Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mocioni i mosbesimit u ngrit nga partitë opozitare mbi “dështimin në politikën financiare dhe ekonomike të kabinetit aktual”.
BULLGARI- Vetëm gjashtë muaj pas marrjes së detyrës, qeveria e koalicionit bullgar e kryesuar nga Kirill Petkov përballet të mërkurën, më 22 qershor me një mocion mosbesimi, duke shkaktuar paqëndrueshmëri të re politike në shtetin anëtar më të varfër të BE-së. Mocioni i mosbesimit u ngrit nga partitë opozitare mbi “dështimin në politikën financiare dhe ekonomike të kabinetit aktual”.
Mbështetje për mocionin e mosbesimit deri më tani kanë shprehur edhe partitë e tjera opozitare – partia e turqve etnikë dhe myslimanëve të tjerë në Bullgari Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe partia nacionaliste “Vëzrazhdane”, si dhe partia e Sllavi Trifonovit “Ka një popull të tillë” (ITN), e cila u shkëput nga koalicioni në pushtet.
Votimi pritet pas orës 19:00 me orën lokale. Mocioni ka nevojë për 121 vota për të kaluar në parlament. Aktualisht, koalicioni qeverisës ka mbështetjen e vetëm 109-të deputetëve nga 240-të ligjvënës në parlament.
Gjashtë deputetë nga grupimi ITN pritet gjithashtu të mbështesin qeverinë, por shpresa e vetme e saj për të mbajtur pushtetin varet nga mundësia që më shumë deputetë të ITN-së të votojnë kundër rrëzimit të qeverisë në minutën e fundit.
Nëse mocioni do të ketë sukses, ai do të jetë votimi i parë i mosbesimit në historinë demokratike të Bullgarisë dhe pothuajse me siguri do të çojë në zgjedhje të reja në vendin me 6.5 milionë banorë.
Qeveria e Petkovit erdhi në pushtet me zotimin për të luftuar me vendosmëri korrupsionin, për të hequr nga detyra prokurorin e Përgjithshëm, Ivan Geshev dhe kreun e Komisionit Anti-korrupsion, Sotir Tsatsarov. Po ashtu u zotua se do të forcojë fuqitë e komisionit. Dorëheqja e Tsatsarovit erdhi e para.
Më 9 qershor, një projektligj për të zgjeruar fuqitë e Komisionit Anti-korrupsion u dorëzua në Parlament. Deputetët e partisë 'Ka një popull të tillë' kishin kritika të ashpra dhe akuzuan Petkovin se po tenton që ta instalojë “Geshevin e tij”. Ligjvënësit nga partia Ne vazhdojmë ndryshimin, me gjasë e panë këtë si sulm politik nga ish-partnerët e koalicionit dhe i akuzuan ata se po e sabotonin këtë përpjekje.
Ndërkohë, komisioni i politikës së jashtme i parlamentit të Bullgarisë, sot do të shqyrtojë edhe propozimin francez për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Maqedoninë e Veriut.
Në bazë të vlerësimeve do të njoftohet nëse Sofja do ta heqë veton e saj ose jo, gjë e cila ka bllokuar dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Të martën më 21 qershor, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, paralajmëroi lajme pozitive për negociatat.
Marrë nga REL
Avioni i rrëzuar SHBA- Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet nga aksidenti ajror që ndodhi këtë mëngjes në...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, dje gjatë një deklarate i ka bërë thirrje përsëri B...
Charles Michel TIRANË- President i Këshillit Evropian, Charles Michel ka marrë një letër nga demokratët evropianë t&eum...
Nëna godet adoleshenten PERU- Një video e kapur jashtë një klubi nate është bërë virale orët e fundit në...
Vladimir Putin RUSI-Presidenti rus, Vladimir Putin, ka përkujtuar ditën kur forcat e Gjermanisë naziste të Hitlerit pushtuan Bashkim...
Whatsapp SHBA- WhatsApp ka qenë aplikacioni më i preferuar i të gjitha kohërave. Me përmirësimin e vazhdueshëm t&eu...
Shkolla fillore Robb në Teksas SHBA- Shkolla fillore 'Robb' në Teksas, ku u vranë me armë zjarri 19 nxënës dhe dy mësues...
Kuvendi i Kosoves KOSOVË- Ditën e sotme do të mbahen dy seanca plenare në Kuvendin e Kosovës. Seanca e parë do të filloj...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti Vladimir Putin ka kërcënuar Mbretërinë e Bashkuar se do të vendosë raketën e ...
GJERMANI- Lufta në Ukrainë i ka rritur ndjeshëm kostot e jetesës në Gjermani. Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner i p&eum...