LIVE UPDATES
Bota

Për paga dhe kushte më të mira pune, aktorët e Hollivudit nisin grevën historike

Rreth 160.000 performues pritet të bëhen pjesë e grevës gjatë ditës. Kjo grevë bën që shumica dërrmuese e prodhimeve filmike dhe televizive në SHBA do të ndalen.

14 Korrik 2023, 11:43 Nga a.l
Për paga dhe kushte më të mira pune, aktorët e Hollivudit
Foto ilustruese

Aktorët e Hollivudit kanë njoftuar mbrëmjen e 13 korrikut se do t’i bashkohen një greve të skenaristëve, duke nisur atë që paraqet mbylljen më të madhe në industrinë e filmit që më shumë se 60 vjet. Shoqëria e Aktorëve të Ekranit (SAG) po kërkon nga gjigantët e transmetimit që ata të pajtohen për një ndarje më të drejtë të fitimeve dhe për kushte më të mira pune.

Rreth 160.000 performues pritet të bëhen pjesë e grevës gjatë ditës. Kjo grevë bën që shumica dërrmuese e prodhimeve filmike dhe televizive në SHBA do të ndalen.

Yjet Cillian Murphy, Matt Damon dhe Emily Blunt lanë në gjysmë premierën e filmit të shumëpritur të regjisorit Christopher Nolan, “Openheimer”, në Londër mbrëmjen e 13 korrikut, pasi u shpall greva.

Greva e SAG fillon në mesnatë sipas kohës lokale të Los Anxhelosit, që në Kosovë i bie në orën 9 të mëngjesit. Protesta do të fillojë në mëngjes jashtë selisë qendrore të Netflixit në Kaliforni, përpara se të kalojë para selive të Paramount, Warner Bros dhe Disney.

Sindikata – e cila zyrtarisht njihet si Shoqata e Aktorëve të Ekranit dhe Federata Amerikane e Artistëve të Televizionit dhe Radios, apo SAG-AFTRA – gjithashtu kërkon garanci që inteligjenca artificiale (AI) nuk do të përdoret për të zëvendësuar aktorët.

Grupi që përfaqëson studiot, Aleanca e Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit, ose AMPTP, e kritikoi vendimin.

Në reagimin e AMPTP-së thuhet se “greva sigurisht që nuk është rezultati që ne shpresonim pasi studiot nuk mund të funksionojnë pa interpretuesit që sjellin në jetë shfaqjet dhe filmat tanë televizivë”.

“Sindikata ka zgjedhur për fat të keq një rrugë që do të çojë në vështirësi financiare për mijëra njerëz të panumërt që varen nga industria”, thuhet tutje në këtë reagim.

Për t’i adresuar shqetësimet lidhur me përdorimin e AI, AMPTP-ja tha se kishte rënë dakord për një “propozim novator” që do të mbronte aktorët dhe do të kërkonte pëlqimin e tyre kur kopjet digjitale përdoren në shfaqje ose bëhen ndryshime.

Por, drejtori ekzekutiv kombëtar i SAG dhe kryenegociatori, Duncan Crabtree-Ireland, tha se oferta ishte e papranueshme.

“Nëse mendoni se është një propozim novator, ju sugjeroj të mendoni përsëri”, tha ai.

Një tjetër kërkesë e SAG-së për gjigantët e transmetimit është që aktorët të marrin paga bazë dhe bonuse më të mëdha për ritransmetimin e filmave dhe shfaqjeve ku ata kanë luajtur. Greva përfshin dhjetëra mijëra aktorë që marrin shumë më pak para sesa kolegët e tyre më të famshëm.

Grevës do t’i shtohet një liste projektesh që tashmë janë mbyllur ose kanë ngecur për shkak të grevës së mëparshme të skenaristëve. Për filmat në prodhim, kjo do të thotë se një pjesë e madhe e punës do të bëhet e pamundur. Edhe në rastet kur xhirimet tashmë kanë përfunduar, aktorët nuk do të jenë të qasshëm për rixhirime dhe pjesë të tjera thelbësorë të procesit të krijimit të filmave.

Shumë shfaqje televizive që janë ende duke u filmuar do të duhet gjithashtu të ndalin punën pasi aktorët bëhen të paqasshëm, megjithëse në disa raste mund të lidhen marrëveshje midis interpretuesve dhe producentëve për ta lejuar vazhdimin e punës.

Yjet më të mëdhenj të Hollivudit nuk do të marrin pjesë në ngjarjet për të promovimin e filmave të rinj. Eventet e mëdha për ndarjen e çmimeve për industrinë e filmit, si Emmys dhe Comic-con, mund të shtyhen apo të kufizohen.

Ngjarjet ndërkombëtare, të tilla si festivalet e filmit në Toronto dhe Venecia, do të vazhdojnë, megjithëse aktorët e SAG nuk do të mund të marrin pjesë siç kanë bërë në vitet e kaluara.

Në orët e para pas njoftimit, disa aktorë të lidhur me SAG shkuan në Instagram për të shprehur mbështetjen e tyre për grevën, si ylli i Better Call Saul, Bob Odenkirk, Cynthia Nixon e Sex and the City dhe veterani i Hollivudit, Jamie Lee Curtis./REL

aktoret e hollivudit

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari