11 Gusht 2022, 14:15
Nga d.a.
Letoni
LETONI- Ligjvënësit në Letoni e kanë cilësuar Rusinë si shtet sponsorizues i terrorizmit, duke përmendur si arsye pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës, aktivitetet e saj ushtarake në Siri dhe disa raste të helmimit të kritikëve të Kremlinit.
Parlamenti letonez miratoi rezolutën për Rusinë më 11 gusht. Për rezolutën votuan 67 deputetë, ndërkaq 16 abstenuan. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, shkroi në Telegram se rezoluta e Letonisë ishte “ksenofobe”.
Përmes rezolutës, ligjvënësit dënojnë “dhunën e Rusisë kundër civilëve në përpjekjet e shtetit për të përfituar politikisht” dhe dënojnë përdorimin e municioneve të ndaluara “për të mbjellë frikë dhe për të vrarë civilët pa dallim”.
Parlamenti i Letonisë, përmes rezolutës, u bëri thirrje edhe shteteve të tjera që t’i bashkohen në këtë vendim.
Po ashtu iu bë thirrje edhe Bashkimit Evropian që të ndalojë lëshimin e vizave për shtetasit e Rusisë dhe Bjellorusisë, duke theksuar se pushtimi rus i Ukrainës po kryhet “me mbështetjen dhe përfshirjen e regjimit bjellorus”.
Qëkur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt, Ukraina ka thënë se Moska po përdor territorin bjellorus për të kryer sulme ajrore ndaj territorit ukrainas./REL/
maria zakharova parlamenti letonez
Bota
11 Gusht 2022, 14:00
d.a.
Ukraine
UKRAINË- Zyrtarët ukrainas thonë se 9 avionë luftarakë rusë u shkatërruan nga shpërthimi masiv në baz&...
Bota
11 Gusht 2022, 13:45
d.a.
Pasaporte
BE-së i është kërkuar të vendosë një ndalim udhëtimi për turistët rusë me disa shtete an&e...
Bota
11 Gusht 2022, 13:15
d.a.
pamje nga vendngjarja
MAQEDONIA E VERIUT- Një përleshje masive ndërmjet tetë personave ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Go...
Bota
11 Gusht 2022, 13:15
d.a.
Vendi i shperthimit
BJELLORUSI- Disa shpërthime janë raportuar në një zonë në Bjellorusi që gjendet pranë një ...
Bota
11 Gusht 2022, 13:00
d.a.
ZJARR NE FRANCE
FRANCË- Zjarret shpërthyen të mërkurën në rajonin Gironde të Francës jugperëndimore, duke shkr...
Bota
11 Gusht 2022, 12:35
d.a.
grate afgane
AFGANISTAN- Autoritetet talbiane në Afganistan kanë vendosur kufizime të ashpra mbi të drejtat e njeriut dhe të drejt...
Bota
11 Gusht 2022, 12:19
d.a.
Aine Davis
BRITANI- Një burrë që supozohet të jetë anëtar i një celule terroriste të IS-it me nofkën The Beatl...
Bota
11 Gusht 2022, 12:20
d.a.
UASHINGTON - Zyrtarët federalë po thonë pak deri më tani për kontrollin e FBI-së të së hënës në shtë...
Bota
11 Gusht 2022, 12:15
d.a.
treni
GREQI- Tre persona humbën jetën tragjikisht nga një tren që po kalonte në Drama mëngjesin e së enjtes. B...
Bota
11 Gusht 2022, 11:59
d.a
Borut Pahor
SLLOVENI- Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, vlerëson se nëse lufta Rusi-Ukrainë vazhdon të zgjasë, tensionet ...