22 Dhjetor 2022, 18:51
Nga d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Tronditëse janë gjetjet e një hetimi tetë-mujor nga gazetarët e "New York Times" (NYT) bazuar në materialet video dhe fotografike që ata mblodhën që nga prilli i kaluar dhe që dëshmojnë për tmerret në Bucha, Ukrainë, si dhe për vrasësit përgjegjës për vdekjen e rreth 400 ukrainas.
Dokumentet e “NYT” tregojnë grupin sekret rus që qëndron pas masakrës në qytetin ukrainas. Pamjet që paraqesin kufomat e dhjetëra civilëve të shtrirë në rrugët e Buchas kishin provokuar zemërimin e komunitetit ndërkombëtar.
Në Rusi, megjithatë, zyrtarët patën një reagim krejtësisht të ndryshëm, duke thënë se ata nuk qëndrojnë pas masakrës në qytetin ukrainas. Presidenti rus Vladimir Putin e hodhi poshtë pamjen e tmerrshme si një "provokim" dhe pretendoi se ushtria ruse nuk kishte asnjë lidhje me të.
Megjithatë, një hetim tetë-mujor i New York Times arriti në përfundimin se autorët e masakrës përgjatë rrugës Yabluska ishin parashutistë rusë , anëtarë të Regjimentit 234, të udhëhequr nga Nënkoloneli Artyom Gorodilov. Provat tregojnë se vrasjet e dhjetëra civilëve ishin pjesë e një përpjekjeje të qëllimshme dhe sistematike të Moskës për të siguruar një rrugë drejt kryeqytetit, Kiev.
Ushtarët rusë morën në pyetje dhe ekzekutuan njerëz të paarmatosur, por gjithashtu vranë njerëz që po kalonin pa dashje rrugën. Qofshin fëmijët që largoheshin me familjet e tyre apo vendasit që shpresonin të gjenin sende ushqimore. Kishte edhe disa që thjesht po përpiqeshin të ktheheshin në shtëpi me biçikletat e tyre.
lufta ukraine-rusi artyom gorodilov masakra e buches
Bota
22 Dhjetor 2022, 18:38
k.m.
Mevlut Cavusoglu
Turqia tha se vlerëson hapat që deri më tani ka ndërmarrë Suedia për të marrë miratimin e Ankaras&...
Bota
22 Dhjetor 2022, 18:43
d.a.
Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia dëshiron t'i jepet fund luftës në Ukrainë dhe se të gjitha konfliktet e arm...
Bota
22 Dhjetor 2022, 18:34
d.a.
G7
GJERMANI- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock tha se Kombet e Grupit të Shtatë (G7) do të rrisin përpjekje...
Bota
22 Dhjetor 2022, 18:25
d.a.
Grupi Wagner
SHBA- Sipas SHBA, Wagner, grupi mercenar rus që i përgjigjet Vladimir Putinit, mori dorëzimin e një dërgese armë...
Bota
22 Dhjetor 2022, 18:16
d.a.
Sam Bankman-Fried
SHBA- Sam Bankman-Fried pritet të paraqitet në gjykatën federale të Nju Jorkut të enjten për t'u përba...
Bota
22 Dhjetor 2022, 18:05
d.a.
Foto ilustruese
SPANJË- Spanja ka miratuar një projekt-ligj për të drejtat e transgjinorëve që lejon këdo që ë...
Bota
22 Dhjetor 2022, 17:53
d.a.
Foto ilustruese
SHBA- COVID-19 dhe mbidozat e drogës çuan në një vit të dytë radhazi të përkeqësimit të...
Bota
22 Dhjetor 2022, 17:41
d.a.
Lufta ne Ukraine
SHBA- Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka tre modele të ndryshme për mënyrën se si mund të përfundoj&eum...
Bota
22 Dhjetor 2022, 17:11
d.a.
Policia e Kosoves
KOSOVË- Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar përsa i takon akuzave se gjatë protestës s&eum...
Bota
22 Dhjetor 2022, 17:00
d.a.
Pamje nga grabitja
ITALI- Një argjendar italian hapi zjarr ndaj një bande grabitësish duke lënë të vdekur dy prej tyre p...