfirmoi sot se ka filluar puna në tre portet e vendit, që kanë dalje në Detin e Zi, për rifillimin e eks...
Bota
27 Korrik 2022, 17:22
A.B
Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden ka rezultuar negativ për Covid-19. Gjendja shëndetësore e Biden është për...
Bota
27 Korrik 2022, 16:53
A.B
Boris Johnson
BRITANI E MADHE- Dorëheqja si kryeministër i Britanisë së Madhe e ka trishtuar Boris Johnson. Madje ai ka plane t&eu...
Bota
27 Korrik 2022, 16:33
e.k
Pamje nga shtëpia ku ndodhi krimi
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Selanikun ditën e djeshme pasi një 59-vjeçar...
Bota
27 Korrik 2022, 16:22
e.k
Valentina Giunta
ITALI- Një ngjarje e rëndë është shënuar në shtetin fqinj italian ku një 15-vjeçar ka vbra...
Bota
27 Korrik 2022, 16:11
k.m.\
Pamje nga radha
Pritje me orë të tëra për të hyrë nga Serbia në Maqedoninë e Veriut, përmes pikës kufitar...
Bota
27 Korrik 2022, 15:35
e.k
Volodymyr Zelenskyy dhe Olena Zelenska
UKRAINË- Çifti presidencial i Ukrainës rigjen buzëqeshjen, kur kanë kaluar 5 muaj ng...
Bota
27 Korrik 2022, 15:00
d.a.
Foto Ilustruese
EUROPË- "Çdo francez është një ushtar dhe i detyrohet vetes mbrojtjes së kombit," deklaroi Akti Jourdan i 1...
Bota
27 Korrik 2022, 14:50
d.a.
talibanet
AFGANISTAN- Shtypja e të drejtave të njeriut nga ana e talibanëve, është duke shkatërruar jetët e grave dhe va...
Bota
27 Korrik 2022, 14:37
d.a.
Biden dhe Jinping
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden dhe lideri kinez, Xi Jinping, pritet të zhvillojnë një bisedë telefonike të...