LIVE UPDATES
Bota

Përdorimi i drogave në rritje, mbi 30 mijë përdorues në Kosovë

Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kjo shifër ka qenë 43, ndërsa gjatë gjithë vitit 2021, trajtim kanë kërkuar 112 veta.

27 Maj 2022, 08:30 Nga DOSJA
Përdorimi i drogave në rritje, mbi 30 mijë përdorues në
Foto ilustruese

KOSOVË-Numri i përdoruesve të drogës në Kosovë është në trend të rritjes, ndërsa konsumues gjithnjë e më të shpeshtë po bëhen adoleshentët.

Samire Braina, udhëheqëse e Repartit të Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, thotë se në pesë muajt e deritashëm të këtij viti, trajtim atje kanë kërkuar 60 përdorues drogash.

Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kjo shifër ka qenë 43, ndërsa gjatë gjithë vitit 2021, trajtim kanë kërkuar 112 veta.

“Moshat [e përdoruesve] janë nga 18 vjeç e sipër, por kemi pasur raste edhe nën 18 vjeç, 15 apo 16 vjeç”, thotë Braina për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, trajtimi i pacientëve që kanë varësi nga substancat narkotike, është afatgjatë dhe i vështirë.

Në Kosovë, aktualisht, nuk ka ndonjë qendër rehabilituese afatgjate, që do të ishte nën ombrellën e institucioneve shëndetësore të shtetit.

Braina thotë se, në shumicën e rasteve, të varurit nga droga orientohen për rehabilitim afatgjatë në qendra jashtë Kosovës.

Adresë për ta nganjëherë është edhe Qendra Mediko-Psikoterapeutike Labirint - një organizatë jofitimprurëse me seli në Prishtinë.

Kjo qendër ofron programe ditore, nga mbështetja psiko-sociale deri te terapitë grupore.

Sipas të dhënave të saj, janë 5,000 - 6,000 përdorues të varur drogash në Kosovë, që kanë probleme me sjelljen dhe rrethin, ndërsa numri i përgjithshëm i përdoruesve kalon 30,000 për herë të parë.

Mosha mesatare e personave kur nisin të përdorin narkotikë, është rreth 16 vjeç, kurse llojet e drogave që konsumohen, variojnë nga marihuana deri te kokaina.

Udhëheqësit e Labirintit thonë se në qendrën e tyre, aktualisht, janë të regjistruar 2,672 persona, ndërsa në fund të vitit të kaluar kanë qenë 2,420.

Ata theksojnë se jo të gjithë personat që kërkojnë trajtim aty, pranojnë të regjistrohen.

“Për ne është shqetësuese rritja e shpejtë e përdorimit të kokainës në Kosovë”, thotë drejtori i Qendrës Labirinti, defektologu Safet Blakaj.

Sipas tij, faktorët që i shtyjnë të rinjtë të marrin drogë, janë: dëshira për t’i takuar grupit, kureshtja dhe qasja e lehtë në substanca të tilla.

B.S. ka nisur të drogohet 25 vjet më parë. Sot, në mesin e të 40-ave, ai thotë se është penduar dhe se ka nisur trajtimin për t’u shëruar nga varësia.

“Nuk e mbaj në mend se kush ma ka ofruar marihuanën për herë të parë. Por, sot më vjen keq për ditën kur e kam provuar. Sikur ta kisha kthyer atë ditë dhe të kisha thënë: jo, nuk e dua”, rrëfen B.S., emri i plotë i të cilit është i njohur për redaksinë e REL-it.

Ai është baba i dy fëmijëve, por thotë se është divorcuar nga bashkëshortja, rreth një vit më parë.

“Fëmijët e mi nuk e dinë [që unë marr drogë], jetojnë me bashkëshorten. Iu themi se babai nuk është mirë, por kur të shërohet, do të kthehet”, thotë ai.

B.S. thotë se ka qenë një periudhë disavjeçare, kur nuk ka përdorur drogë, por duke qenë i përballur me disa probleme, siç rrëfen ai, ka rinisur sërish të drogohet.

“Lotët po më dalin. Është problem të dalësh nga kjo [situatë]”, thotë B.S., duke iu bërë thirrje të rinjve që të rrinë larg këtyre substancave.

Mesazh të ngjashëm ka edhe O.K., 36 vjeç, përdorues i substancave narkotike tash e dhjetë vjet.

“Mos i prekni drogat! Asnjë lloj droge nuk është: ‘sot e merr dhe e lë’. Nëse e provon njëherë, prapë do ta marrësh”, thotë O.K.

Ai thotë se nuk e ka menduar kurrë se do të krijonte varësi nga droga dhe se përdorimin e saj e ka nisur nga kureshtja.

Problemet shëndetësore që i janë shfaqur, thotë se janë të shumta.

“Kam rënë në koma tri ditë. Nuk kam ditur asgjë. Jam dehidruar keq, kam rënë në 40 kilogramë. Tre muaj nuk e di çfarë ka ndodhur me mua... Harroj, kam imunitet të dobët, kam probleme me shikimin”, rrëfen O.K.

Përdoruesit e narkotikëve, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, thonë se qasja në substanca narkotike në Kosovë është shumë e lehtë - sipas tyre, vetëm duhet të kesh para.

Ata thonë se drogat blihen nëpër lagje dhe se njerëzit e shesin nga dora në dorë.

Me Kodin Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike; ata mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike, që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Safet Blakaj, nga Qendra Labirint, thotë se shteti duhet të marrë “masa urgjente”, që do të pengonin qasjen e lehtë të të rinjve në droga, por nuk specifikon çfarë masash.

Qeveria aktuale e Kosovës, e cila ka marrë detyrën në mars të vitit të kaluar, nuk ka në programin e saj qeverisës ndonjë pjesë që flet për luftimin e kësaj dukurie.

Psikologu Arian Musliu, njëherësh ligjërues në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë, thotë se për luftimin e dukurisë së të droguarit duhet një bashkëpunim mes prindërve, shkollave dhe autoriteteve kompetente - të arsimit dhe të sigurisë.

“Në njërën anë, kemi nivelin në rritje të substancave narkotike e, në anën tjetër, angazhimi jonë [i Kosovës] është minimal. Politika i vendos prioritetet, por prioritetet duhet të jenë e ardhmja”, thotë Musliu.

Nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë thonë për Radion Evropa e Lirë se, çdo vit, mbajnë aktivitete edukativo-shëndetësore për dukuritë si: varësia nga droga, duhani apo alkooli.

“Gjatë realizimit të aktiviteteve, shpërndahen materiale vetëdijesuese, si: fletëpalosje, broshura edhe materiale të tjera për edukim dhe promovim shëndetësor”, thuhet në deklaratën e MASHTI-t.

Aty, po ashtu, theksohet se çështja e drogave dhe substancave të tjera të dëmshme trajtohet edhe përmes disa lëndëve, të tilla si: Edukata qytetare, Biologjia, Kimia apo Edukata fizike.

Nga MASHTI thonë se te lënda e Edukatës fizike është shtuar komponenti i shëndetit, i cili trajton çështjen e drogave dhe të substancave të tjera të dëmshme nga niveli parashkollor deri në klasën e 12-të.

Këshilli i Prindërve të Kosovës kërkon patrullime policore pranë shkollave, duke thënë se siguria është e ulët.

“Në oborret e shkollave në Prishtinë janë gjetur narkotikë dhe po ashtu ka pasur shitblerje [të drogave]”, thotë kryetari i këtij këshilli, Jeton Demi.

Më 6 maj, Policia e Kosovës ka raportuar për arrestimin e një personi në afërsi të një shkolle në Prishtinë. Sipas njoftimit, atij i janë gjetur “armë, mjete të rrezikshme dhe drogë e llojit marihuanë”.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar nga Policia e Kosovës më shumë informacione për sigurinë në shkolla dhe, në veçanti, për dukurinë e substancave narkotike, por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka marrë përgjigje.

Në njoftimet e përditshme që Policia e Kosovës u dërgon mediave, gati çdo ditë raportohen raste të “blerjes, posedimit, shitjes dhe shpërndarjes së paautorizuar të substancave narkotike”.

Këtë javë, policia ka raportuar se pas një operacioni në disa lokacione në Ferizaj, ka sekuestruar 70 kg substanca të dyshuara narkotike të llojit Captagon (heroinë) dhe disa pajisje për përpunimin e tyre. Sipas policisë, në këtë aksion janë arrestuar dhjetë persona.

Po këtë javë, Policia e Kosovës ka raportuar edhe për shkatërrimin e një laboratori të drogës në veri të Kosovës. Sipas autoriteteve të rendit, atje është gjetur laborator për kultivimin e marihuanës me mbi 10,000 fije bimë, të gatshme për t’u shitur ilegalisht në treg.

Marrë nga REL. 

Sondazh

Poll

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta