Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Presidenti amerikan Biden deklaroi në një intervistë se pandemia Corona ka mbaruar. Por ende ka probleme me COVID-19. Qeveria dhe Kongresi kanë ndarë disa miliarda dollarë të tjerë për luftimin e pandemisë.
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkurara të Amerikës Joe Biden konstatoi: "Pandemia ka mbaruar. Ne ende kemi një problem me Coronën. Ne ende jemi duke punuar shumë në luftimin e këtij virusi, por pandemia ka mbaruar", deklaroir 79-vjeçari në një intervistë për emisionin "60 Minutes", të televizionit CBS.
"Askush nuk mban maska"
Intervista është regjistruar ditën e enjte, kur presidenti Biden vizitoi ndër tjerash edhe një autoshou në Detroit në Michigan. "Siç mund ta shihni, askush këtu nuk mban maskë. Të gjithë duket se janë në formë mjaft të mirë, kështu që mendoj se situata po ndryshon dhe mendoj se ky është një shembull i përsosur i asaj që po ndodh", theksoi presidenti amerikan, Biden.
Deklarata e presidentit Biden mund të shkaktojë trazira brenda vet administratës së tij. Vetëm pak javë më parë, qeveria amerikane i kërkoi Kongresit amerikan miliarda dollarë shtesë për të luftuar pandeminë, në mënyrë që të mund të vazhdojë të ofrojë teste dhe vaksinime, gjatë një vale të mundshme të Coronës në vjeshtë.
Megjithatë, kufizimet për shkak të virusit Corona në SHBA janë hequr në masë të madhe. Edhe lëvizjet dhe udhëtimet janë kthyer gati në nivelin e para pandemisë.
Vetë presidenti Biden ka rezultuar pozitiv ndaj virusit Corona në korrik të këtij viti dhe është trajtuar me ilaçin kundër COVID-it, Paxlovid. Në fund të gushtit, gruaja e tij Jill u infektua po ashtu me këtë virus dhe u trajtua me të njëjtin ilaç - Paxlovid.
Por sipas agjencisë amerikane të shëndetësisë CDC, pothuajse 400 njerëz vdesin çdo ditë në Shtetet e Bashkuara nga infeksioni me virusin Corona. Autoritetet amerikane kanë lejuar së fundmi përdorimin e dy vaksinave të përshtatura kundër variantit Omicron. Të dy preparatet janë të ashtuquajturat vaksina bivalente mRNA nga kompanitë BioNTech/Pfizer dhe Moderna.
Marrë nga DW
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa KOSOVË- Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish Isa Musta...
Pamje nga kortezhi mortor i Mbretëreshës Elisabeth BRITANI- Kortezhi mortor i Mbretëreshës Elisabeth II po afrohet drejt Kësh...
Giorgia Meloni ITALI- Në dimrin e vitit 2019, në klubet e natës në të gjithë Italinë dëgjohej një ‘remix...
Qytetarë të shumtë hedhin trëndafila drejt kortezhit mortor të Mbretëreshës Elisabeth II BRITANI- Miliona qytetar&e...
Princeshë Charlotte dhe Princi George BRITANI- Që në momentin që u konfirmua pjemarrja e tyre në ceremoninë e lamtumirës...
Imran Khan PAKISTAN- Një gjykatë pakistaneze ka urdhëruar hedhjen poshtë të akuzave për terrorizëm kundër ish-kryem...
Pamje ceremonia mortore e Mbretëreshës Elisabeth II BRITANI- Miliona njerëz "kanë pushtuar" rrugët e Londrës për t'i dh&...
Princeshat Beatrice dhe Eugenie BRITANI- Funerali i Mbretëreshës Elisabeth po ndiqet nga miliarda njerëz në botë dhe pritet t&eum...
Mbretëresha Elisabeth II BRITANI- Një portret i papublikuar më parë i Mbretëreshës Elizabeth II duke buzëqeshur u ...
Ismet Haxha KOSOVË- Njeriu i tretë që planifikohej të vritej sipas një plani që ekziston që në vitin 2021, is...