LIVE UPDATES
Bota

Izraelitët të shqetësuar nga kërcënimet për sulme nga Irani dhe Hezbollahu

Qyteti verior izraelit Haifa është vetëm 32 kilometra larg kufirit me Libanin. Në qytetin port ka fabrika kimike që mund të vihen në shënjestër nga Hezbollahu. Pas 7 tetorit, kur Hamasi kreu një sulm terrorist në Izraelin jugor, duke nxitur fillimin e luftës në Gazë, qendra komanduese emergjente është vendosur nën tokë ndërsa Hezbollahu dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme ajrore përgjatë kufirit. Zyrtarët e qytetit thonë se Haifa është e përgatitur për një sulm.

14 Gusht 2024, 16:00 Nga N.F
Izraelitët të shqetësuar nga kërcënimet për sulme
Foto ilustruese

IZRAEL- Izraeli ka vazhduar ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës. Gjatë natës dhe të mërkurën, sipas të dhënave të Hamasit, sulmet izraelite vranë të paktën 17 persona. Ndërkaq, vazhdojnë shqetësimet për përshkallëzimin e situatës në gjithë Lindjen e Mesme. Pothuajse dy javë pas vrasjes së dy udhëheqësve të grupeve militante në rajon, pas së cilave duket se është Izraeli, banorët e shtetit hebre janë në ankth pas paralajmërimeve nga Irani për sulme hakmarrëse. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës nga Jeruzalemi, Linda Gradstein, si Hamasi ashtu dhe Hezbollahu kanë raketa me rreze veprimi që mund të arrijnë në pjesën më të madhe të territorit të Izraelit dhe të shkaktojnë dëme të mëdha.


Qyteti verior izraelit Haifa është vetëm 32 kilometra larg kufirit me Libanin. Në qytetin port ka fabrika kimike që mund të vihen në shënjestër nga Hezbollahu. Pas 7 tetorit, kur Hamasi kreu një sulm terrorist në Izraelin jugor, duke nxitur fillimin e luftës në Gazë, qendra komanduese emergjente është vendosur nën tokë ndërsa Hezbollahu dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme ajrore përgjatë kufirit. Zyrtarët e qytetit thonë se Haifa është e përgatitur për një sulm.

“Të gjitha strehimet tona hapen në mënyrë automatike në rast së bie alarmi. Këtë mund ta bëj edhe unë përmes telefonit tim. E shihni se si ndezët drita, kjo do të thotë se streha po hapet”, tregon Leonid Reznik, kreu i departamentit për gatishmërisë për emergjencat për qytetin e Haifas.

Hamasi dhe Hezbollahu janë zotuar se do të hakmerren për vrasjen e udhëheqësve të tyre. Zyrtarët e sigurisë së Izraelit thonë se Hezbollahu ka mbi 150 mijë raketa me rreze veprimi që mund të arrijë pjesën më të madhe të Izraelit.

“Hezbollahu me dronët e prodhuar nga Irani mund t’i shkaktojë dëm të madh infrastrukturës izraelite pasi koha për t’i vërejtur dronët dhe raketat nga Hezbollahu është shumë e shkurtër. Dronët dhe raketat nga Libani gjithashtu janë të vështira për tu vërejtur”, thotë për Zërin e Amerikës Avi Melamed, analist mbi zbulimin strategjik.

Ushtria izraelite thotë se ka zhvilluar teknologji të re për të paralajmëruar banorët për sulmet me raketa.

Subtitles Read: “Komanda ushtarake ka filluar dërgimin e paralajmërimeve përmes mesazheve telefonike. Si do të funksionojë kjo? Mesazhet do të dërgohen drejtpërdrejt në telefonat tuaj celularë krahas një paralajmërimi me zë nëse gjendeni në një zonë që është nën sulm”, thuhet në një nga njoftimet që dërgohen tani nga ushtria izraelite.

Në prill, Irani kreu një sulm me qindra raketa ndaj Izraelit, shumica e të cilave u goditën nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara ose Jordania. Analistët izraelitë presin që kësaj radhe sulmi të jetë më i madh.

“Dilema iraniane është që nga njëra anë të hakmerret ashtu siç janë zotuar, që ta bëjnë këtë në një mënyrë të tillë që të rikthejnë dinjitetin e tyre të cenuar nga sulmi izraelit në Teheran, por nga ana tjetër të mos e nxisin Izraelin të përgjigjet ashpër. Ata duan të shmangin këtë situatë, pra një përshkallëzim të madh me Izraelin”, thotë analisti Melamed.

Situata mund të ndikojë edhe tek vazhdimi i bisedimeve në mes të Izraelit dhe Hamasit për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve izraelite. Uashingtoni e ka paralajmëruar Iranin se hakmarrja ndaj Izraelit mund të dëmtojë këto negociata. Të dhënat e Hamasit, që nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura, thonë se deri më tani ofensiva ushtarake izraelite ka vrarë mbi 40 mijë njerëz.

Po sipas zyrtarëve, vetëm gjatë natës në mes të martës dhe të mërkurës sulmet izraelite vranë të paktën 17 njerëz. Sipas Izraelit, mijëra luftetarë të Hamasit janë të përfshirë në të dhënat e përgjithshme për viktima që jepen nga Hamasi./ VOA

izrael kercenime per sulme hezbollah

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet