LIVE UPDATES
Bota

Pas ngjarjeve në Veri, Vjosa Osmani në BBC: Jetojmë pranë një fqinji që e kontrollon Rusia

Këtyre pyetjeve iu përgjigj Osmani, e cila tha se Kosova s’është asnjëherë ajo rrit tensionet, por se kjo bëhet nga Serbia e mbështetur nga Rusia. Megjithatë, presidentja u zotua se një qëllim i tillë serb s’do të lejohet në Kosovë.

2 Gusht 2022, 13:48 Nga d.a.
Pas ngjarjeve në Veri, Vjosa Osmani në BBC: Jetojmë pranë
Osmani

KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani mbrëmë ka folur për BBC Newsnight rreth situatës së tensionuar në veri të vendit, ngjarje që tërhoqi vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare që ngritën pyetje për përshkallëzim të mundshëm të dhunës.

Këtyre pyetjeve iu përgjigj Osmani, e cila tha se Kosova s’është asnjëherë ajo rrit tensionet, por se kjo bëhet nga Serbia e mbështetur nga Rusia. Megjithatë, presidentja u zotua se një qëllim i tillë serb s’do të lejohet në Kosovë.

A mundet Kosova të bëhet një viktimë e luftës në Ukrainë, pyeti moderatorja e BBC.

Pra, Serbia dhe Rusia janë të interesuara për të rikthyer tensionet në rajonin tonë. Në nuk do ta lejojmë këtë. Së pari, ne nuk do të biem pre e këtyre provokimeve. Së dyti, ne kurrë nuk do t’i nxisim këto provokime. Dhe së treti, ne do të punojmë së bashku me partnerët tonë që të sigurohemi se një skenar i tillë të mos ndodhë në Kosovë”, u përgjigj Osmani.

Për publikun ndërkombëtar, Presidentja Osmani foli edhe për situatën aktuale.

“Tensionet po përshkallëzohen. Megjithatë, ka pasë përgatitje nga Serbia, e ndihmuar dhe nxitur nga Rusia për një kohë të gjatë, për të tentuar përshkallëzimin e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe në Kosovë në veçanti. Në dekadën e fundit që Vuçiq ka drejtuar Serbinë, por veçanërisht në muajt e fundit ku ata vazhduan t’i mbështesin strukturat ilegale në veri të Kosovës të cilat përbëhen nga bandat kriminale. Nëpërmjet tyre dhe duke i manipuluar, ata janë duke mbajtur pakicën serbe që jeton në Kosovë peng të politikave të gabuara” .

Osmani tha se nuk është gjuha e udhëheqësve kosovarë në drejtim të atyre serbë që po sjell tensione, por veprimet e tyre.

“Kosova kurrë s’ka kontribuar dhe nuk do të kontribuojë në përshkallëzim apo dhunë. Por, ne duhet të kuptojmë se jetojmë afër një fqinji që kontrollohet plotësisht nga Rusia. Ata po luftojnë mënyrën tonë demokratike të jetës, kjo është një luftë kundër vlerave në të cilat jetojmë çdo ditë dhe të cilat qëndrojnë në themelet e shtetit tonë të pavarur. Nuk janë akuzat tona që po përshkallëzojnë tensionet. Janë veprimet e tyre që po përshkallëzojnë situatën dhe po krijojnë tensione. Pra, praktikisht, nëse themi të vërtetën për synimet e Rusisë dhe Serbisë, kjo nuk do të ndikojë negativisht”.

Presidentja e Kosovës tha se akomodimi i regjimeve si të Rusisë dhe Serbisë nuk është rruga e duhur, derisa mesazhi saj për presidentin rus Putin ishte se ai do të dështojë në Ukrainë dhe do të dështojë absolutisht në Ballkan në përpjekjet për destabilizim.

Po ashtu, Osmani në BBC tha se institucionet e Kosovës po punojnë që edhe qytetarët serbë të ndihen të barabartë dhe të integruar në shoqëri dhe institucione. /Express/

vjosa osmani tensionet kosove serbi

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari