LIVE UPDATES
Bota

Përfaqësuesi i Lartë i Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnjë anulon ligjet anti-Dayton të Republikës Sërpska

Schmidt gjithashtu mori një vendim për ndryshimin e Kodit Penal të Bosnje dhe Hercegovinës në mënyrë që veprimet që cenojnë rendin kushtetues të trajtohen si vepër penale.

1 Korrik 2023, 16:26 Nga a.l
Përfaqësuesi i Lartë i Komunitetit Ndërkombëtar
Christian Schmidt

Përfaqësuesi i Lartë i Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, anuloi ligjet anti-Dayton të miratuara nga Asambleja Kombëtare e entitetit të Republikës Sërpska, lidhur me mospublikimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë dhe moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Schmidt gjithashtu mori një vendim për ndryshimin e Kodit Penal të Bosnje dhe Hercegovinës në mënyrë që veprimet që cenojnë rendin kushtetues të trajtohen si vepër penale.

Kuvendet e entiteteve nuk kanë autoritet të shmangin dispozitat e Bosnje dhe Hercegovinës dhe nuk kanë të drejtë të shmangin juridiksionin e institucioneve kyçe të Dejtonit”, tha Schmidt duke shpjeguar vendimet më 1 korrik.

“Ky është një sulm ndaj Gjykatës Kushtetuese të Bosnje dhe Hercegovinës dhe një përpjekje për ta kërcënuar ligjin dhe kuadrin kushtetues të vendit dhe elementet kyçe të Dejtonit, siç janë vendimet e përfaqësuesit të lartë”, shtoi ai.

Ambasada e SHBA-së në Bosnje dhe Hercegovinë përkrahi vendimet e Schmidt dhe paralajmëroi se “do të ketë pasoja” për veprimet e Asamblesë Kombëtare të entitetit të Republikës Sërpska.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të Bosnjë-Hercegovinës dhe do të vazhdojnë të mbajnë përgjegjës për veprimet e tyre individët e përfshirë në sjellje anti-Dayton”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Vendimet e përfaqësuesit të lartë pasuan pasi Asambleja Kombëtare e entitetit të Republikës Srpska votoi për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Sipas ligjit, i cili u miratua nga Asambleja Kombëtare më 27 korrik, vendimet e Gjykatës Kushtetuese shtetërore nuk do të zbatohen dhe ekzekutohen në territorin e RS-së derisa Asambleja Parlamentare e Bosnje dhe Hercegovinës të miratojë Ligjin për Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti i entitetit të RS, Millorad Dodik, i cili ka kritikuar prej kohësh Gjykatën Kushtetuese se ka gjyqtarë të huaj, nisi votimin pasi gjykata vendosi javën e kaluar të ndryshojë rregullat në mënyrë që të mund të zhvillonte seanca dhe të merrte vendime pa gjyqtarë serbë.

Asambleja e RS më parë miratoi gjithashtu ndryshime ligjore që nënkuptojnë se vendimet e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje e Hercegovinë nuk do të publikohen më në gazetën zyrtare, gjë që është një kusht në RS që një ligj të hyjë në fuqi ose një vendim të bëhet e vlefshme.

Marrëveshja e Paqes e Dejtonit, e nënshkruar zyrtarisht më 14 dhjetor 1995, i dha fund luftës në Bosnje dhe Hercegovinë. Aneksi 10 i asaj marrëveshjeje i cakton përfaqësuesit të lartë, pra OHR-së, “detyrën e monitorimit të zbatimit të marrëveshjes”. Schmidt tha se ligji për përfaqësuesin e lartë nuk do të hyjë në fuqi dhe se të gjitha procedurat lidhur me këtë janë kryer.

“Vendosa gjithashtu që ligji i SKSP-së për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës në territorin e RS-së nuk do të hyjë në fuqi”, theksoi Schmidt dhe shtoi se ata që tentojnë të rrëzojnë rendin kushtetues duhet të ndiqen penalisht.

Ai gjithashtu theksoi se ligji për Gjykatën Kushtetuese të Bosnje dhe Hercegovinës mund të ndryshohet, por vetëm ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Bosnje dhe Hercegovinës.

“Ata do t’i bartin pasojat për veprimet e tyre – të gjitha opsionet janë në tavolinë. Shpresoj që aktorët politikë do të vijnë në vete dhe ata do të… Kam takuar shumë politikanë të përgjegjshëm që punojnë në mënyrë intensive për të siguruar që ky vend të arrijë një përparim, të ndërmarrë hapa konkretë”, tha Schmidt.

Ai shtoi se pasojat më të mëdha të sjelljes së papërgjegjshme të disa politikanëve i bartin qytetarët e Republikës Sërpska.

“Unë i respektoj ata, si të gjithë qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës dhe ata nuk duhet të kenë një jetë të dominuar nga idetë e individëve”, tha Schmidt./rel/ 

christian schmidt

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!