Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë bisedës me Elon Musk Trump tha se në tetor do të kthehet në Butler, Pensilvani, ku u plagos në një sulm në korrik gjatë atentatit nga Thomas Matthew Crooks.
SHBA- Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan në zgjedhjet e 5 nëntorit, Donald Trump u intervistua në rrjetin social X nga Elon Musk, pronar i faqes së medias sociale që dikur quhej Twitter, themelues i SpaceX dhe bashkëthemelues i Tesla. Gjatë bisedës me Elon Musk Trump tha se në tetor do të kthehet në Butler, Pensilvani, ku u plagos në një sulm në korrik gjatë atentatit nga Thomas Matthew Crooks. Atentatori 20-vjeçar u ekzekutua nga snajperistët e shërbimit sekret disa sekonda pas shtënave të tij.
“Meqë ra fjala, ne do të kthehemi te Butler në tetor. Tashmë kemi organizuar gjithçka dhe njerëzit në Butler janë fantastikë. Është një zonë vërtetë e bukur. Ata janë njerëz besnikë, si në rastin e Corey i cili mbeti i vrarë ndërsa u plagosën dy familjarë të tij. Kam pasur rastin t’i njoh pak dhe janë fantastikë. Ne do të kthehemi atje”, deklaroi Trump.
Pyetja e parë e Musk ishte pikërisht për atentatin ndaj tij, për të cilën Trump tha se e kuptoi menjëherë se ishte një plumb dhe ishte goditur në vesh. Këndi i kokës së tij nënkuptonte se i godiste vetëm veshin, përndryshe do të kishte qenë më keq. Pas asaj ngjarje, Trump thotë se ka reflektuar dhe është bërë më shumë besimtar.
“Për ata njerëz që nuk besojnë në Zot, mendoj se ne të gjithë duhet të fillojmë të mendojmë për këtë. Unë jam një besimtar tani. Unë jam më shumë besimtar në Zot, kështu mendoj. Nuk e dija se kisha aq shumë gjak”, tha Trump.
Trump zbuloi se snajperi i Shërbimit Sekret nuk ishte në dijeni të situatës në atë kohë dhe deklaroi se duhet t’i heq kapelen, duke iu referuar reagimit të shpejtë.
“Nuk mund të falsifikosh trimërinë në rrethana të tilla, guximi është instinktiv, ose nuk është”, u shpreh ish-presidenti.
Pasi ishte qëlluar Trump u rrëzua dhe u ngrit nga agjentët disa çaste më pas. Trump kujtoi grushtin ngritur dhe drejtuar turmës duke shtuar se donte t’iu tregonte gjendjen e tij mbështetësve republikanë në mitingun e Butler, duke thënë “Doja të ngrihesha dhe t’i bëja të kuptonin se isha mirë dhe ata u çmendën brohoritën të gjithë”.
fotot ilustruese MAQEDONI E VERUT- Një aksident tragjika ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku si pasojë ka humbur jetën një ...
yahya sinwar IRAN- Yahya Sinwar, që dyshohet se është arkitekti i sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit ndaj Izraelit, lideri i ri i Ha...
foto nga magazina e titanikut SHBA- Një çantë dore në modë me lëkurë aligatori dhe shishe të vogla parfumi që...
zjarri KOSOVË- Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmë pas mesnate në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar t&...
GREQI- Zjarri i vazhdueshëm në Atikë ka shkaktuar shkatërrime masive, duke shkrumbuar mbi 100,000 hektarë, me të paktën 100...
foto ilustruese RUSI- Ukraina ka kryer sulme të reja me dronë në rajonin kufitar rus të Kurskut më 13 gusht, një ditë pa...
foto ilustruese BRITANI- Disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar (MB) janë përfshirë në trazira që kur ...
godina e biznesit GREQI- Pas shkatërrimit të shtëpive, bizneseve dhe pronave, fatkeqësisht zjarret që kanë rën...
zjarret GREQI- Numri i shteteve që i përgjigjen kërkesës greke nëpërmjet Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile (UCPM) ...
agustin palokaj Edhe ata që nuk e duan aq shumë BE-në e pranojnë se ajo ka dy arritje të mëdha. E para është liria ...