LIVE UPDATES
Bota

Pas sulmit kibernetik nga Irani, Shqipëria ka gati planin për sigurinë e informacionit

Sfidat e sigurisë kibernetike në Shqipëri bashkuan në një konferencë ekspertë dhe zyrtarë vendas e ndërkombëtarë.

8 Shkurt 2023, 08:55 Nga k.m.
Pas sulmit kibernetik nga Irani, Shqipëria ka gati planin për
Foto ilustruese

Në Tiranë, autoritetet publikuan sot planin strategjik për sigurinë e informacionit, gjashtë muaj pas sulmit kibernetik të ardhur prej Iranit, ndaj strukturave dhe shërbimeve elektronike të Shqipërisë. Ky sulm e ngriti sigurinë kibernetike të Shqipërisë në një çështje kryesore, ku po përqëndrohen shumë investime për të shmangur rreziqet, që vijnë nga kjo fushë.

Sulmi kibernetik nga Irani verën e kaluar u cilësua nga ekspertët shqiptarë dhe ndërkombëtarë si një goditje e organizuar dhe e pashembullt për nga përmasat dhe fuqia e e veprimit. Sot në Ditën Ndërkombëtare të Internetit të Sigurtë, Shqipëria paraqiti planin strategjik për sigurinë e informacionit, përmes të cilit garantohet një ekosistem të sigurtë kibernetik. Sfidat e sigurisë kibernetike në Shqipëri bashkuan në një konferencë ekspertë dhe zyrtarë vendas e ndërkombëtarë.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, thotë se ende Shqipëria gjendet nën sulme dhe kërcënime të organizuara iraniane, të cilat po vazhdojnë prej disa muajsh, ndonëse autorët nuk ia arritën qëllimit të tyre shkatërrimtar.

“Masat e shtuara janë të domosdoshme dhe duhen ndërmarrë në të gjithë drejtimet e sigurisë kibernetike. sulmet agresive ndaj shërbimeve online mbi infrastrukturat kritike në Shqipëri përbëjnë një kërcënim real, i cili ka nisur prej muajsh dhe vazhdon edhe tani. Qeveria shqiptare e ka kthyer tashmë sigurinë kibernetike në një nga çështjet më të rëndësishme dhe e ka vendosur në një focus kryesor”, thotë Balluku.

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, theksoi se qeveria amerikane i ka dhënë Shqipërisë deri tani 50 milionë dollarë në përpjekjet për të rritur sigurinë kibernetike pas sulmeve keqdashëse nga Irani.

“SHBA dënoi sulmet e Iranit, shprehu mbështetjen e plotë dhe është gati të bëjë gjithçka për të mbështetur Shqipërinë, ndërkohë që kërcënimet dhe sulmet kibernetike do të vazhdojnë. Financimet e deritanishme janë vetëm fillimi, ndërsa bashkëpunimi po vazhdon krah për krah”, theksoi ambasadorja Kim.

Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin në fillim të shtatorit, pasi e akuzoi për autorësinë e sulmit masiv kibernetik të 15 korrikut, që nxori shërbimet qeveritare qeveritare online jashtë funksionit. Shqipëria ka marrë mbështetje të shpejtë nga vende anëtare të NATO-s, nga BE, OSBE dhe nga Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe. Por ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, theksoi se ndihma e afërt prej SHBA-ve ishte e menjëhershme dhe e ardhmja e bashkëpunimit në këtë fushë u diskutua edhe në dialogun strategjik mes dy vendeve, që u zhvillua në Uashington.

“Jemi shumë të inkurajuar që SHBA-të e kuptojnë nevojën për ta mbështetur Shqipërinë. Ato kanë treguar gjithë gatishmërinë për të na mbështetur, jo thjesht sepse Shqipëria është një aleat dhe partner i besueshëm, por edhe sepse kjo është një sfidë e përbashkët dhe një kërcënim për sigurinë e të gjithëve ne. Në muajt në vijim bashkëpunimi ynë me SHBA-të dhe me partnerë të tjerë do të shtohet, duke prodhuar rezultate konkrete dhe gjej të falenderoj publikisht me mirënjohje”, thotë zonja Xhaçka.

Plani strategjik i Shqipërisë për sigurinë e informacionit mbështetet nga një buxhet i përcaktuar enkas, që mbulon organizimin, menaxhimin e rrezikut, kapacitetet njerëzore, përmirsimi i ligjeve dhe ndërgjegjësimi i administratës publike dhe private mbi rreziqet kibernetike. Shqipëria ka ngritur njësinë ushtarake të sigurisë kibernetike dhe me një financim 24 milionë dollarë nga SHBA-të u mundësua ngritja e qendrës operacionale.

SHBA-të kanë nisur mbështetjen për sigurinë kibernetike të Shqipërisë qysh nga viti 2017, kur USAID-i ndihmoi në sigurinë e sektorit energjitik të saj. Kjo ndihmë zhvillohet jo vetëm në programe dhe pajisje, por edhe në përgatitje ekspertësh dhe laboratorësh. Shërbimet online janë të garantuara, por kjo është vetëm një pjesë e çështjes. Shqipëria e vlerëson sigurinë kibernetike si pjesë e sigurisë kombëtare, dhe po studion ngritjen e një qendre kombëtare për sigurinë kibernetike./VOA

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll
Bota 8 Shkurt 2023, 08:32 A.B

Cilat vende “spiunon” Kina me balona?

Balona Mbi cilat vende u shfaqën balonat kineze? Incidenti në SHBA me balonën kineze nuk është një rast i izoluar. Balonat k...

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime