6 Shkurt 2024, 10:38
Nga N.F
Matteo Salvini
ITALI- Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini ka dalë me një propozim për 7 të rinjtë egjiptianë të cilët përdhunuan në grup një 13-vjeçare. Sipas Salvinit e vetmja kurë është që ata t’i nënshtrohen kastrimit kimik.
“Një bandë prej shtatë egjiptianësh përdhunoi vajzën dhe ka vetëm një kurë: kastrimi kimik,” u shpreh ai.
Vajza e mitur u përdhunua më 30 janar rreth orës 19:30 në parkun Villa Bellini në Catania të Siçilisë. Ajo kishte dalë për shëtitje me të dashurin e saj, i cili është 17 vjeç. Vajza dhe i dashuri i saj u tërhoqën zvarrë nga një grup të rinjsh në një tualet publik, ku dy prej tyre përdhunuan vajzën në grup ndërsa të tjerët mbanin të dashurin.
Nga 7 të arrestuarit tre prej tyre janë të mitur dhe akuzohen se kanë hyrë në Itali në mënyrë të paligjshme. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e cila shprehu zemërimin e saj për aktin e rëndë. Duke i përcjellë ngushëllimet viktimës dhe familjes së saj, ajo u zotua se drejtësia do të vendoset.
Salvini njoftoi se partia e tij Lega do të ofronte së shpejti një propozim për kastrimin kimik. Eurodeputetja e partisë, Annalisa Tardino, shtoi se kastrimi kimik është i nevojshëm për përdhunuesit dhe pedofilët. Ajo gjithashtu kërkoi që të dyshuarit të kthehen në Egjipt.
matteo salvini perdhun itali kastrim kimik
Bota
6 Shkurt 2024, 10:29
M.B
Anija britanike HMS Diamond në Detin e Kuq. Fotografi nga arkivi.
LINDJE E MESEME- Një anije në Detin e Kuq u sulmua të martën nga...
Bota
6 Shkurt 2024, 10:20
M.B
Josep Borrell
KIEV- Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, ka mbërritur në Kiev ditën e sotme, siç raportojnë mediat Uk...
Bota
6 Shkurt 2024, 10:04
M.B
Mbreti Charles dhe Rishi Sunak
BRITANI-Kryeministri britanik Rishi Sunak ka reaguar në lidhje me diagnostifikimin e mbretit Charles me kancer. Sunak t...
Bota
6 Shkurt 2024, 09:45
M.B
Milojko Spajiç dhe Emanuel Macron
MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, ka zhvilluar takim me Presidentin ...
Bota
6 Shkurt 2024, 09:43
N.F
Foto ilustruese
SERBI- Shoqëruar nga akuza të opozitës dhe kritika ndërkombëtare për manipulimin e zgjedhjeve në Beograd...
Bota
6 Shkurt 2024, 09:36
M.B
Kryeministri i Britanisë Rishi Sunak dhe Sekretari i Shtetit për Irlandën e Veriut Chris Heaton-Harris takohen me ministren e parë të...
Bota
6 Shkurt 2024, 09:20
M.B
Foto ilustruese
STRASBURG- Komisioni Evropian është gati të rekomandojë të martën, për vendet e BE-së, reduktimin e...
Bota
6 Shkurt 2024, 09:12
M.B
Ushtarët izraelitë në Han Junis, në jug të Rripit të Gazës. 29 janar 2024.
LINDJE E MESME- Forcat izraelite kanë vr...
Bota
6 Shkurt 2024, 09:05
M.B
Slobodan Milosheviç dhe nipi
SERBIA- Kuvendi i Serbisë sot do të mbajë seancë konstituive dhe pika e parë e rendit të ...
Bota
6 Shkurt 2024, 09:02
N.F
Yandex
RUSI- Grupi Yandex, kompania ruso-holandeze, e cila është themeluar në Moskë, por e ka selinë në Amsterdam, ka arritur...