LIVE UPDATES
Bota

Paqartësi për investimet nga diaspora në Kosovë

Pasi investoi rreth pesë milionë euro në kompaninë me vetura elektrike të llojit Tesla – ku thotë se janë të punësuar rreth 150 punëtorë me pagë mesatare prej 800 eurosh në muaj – ai planifikoi ta zgjerojë biznesin e tij edhe në Ferizaj.

14 Gusht 2024, 16:36 Nga N.F
Paqartësi për investimet nga diaspora në Kosovë
Foto ilustruese

KOSOVË- Pas 35 vjetëve në Zvicër, Zekrija Ramushi vendosi të kthehej në Kosovë për më shumë sesa vetëm një pushim disaditor. Në vitin 2021, ai investoi në hapjen e një kompanie të taksive në Prishtinë dhe thotë se as që e kishte paramenduar se me çfarë lloj barrierash mund të përballej në biznesin e tij.

Pasi investoi rreth pesë milionë euro në kompaninë me vetura elektrike të llojit Tesla – ku thotë se janë të punësuar rreth 150 punëtorë me pagë mesatare prej 800 eurosh në muaj – ai planifikoi ta zgjerojë biznesin e tij edhe në Ferizaj.

Por, tash e dy vjet ai thotë se nuk ka arritur ta finalizojë këtë plan, me gjithë takimet me zyrtarë komunalë për mundësi të investimit.

Në maj të këtij viti – pasi thotë se investoi mbi 1.5 milion euro për 12 vetura elektrike dhe punësimin e 40 punëtorëve – ai kërkoi të pajiset me leje për ta nisur punën edhe në Ferizaj.

“Për të marrë leje të punës, duhet të presësh me muaj. Duhet me të njohur. Ky është korrupsion pasiv. Kjo është dekurajuese, unë e kam vullnetin, e kam dëshirën [të investoj në Kosovë]. Por, dikur lodhem. Nuk është mirë gjithmonë të ketë barriera”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Në komunën e Ferizajt janë në dijeni lidhur me rastin e Ramushit. Në një deklaratë për REL-in, nga kjo komunë thonë se i kanë pezulluar të gjitha kërkesat për leje të funksionimit si taksi.

“Komuna është në fazën përfundimtare të fizibilitetit dhe modalitetit të taksive pasi që ka numër të madh të tyre. Gjithashtu, jemi në përfundim të procedurave të transportit publik urban, i cili është duke u bërë për herë të parë në komunën e Ferizajt”, thonë nga Komuna e Ferizajt.

Ramushi shprehet i zhgënjyer për barrierat që ka pasur deri më tani në investimet në Kosovë. Por, një tjetër biznesmen, i cili vendosi ta lërë Zvicrën për të investuar në Kosovë, Nazmi Mehmetaj, thotë se ka pasur përvojë më pozitive.

Pasi jetoi në Zvicër që nga viti 1992, Mehmetaj u kthye në Pejë në vitin 2015 për ta themeluar kompaninë GreenHouse, që merret me përpunimin e drurit për shtëpi të parafabrikuara. Tani ai po planifikon ta zgjerojë biznesin e tij dhe e cilëson Kosovën si vend të mirë për investime.

“Unë nuk kam pasur probleme. Ia vlen të investohet [në Kosovë]. E ftoj diasporën të hapë biznese sepse është lehtë të operohet dhe ia vlen meqë ka përfitime materiale”, thotë Mehmetaj për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, Mehmetaj shton se përvoja e tij mund të mos jetë e njëjtë si e bizneseve të tjera ku qytetarë nga diaspora kanë investuar.

“Po flas për rastin tonë. Ne eksportojmë, për të tjerët nuk e di. Kompania jonë prodhon dhe eksporton. Nuk kemi shumë punë me institucionet tjera”, thotë ai.

Mehmetaj thotë se prodhimet i shet në shtete evropiane, si Gjermani, Francë, Zvicër, Holandë e Austri. Lirim Krasniqi, nga organizata Germin që merret me çështje të diasporës, beson se Kosova nuk është vend shumë tërheqës për investime nga diaspora.

“Legjislacioni në Kosovë i trajton [investitorët nga diaspora] në mënyrë të barabartë dhe të njëjtë sikur çdo investitor tjetër të huaj. Pra, nuk ka një qasje preferenciale karshi investitorëve dhe komunitetit të biznesit të diasporës”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Më 16 korrik të këtij viti, Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore dhe Agjencinë e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), i bëri thirrje diasporës të investojë në Kosovë përmes projektit “Dritarja për Investime të Diasporës”.

Përmes këtij projekti, që do të zgjasë pesë vjet, mërgata do ta ketë më të lehtë aplikimin për kredi për investime në Kosovë. Ndërmarrjet e reja nga diaspora dhe ato që janë themeluar deri në tre vjet më parë mund të aplikojnë për kredi deri në tre milionë euro në bankat komerciale në Kosovë. Aplikimet janë të hapura nga 9 gusht i këtij viti deri më 31 korrik të vitit të ardhshëm.

Investitorët parashihet ta mbulojnë 20 për qind të investimit, kurse Fondi Kosovar për Garanci Kreditore do të ofrojë garanci deri në dy milionë euro, thuhet në faqen zyrtare të Ministrisë se Financave dhe Transfereve.

Për promovimin dhe mbështetjen e investimeve në Kosovë luajnë rol kyç Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve (KIESA). Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të KIESA-s, Zef Dedaj, thotë se ata nuk kanë të dhëna specifike për investimet nga diaspora.

Të dhënat që ata posedojnë, nga Banka Qendrore e Kosovës, tregojnë vetëm për sektorët në të cilat investohet dhe nga cili vend vjen investitori. Krasniqi nga organizata Germin këtë e quan absurde.

“Politikat dhe mekanizmat që janë ndërmarrë nga Qeveria nuk janë bazuar në evidencë dhe fakte. As nisma e fundit nuk është rezultat i një analize të të dhënave se sa janë investimet, përfitimet, cilët janë sektorët dhe preferencat e diasporës”, thekson ai.

Megjithatë, Krasniqi tregon se, në bazë të një hulumtimi të publikuar vitin e kaluar, 500 biznese nga diaspora janë shprehur të gatshme që në të ardhmen të investojnë në Kosovë. Ndër sfidat që ata kanë theksuar, është mungesa e informacionit për potencialin e investimeve në Kosovë.

Por, Dedaj thotë se KIESA ka realizuar forume në disa vende, si Gjermani, Belgjikë, Angli, Kanada, Austri, Luksemburg dhe Zvicër, me qëllim të informimit rreth mundësive, procedurave teknike, si dhe me legjislacionin në fuqi.

Në kuadër të këtyre forumeve, thekson ai, janë realizuar takime me bizneset e diasporës që kanë shprehur interesim për sektorin e përpunimit të metaleve, turizmit, teknologjisë së informacionit, energjisë së ripërtërishme etj.

Sipas të dhënave preliminare nga regjistrimi i sivjetmë i popullsisë në Kosovë, rreth 600 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë jashtë vendit. Numri i saktë pritet të bëhet publik nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në fund të këtij viti.

Diaspora e Kosovës luan rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit përmes remitencave, investimeve në patundshmëri dhe shpenzimeve që bën gjatë pushimeve në Kosovë. Nga muaji janar deri në qershor të këtij viti, remitencat e mërgimtarëve në Kosovë arritën vlerën mbi 632 milionë euro. Dërgesat financiare kaluan shifrën prej 1.3 miliard eurosh vitin e kaluar, kur i gjithë buxheti i Kosovës ishte 3.2 miliardë euro.

Vlera e investimeve të huaja në Kosovë, që përfshin edhe investimet e diasporës, në periudhën janar-maj të këtij viti ka arritur në 350 milionë euro, derisa vitin e kaluar kjo shifër ishte rreth 850 milionë euro. Pjesa më e madhe e investimeve janë nga Gjermania, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës./ REL

kosove diaspore investime

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet