LIVE UPDATES
Bota

Sulmohet një anije britanike në Detin e Kuq

Sulmi ndodhi në perëndim të portit të Hodeidës dhe predha shkaktoi "dëmtim të lehtë" në dritaret e anijes në urë, thanë Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar.

6 Shkurt 2024, 10:29 Nga M.B
Sulmohet një anije britanike në Detin e Kuq
Anija britanike HMS Diamond në Detin e Kuq. Fotografi nga arkivi.

LINDJE E MESEME- Një anije në Detin e Kuq u sulmua të martën nga një dron që dyshohet të jetë i grupit rebel jemenas, Huthi, thanë autoritetet. Sulmi ndodhi në perëndim të portit të Hodeidës dhe predha shkaktoi "dëmtim të lehtë" në dritaret e anijes në urë, thanë Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar. Një anije e vogël kishte qenë pranë anijes përpara sulmit, sipas autoriteteve britanike. Firma e sigurimit të anijeve, Ambrey, e identifikoi atë si një anije mallrash me flamurin e Barbadosit, në pronësi të Mbretërisë së Bashkuar.

"Askush nuk u lëndua në bordin e anijes, e cila pësoi vetëm 'dëmtime të vogla'", thuhet në njoftimin e kompanisë Ambrey.

Më vonë, një zëdhënës ushtarak i rebelëve Huthi , grup i mbështetur nga Irani, Yahya Saree, tha në një deklaratë se forcat rebele sulmuan dy anije të veçanta në Detin e Kuq, një amerikane dhe një britanike. Ai nuk dha asnjë provë për ta mbështetur këtë. Një nga anijet që Huthët pretenduan se e kishin sulmuar përputhej me detajet e dhëna nga Ambrey. Të dhënat e gjurmimit treguan se ajo ishte në Detin e Kuq. Pronari i anijes, tha për Associated Press se, askush nuk u lëndua nga sulmi dhe se anija po vazhdonte për në Singapor. Huthët filluan të shënjestrojnë anijet në Detit të Kuq në nëntor të vitit të kaluar, duke thënë se ata po goditnin anijet e lidhura me Izraelin dhe sipas tyre, këtë po e bëjnë në mbështetje të palestinezëve në Gazë.

Lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka filluar më 7 tetor 2023 pas sulmit të Hamasit në jug të Izraelit. Por, grupi rebel, Huthi, shpesh ka shënjestruar anije me lidhje të dobëta ose aspak të qarta me Izraelin, duke vënë në rrezik transportin në një rrugë kyçe për tregtinë midis Azisë, Lindjes së Mesme dhe Evropës.Në javët e fundit, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, të mbështetur edhe nga aleatë të tjerë, kanë kryer sulme ajrore kundër grupit rebel, Huthi duke e përmbushur zotimin se do t’i vazhdojnë veprimet ushtarake ndaj grupeve të cilat i kanë sulmuar interesat e Perëndimit në rajon./ REL

deti i kuq sulm anije

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet