LIVE UPDATES
Bota

Pas pezullimit të eksportit të armëve, një avion mallrash nga Izraeli u ul dhe u largua nga Beogradi

Nuk dihet se çfarë ka transportuar. Avioni ka ateruar në Beograd vetëm disa orë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se shteti kishte pezulluar eksportin e armëve, duke përmendur posaçërisht Izraelin.

24 Qershor 2025, 21:08 Nga N.F
Pas pezullimit të eksportit të armëve, një avion mallrash
Fluturimi i një avioni mallrash nga Beogradi drejt Bereshevës

BEOGRAD- Gjatë kohës së konflikteve të armatosura në Lindjen e Mesme, kur kompanitë ajrore ndërkombëtare po pezullojnë fluturimet drejt Izraelit, një avion mallrash ka ateruar në Beograd nga Tel Avivi.

Avioni ka zbritur në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit më 23 qershor, në orët e vona të mbrëmjes. Ai e ka lënë Serbinë të nesërmen, më 24 qershor, duke fluturuar drejt një aeroporti ushtarak izraelit pranë qytetit Beresheva, në jug të vendit.

Nuk dihet se çfarë ka transportuar. Avioni ka ateruar në Beograd vetëm disa orë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se shteti kishte pezulluar eksportin e armëve, duke përmendur posaçërisht Izraelin.

Avioni, që fluturoi nga Tel Avivi në Beograd, dhe më pas përfundoi në një bazë ajrore izraelite, është i specializuar për transportim të ngarkesave të rrezikshme, përfshirë armët. Autoritetet përkatëse në Serbi nuk kanë dhënë asnjë sqarim për këtë fluturim.

Ministritë përkatëse – e Mbrojtjes, e Punëve të Jashtme dhe ajo e Tregtisë – nuk i janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë deri në momentin e publikimit të këtij teksti.

As kompania ajrore izraelite Challenge Airlines, pronare e avionit për mallra, nuk u është përgjigjur pyetjeve të REL-it. Presidenti Vuçiç ka refuzuar t’iu përgjigjet gazetarëve për fluturimet e regjistruara më 23 dhe 24 qershor.

“Nuk më shkon ndërmend të them se çfarë ka fluturuar dhe çfarë ka ateruar”, deklaroi ai.

Ky është rasti i tetë brenda tetë muajve të fundit që i njëjti avion transportues udhëton në linjën Izrael–Serbi–Izrael, sipas të dhënave nga faqja e specializuar për ndjekjen e trafikut ajror Flight Radar, të analizuara nga REL.

Destinacioni i këtij avioni nga Beogradi ka qenë gjithmonë i njëjtë – ai ka ateruar në bazën ajrore ushtarake Nevatim, pranë Bereshevës.

Kjo bazë ajrore ka qenë disa herë objekt i sulmeve nga kundërshtarët e Izraelit që nga fillimi i konfliktit në Lindjen e Mesme. Të dhëna të sakta mbi sasinë dhe llojin e armatimit apo pajisjeve ushtarake që Serbia ka eksportuar në Izrael, apo në vende të tjera nuk janë të disponueshme publikisht.

Lejet për eksportin e armëve jepen nga Ministria për Tregti të Brendshme dhe të Jashtme. Megjithatë, kjo ministri prej vitesh nuk ka publikuar në faqen e saj raportet vjetore mbi lejet e dhëna për eksport të armatimit.

Aeroporti i Beogradit pa përgjigje për detajet e fluturimit

Në përgjigjen e dhënë për Radion Evropa e Lirë, autoritetet e aeroportit të Beogradit nuk kanë treguar se çfarë ka transportuar avioni në fluturimin Tel Aviv–Beograd–Bereshevë. Kompania Belgrade Airport, që menaxhon aeroportin “Nikola Tesla”, tha për REL-in se shërbimet e saj ishin “të njoftuara me kohë” për uljen dhe ngritjen e avionit, “sipas orarit të paraparë”.

Sipas tyre, detyra e kompanisë është të “sigurojë shfrytëzimin e infrastrukturës së aeroportit për të gjitha palët e interesuara, në kushte të barabarta”, në përputhje me rregulloret vendore dhe ndërkombëtare për transportin e udhëtarëve dhe mallrave.

Megjithatë, nuk dhanë sqarime mbi qëllimin e këtij fluturimi.

“Të gjitha informacionet shtesë mund t’i kërkoni nga kompanitë që kanë angazhuar linjën ajrore për nevojat e tyre, si dhe nga institucionet përkatëse që lëshojnë leje për kryerjen e fluturimeve të rregullta ose të linjave të përkohshme”, thuhet në përgjigje.

Nuk dihet se cila kompani e ka angazhuar operatorin privat izraelit për këtë fluturim, ndërsa ministritë përkatëse nuk janë përgjigjur në pyetjet e REL-it.

Nga rritja e eksporteve të municionit drejt Izraelit, te deklarata se “tani nuk eksportojmë asgjë”

Vetëm disa ditë para se Izraeli të sulmonte Iranin, më 13 qershor, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, foli për “lidhje të thelluara mbrojtëse” ndërmjet Serbisë dhe Izraelit. Në një intervistë për Jerusalem Post, më 6 qershor, Vuçiç theksoi se Serbia është i vetmi vend në Evropë që bashkëpunon me Izraelin në fushën e municionit ushtarak.

Ai deklaroi, gjithashtu, se dërgesat e armatimit janë përshpejtuar që nga tetori i vitit 2023 – periudhë kur Izraeli u sulmua nga Hamasi, organizatë palestineze që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë si terroriste.

Pas sulmit të Hamasit, Izraeli nisi një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës, e cila shkaktoi mijëra viktima palestineze, shkatërrim të qyteteve dhe një krizë humanitare të thellë. Kombet e Bashkuara e akuzuan Izraelin për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe për krime lufte.

Edhe para se autoritetet në Beograd të pranonin publikisht përshpejtimin e dërgesave ushtarake drejt Izraelit, ekipe ndërkombëtare të gazetarëve hulumtues kishin publikuar se eksportet e armëve nga Serbia drejt Izraelit janë rritur 30 herë që nga tetori i vitit 2023.

Pas kësaj, Vuçiç u përball me kritika nga një pjesë e opozitës dhe publikut në Serbi, me vlerësime se ai ishte rreshtuar hapur me Qeverinë izraelite dhe se armët serbe po përdoreshin për të vrarë civilë palestinezë.

Dhjetë ditë pas sulmit izraelit mbi Iranin, gazetarët e pyetën sërish presidentin Vuçiç nëse Serbia ka zgjedhur anë në këtë konflikt duke eksportuar armë në Izrael. Më 23 qershor, Vuçiç u përgjigj: “Tani nuk eksportojmë asgjë”.

Ai shtoi se “është një gjë” që Serbia, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, pranoi të eksportojë municion në atë shtet.

“Por, situata sot është ndryshe. Ne tani kemi ndalur gjithçka dhe jemi duke i dërguar furnizimet për ushtrinë tonë”, theksoi ai. Vuçiç përmbylli deklaratën duke thënë se si Izraeli, ashtu edhe Irani, janë “miq të Serbisë”.

"S’më shkon ndër mend të them çfarë ka fluturuar"

Pas deklaratës së presidentit Aleksandar Vuçiç, të njëjtën ditë u publikua edhe një komunikatë nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, ku njoftohej se eksporti i armatimit dhe pajisjeve ushtarake pezullohej, në përputhje me udhëzimet e presidentit.

Por, vetëm një orë e gjysmë pas kësaj komunikate, në aeroportin e Beogradit ateroi një avion transportues izraelit, i cili një ditë më pas u kthye në Izrael. Nëse ky avion u kthye me armatim serb, apo cila ishte dërgesa – autoritetet përkatëse dhe aeroporti i Beogradit nuk kanë dhënë përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Më 24 qershor, Vuçiç deklaroi se Serbia “importon shumë gjëra” nga Izraeli, por nuk deshi të saktësonte për çfarë bëhej fjalë.

“Ka gjëra për të cilat shpresoj të arrijnë në vendin tonë, por nuk më shkon ndër mend të them çfarë ka fluturuar dhe çfarë ka ateruar”, shtoi ai.

Çfarë dihet për avionin që fluturoi në linjën Izrael–Serbi–Izrael?

Sipas të dhënave nga faqja Flight Radar, më 23 qershor, rreth orës 21:30, në Beograd ka ateruar një avion mallrash i tipit Boeing 747–412F, që kishte nisur fluturimin nga Tel Avivi.

Avioni me shenjën e regjistrimit 4X‑ICK është në pronësi të kompanisë private izraelite Challenge Airlines, e specializuar për transport ajror ndërkombëtar të ngarkesave. Në Beograd, avioni qëndroi për një natë.

Më 24 qershor, pak para mesditës, u nis nga aeroporti i Beogradit drejt qytetit Bereshevë në Izrael. Flight Radar tregon edhe historikun e fluturimeve të këtij avioni. Në tetë muajt e fundit, ky avion ka fluturuar tetë herë drejt Beogradit – më 30 tetor dhe 16 dhjetor 2024, pastaj më 22 dhe 23 janar 2025, si dhe tre herë gjatë majit dhe një herë në qershor.

Destinacioni final në Izrael, në të gjitha rastet, ka qenë një bazë ajrore afër Bereshevës. Përveç Beogradit, ky avion mallrash ka fluturuar muajt e fundit edhe drejt qyteteve të ndryshme evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas të dhënave të Flight Radar, avioni ka ateruar disa herë në bazën ushtarake amerikane në Dover, prej nga më pas është nisur drejt bazave ushtarake izraelite.

Shtetet e Bashkuara janë eksportueset më të madha të armatimit për Izraelin, me dërgesa që arrijnë vlera prej miliarda dollarësh. Dy të tretat e importit të armëve nga Izraeli vijnë pikërisht nga SHBA.

Çfarë dihet për kompaninë që është pronare e avionit?

Kompania ajrore izraelite Challenge Airlines e përshkruan veten si e specializuar për transportin e “ngarkesave jashtë standardit dhe komplekse”. Sipas faqes së saj zyrtare, ajo zotëron tre avionë të markës Boeing, të dedikuar për transportin ajror të mallrave (kargo).

Këta avionë janë të pajisur me dyer anësore për ngarkesë (Side Cargo Door), gjë që – siç thekson kompania – u mundëson të transportojnë edhe ngarkesa të rrezikshme. Gjithashtu, kompania thotë se ka ekipe dhe infrastrukturë të specializuar për “trajtim të dërgesave shumë të ndjeshme”.

Challenge Airlines ofron fluturime të rregullta ndërmjet Tel Avivit dhe vendeve evropiane, si edhe me Shtetet e Bashkuara, përmes aeroportit të Liezhit në Belgjikë. Kompania zotëron një sërë licencash sigurie për transport ajror të ngarkesave, të lëshuara nga Bashkimi Evropian, SHBA-ja, Kina dhe vende të tjera.

Në nëntor të vitit 2024, mediat belge raportuan se Challenge Airlines kishte paraqitur ankesa ndaj rregulloreve federale dhe rajonale të Belgjikës që kufizojnë transportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake drejt Izraelit.

Sipas raportimeve të mediave belge, kompania e ka mohuar se transporton armatim, duke pretenduar se dërgon ndihma humanitare në Izrael – si automjete emergjente dhe ushqime. Disa vende evropiane kanë pezulluar eksportin e armëve drejt Izraelit ose kanë ngrirë lejet për eksport.

Në fund të majit 2025, Spanja bëri thirrje për vendosjen e një embargoje në nivel të Bashkimit Evropian, me argumentin se dhuna në Gazë po përshkallëzohej.

Megjithatë, një embargo e tillë nuk është vendosur ende, pasi kërkon një vendim unanim të shteteve anëtare të BE-së. Disa shtete evropiane mbështesin Izraelin, dhe pas Shteteve të Bashkuara, Gjermania dhe Italia renditen në vendin e dytë dhe të tretë për nga vëllimi i eksportit të armëve në Izrael.

Konflikti i ri në Lindjen e Mesme

Një përplasje e re në Lindjen e Mesme shpërtheu më 13 qershor, kur Izraeli nisi një sulm ndaj Iranit, duke goditur disa lokacione, përfshirë një objekt bërthamor dhe zona të banuara në Teheran. Si pasojë, u vranë disa komandantë të lartë të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), shkencëtarë bërthamorë dhe civilë.

Irani u kundërpërgjigj duke lëshuar dronë dhe raketa balistike ndaj qendrave ushtarake dhe bazave ajrore në Izrael. Më 22 qershor, në konflikt u përfshinë edhe Shtetet e Bashkuara. Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se bombarduesit amerikanë kishin sulmuar tre objekte bërthamore iraniane.

Një ditë më vonë, Irani njoftoi se, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve amerikane, kishte lëshuar raketa ndaj një baze ushtarake amerikane në Katar. Më 24 qershor, Irani dhe Izraeli thanë se kishin rënë dakord për një armëpushim, por shumë shpejt Izraeli raportoi se Irani kishte goditur sërish territorin e tij me raketa – gjë që Teherani e mohoi./ REL

serbi izrael

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin