LIVE UPDATES
Bota

PAMJE tronditëse nga përmbytjet në Teksas/ Numri i të vdekurve shkon në 59, rreth rezultojnë 30 fëmijë ende të zhdukur

Forca e ujit mori përpara shtëpi të tëra, ndërsa niveli i ujit në lumin Guadalupe u rrit me tetë metra brenda një ore. Qytetarët janë shprehurse mesazhi për evakuim mbërriti pas katastrofës.

6 Korrik 2025, 17:35 Nga r.ll
PAMJE tronditëse nga përmbytjet në Teksas/ Numri i të
pamje nga teksasi

TEKSAS- Numri i të vdekurve nga përmbytjet masive në Teksas, në jug të Shteteve të Bashkuara, është rritur në 59, sipas një raporti të ri nga autoritetet amerikane sot, ndërsa kërkimet vazhdojnë për të gjetur gati 30 fëmijë që ende rezultojnë të zhdukur.

Forca e ujit mori përpara shtëpi të tëra, ndërsa niveli i ujit në lumin Guadalupe u rrit me tetë metra brenda një ore. Qytetarët janë shprehurse mesazhi për evakuim mbërriti pas katastrofës. Ashpërsia me të cilën ndodhi gjithçka tregohet në videon e mëposhtme ku shihen qytetarët që vrapojnë për t'u larguar para se uji t'i mbulojë.


Përmbytjet u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm që pushtuan pjesë të Teksasit qendror të premten, Ditën e Pavarësisë për SHBA-në.

"Ne kemi identifikuar 43 vdekje në Qarkun Kerr", përfshirë 28 të rritur dhe 15 fëmijë, tha Sherifi i qarkut Larry Litha gjatë një konference për shtyp.

Litha shtoi se 27 fëmijë janë ende të zhdukur, nga rreth 750 që morën pjesë në një kamp veror të krishterë për vajza në brigjet e lumit Guadalupe. Pronari dhe drejtori i “Camp Mystic” është gjithashtu i vdekur, sipas faqes së internetit të qytetit të Kerrville, si dhe drejtori i një kampi tjetër aty pranë.

Katër persona vdiqën në Qarkun Travis për shkak të përmbytjeve, si dhe dy në Qarkun Burnett. Një person tjetër u vra në Qarkun Tom Green, thanë autoritetet lokale. Drejtori i Menaxhimit të Emergjencave në Teksas, Nim Kidd, tha se ekipet po kërkonin në lumin Guadalupe nga ajri, toka dhe uji për të mbijetuar ose të vdekur.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shtetin dhe kërkoi burime shtesë nga qeveria federale e SHBA-së. Në Kerrville dje, ujërat e lumit Guadalupe, i cili zakonisht është i qetë, po vërshonin me forcë, duke mbajtur pemë dhe mbeturina në rrugën e tyre.


Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem tha se Presidenti Donald Trump dëshiron të “modernizojë teknologjitë” e agjencive të parashikimit të motit dhe parandalimit të fatkeqësive, ndërsa administrata republikane përballet me kritika për shkurtimin e ndjeshëm të fondeve dhe shkurtimin e qindra vendeve të punës.

E pyetur në lidhje me ankesat e banorëve që thanë se nuk u ishin dhënë paralajmërime në kohë për përmbytje, Noem tha: “Do t’ia paraqes shqetësimet e tyre qeverisë federale”.

Në vendin e Kampit Mystic, uji ishte tërhequr kryesisht dje, duke zbuluar shkatërrimin e madh, me makina të përmbysura ose të rrëmbyera nga ujërat dhe disa të ngulitura në pemë. Zonat ku ishin vendosur vajzat janë shkatërruar, dyshemeja është e mbuluar me baltë dhe dritaret janë thyer nga forca e ujit.

PAMJE tronditëse nga përmbytjet në Teksas/ Numri i tëPAMJE tronditëse nga përmbytjet në Teksas/ Numri i tëPAMJE tronditëse nga përmbytjet në Teksas/ Numri i të


Rreth 500 anëtarë të ekipeve të kërkim shpëtimit, të ndihmuar nga 14 helikopterë, janë mobilizuar për të kërkuar të mbijetuar dhe viktima, ndërsa Garda Kombëtare dhe Roja Bregdetare e Teksasit kanë dërguar përforcime.

Sipas autoriteteve, lumi Guadalupe u rrit pothuajse 8 metra të premten në rreth 45 minuta, gjatë të cilave ranë "gati 300 milimetra shi në orë", një e treta e reshjeve mesatare vjetore në qark. Rreth 850 persona u evakuuan.

Përmbytjet e menjëhershme, të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që toka e tharë nga thatësira nuk mund t'i thithë, nuk janë të rralla. Megjithatë, sipas komunitetit shkencor, ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu i kanë bërë ngjarjet e motit, të tilla si përmbytjet, thatësirat dhe valët e nxehtësisë, më të shpeshta dhe intensive.

Në mesin e qershorit, 13 persona humbën jetën për shkak të përmbytjeve në San Antonio, pranë zonës që u godit të premten, për shkak të shirave të rrëmbyeshëm.

permbytje ne teksas


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet