LIVE UPDATES
Bota

PE kërkon kushte shtesë për përdorimin e mjeteve nga plani i BE-së për Ballkanin

Për t’u zyrtarizuar ky plan është i domosdoshëm pajtimi ndërinstitucional në Bashkim Evropian (BE), që kërkon edhe miratimin nga Parlamenti Evropian.

13 Shkurt 2024, 15:49 Nga M.B
PE kërkon kushte shtesë për përdorimin e mjeteve nga plani i
Parlamenti Evropian, Strasburg, Francë. Fotografi nga arkivi.

STRASBURG- Parlamenti Evropian (PE) e ka nisur të martën procedurën e miratimit të propozimit të Komisionit Evropian (KE) për planin e rritjes dhe reformave për Ballkanin Perëndimor, i cili ofron një shumë të përgjithshme prej 6 miliardë eurosh ndihmë shtesë financiare. Për t’u zyrtarizuar ky plan është i domosdoshëm pajtimi ndërinstitucional në Bashkim Evropian (BE), që kërkon edhe miratimin nga Parlamenti Evropian. Parlamenti është nën presion për ta aprovuar sa më shpejt këtë vendim për shkak se në prill do ta mbajë seancën e fundit plenare me këtë përbërje, para zgjedhjeve të reja të PE-së në qershor. Të martën u paraqit edhe propozim rezoluta legjislative për rregulloren për themelimin e planit për reforma dhe rritje ekonomike. Për këtë u debatua të njëjtën ditë gjatë një takimi të përbashkët të komisioneve të PE-së për Politikë të Jashtme dhe për Buxhet. Parlamenti Evropian, krahas kushtëzimeve që i ka propozuar më herët edhe Komisioni, ka kërkuar edhe masa shtesë, me të cilat do të kushtëzohej përdorimi i mjeteve financiare nga ky plan, në mënyrë që të sigurohet më mirë mbrojtja e interesave të Bashkimit Evropian.

Ndër kushtet kryesore për përdorimin e këtyre mjeteve janë sundimi i ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut dhe respektimi i vlerave themelore e demokratike. Parlamenti Evropian ka kërkuar që, mes tjerash, përdorimi i mjeteve të kushtëzohet edhe me mbështetjen e qëndrimeve të BE-së në Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë.

“Një parakusht tjetër do të jetë përshtatja me politikën e përbashkët të jashtme dhe sigurisë të Unionit, përfshirë miratimin e masave kufizuese ndaj Rusisë, sikur edhe me kërkesat e BE-së për viza për vendet e treta”, thuhet në amendamentin që ka propozuar Parlamenti Evropian si kusht shtesë për përdorimin e këtyre mjeteve.

Ky propozim ndryshim mund të ketë efekt kryesisht në rastin e Serbisë, pasi ajo është vendi i vetëm i rajonit të Ballkanit Perëndimor, i cili nuk i ka mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. Por, për t’u përfshirë kjo në kushtëzime duhet të pranohet edhe nga Këshilli i BE-së, ku vendosin vendet anëtare të bllokut. Kosovës dhe Serbisë do t’u kërkohet specifikisht të angazhohen në mënyrë konstruktive për normalizimin e marrëdhënieve.

“Parakusht do të jetë që Serbia dhe Kosova të angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre me qëllim të zbatimit të plotë të obligimeve përkatëse që dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit për zbatimin, si dhe të gjitha marrëveshjeve nga e kaluara në dialog dhe të angazhohen në negociata për marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në propozimin e rregullores.

Parlamenti Evropian ka propozuar që këtu të shtohet edhe një sqarim që kërkohet “rezultat i qartë i matshëm dhe rezultate konkrete”.

Sipas këtij plani, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka në dispozicion 6 miliardë euro shtesë për rritje ekonomike dhe reforma të BE-së. Këto mjete do të kenë një kushtëzim të shtuar dhe do të përdoren vetëm nëse respektohen ato. Nga kjo shumë, 2 miliardë do të jenë në formën e granteve pa kthim për përfituesit, ndërsa 4 miliardë do të jenë kredi të favorshme për të cilat do të garantonte BE-ja. Sipas propozimit të Komisionit Evropian, gjysma e mjeteve nga plani për rritje në rajonin e Ballkanit Perëndimor do të shkojnë në kuadër të kornizës për investime, sepse mjetet ekzistuese që janë në dispozicion nuk konsiderohen të mjaftueshme për të tërhequr investime të duhura. Pjesa tjetër do të shkojë direkt në buxhetin e vendeve për të financuar disa nga reformat e nevojshme. Komisioni Evropian beson se ky plan do ta ndryshojë shumë Ballkanin dhe do të jetë gjenerator për rritje të konsiderueshme ekonomike dhe me këtë do ta ndihmojë edhe progresin e këtyre vendeve drejt integrimit në BE. Parlamenti Evropian kërkon që të bëhet e qartë se instrumentet e para anëtarësimit (IPA) të mbeten mjetet kryesore për t’i ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor dhe së mjetet nga plani për reforma dhe rritje ekonomike të jenë vetëm shtesë e jo zëvendësim i këtyre instrumenteve./ REL

be pe ballkani perendimor

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj