LIVE UPDATES
Bota

Pas telefonatës me presidentin Trump, sauditët 600 miliardë dollarë investime në SHBA

Në njoftim nuk shtjellohet se ku do të bëheshin investimet. Shtetet e Bashkuara janë shkëputur gjithnjë e më shumë gjatë viteve të fundit nga mbështetja tek eksportet saudite të naftës, që shërbente si themeli i marrëdhënieve për dekada të tëra.

23 Janar 2025, 18:47 Nga N.F
Pas telefonatës me presidentin Trump, sauditët 600 miliardë
Presidenti Trump takohet me Princin bin Salman

SHBA- Princi i Kurorës i Arabisë Saudite tha të enjten se Mbretëria Saudite dëshiron të investojë 600 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara gjatë katër viteve të ardhshme. Komenti u bë pak pasi Presidenti Donald Trump i përmendi si parakusht investimet, nëse do të bëhej vizita e tij e parë jashtë vendit në Arabinë Saudite.

Vizita e tij në vitin 2017 në Arabinë Saudite i dha fund traditës së udhëtimit të parë të një presidenti të ri amerikan drejt Britanisë. Vizita nxjerr në pah edhe lidhjet e ngushta të administratës së tij me sundimtarët e vendeve të pasura të Gjirit Persik, ndërkohë që kompania e tij e pronave të patundshme është angazhuar për disa projekte në rajon.

Komentet e Princit të kurorës Mohammed bin Salman, të raportuara të enjten nga Agjencia Saudite e Shtypit, u bënë gjatë një telefonate me Presidentin Trump. Kjo ishte edhe telefonata e parë që Presidenti Trump pati me një udhëheqës të huaj, pas inaugurimit të tij të hënën.

“Princi i kurorës konfirmoi synimin e mbretërisë për të zgjeruar investimet dhe tregtinë me Shtetet e Bashkuara gjatë katër viteve të ardhshme, me një shumë prej 600 miliardë dollarësh dhe ndoshta edhe më tej”, thuhet në njoftim.

Në njoftim nuk shtjellohet se ku do të bëheshin investimet. Shtetet e Bashkuara janë shkëputur gjithnjë e më shumë gjatë viteve të fundit nga mbështetja tek eksportet saudite të naftës, që shërbente si themeli i marrëdhënieve për dekada të tëra. Investimet nga fondi sovran saudit kanë marrë aksione të rëndësishme në bizneset amerikane dhe ndërkohë po shqyrtohet mundësia e investimeve tek sportet.

Arabia Saudite varet kryesisht tek armatimet dhe sistemet mbrojtëse të prodhimit amerikan, sektor ku mendohet të bëhen edhe investimet e ardhshme.

Shtëpia e Bardhë bëri të enjten një deklaratë ku konfirmohet telefonata, dhe thuhet se dy udhëheqësit "diskutuan përpjekjet për të sjellë stabilitet në Lindjen e Mesme, për të forcuar sigurinë rajonale dhe për të luftuar terrorizmin".

“Gjithashtu, ata diskutuan ambiciet ekonomike ndërkombëtare të mbretërisë së Arabisë Saudite gjatë katër viteve të ardhshme, si dhe tregtinë dhe mundësitë e tjera për të rritur begatinë e ndërsjellë të Shteteve të Bashkuara dhe mbretërisë së Arabisë Saudite”, thuhet në deklaratë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Princi i Kurorës, sundimtari de fakto i mbretërisë së pasur me naftë, foli të enjten edhe me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.

Të hënën pas inaugurimit të tij, Presidenti Trump foli për mundësinë e udhëtimit sërish drejt Arabisë Saudite, si vizitën e tij të parë jashtë vendit, siç veproi në vitin 2017.

"Udhëtimi i parë jashtë vendit zakonisht ka qenë në Britaninë e Madhe, por... unë e bëra atë me Arabinë Saudite herën e fundit, sepse ata ranë dakord të shpenzonin 450 miliardë dollarë për të blerë prodhimet tona", u tha Presidenti Trump gazetarëve në Zyrën Ovale. "Nëse Arabia Saudite do të donte të blinte 450 miliardë dollarë ose 500 miliardë dollarë të tjerë – le ta rrisim pak për shkak të gjithë këtij inflacioni - mendoj se ndoshta do të shkoja".

Në lidhje me një udhëtim të mundshëm në Arabinë Saudite, sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt u tha gazetarëve të enjten se: "Nuk jam në dijeni të ndonjë plani, në këtë kohë". Pas vizitës së Presidentit Trump në vitin 2017 në mbretërinë saudite, filloi një bojkot njëvjeçar ndaj Katarit nga katër vende arabe, përfshirë nga vetë Arabia Saudite.

Presidenti Trump mbajti marrëdhënie të ngushta me Arabinë Saudite, edhe pasi Princi Mohammed u përfshi në vitin 2018 në vrasjen dhe copëtimin e trupit të bashkëpunëtorit të gazetës Washington Post, Jamal Khashoggi, në Stamboll. Mbretëria gjithashtu ishte angazhuar prej vitesh në bisedime me administratën e ish-Presidentit Biden për një marrëveshje më të gjerë për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Izraelin, në këmbim të garancive amerikane për mbrojtjen dhe formave të tjera të mbështetjes.

Premtimi prej 600 miliardë dollarësh, shifër që ia kalon produktit të brendshëm bruto të shumë vendeve, vjen ndërsa Mbretëria Saudite përballet me problemet e saj buxhetore. Çmimet globale të naftës mbeten të ulta, vite pas pikës kulmore të pandemisë së koronavirusit, duke ndikuar tek të ardhurat e mbretërisë.

Ndërkohë, Princi Mohammed gjithashtu dëshiron ta vazhdojë projektin e tij prej 500 miliardë dollarësh për ndërtimin e qytetit të ri NEOM, në shkretëtirën perëndimore të Arabisë Saudite, pranë Detit të Kuq. Mbretëria saudite duhet gjithashtu të ndërtojë stadiume dhe infrastrukturë të re, me vlerë dhjetëra miliarda dollarë, përpara se të organizojë Kupën e Botës FIFA 2034./VOA

trump shba

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më