LIVE UPDATES
Bota

Si po e riformëson lufta Ukrainë-Rusi sektorin e teknologjisë në Europën Lindore

Kombinimi i kërkesës së tregut dhe ndjenjës së kërcënimit po e nxit sektorin teknologjik në vendet baltike të drejtohet në industrinë e mbrojtjes.

6 Korrik 2025, 08:07 Nga N.F
Si po e riformëson lufta Ukrainë-Rusi sektorin e teknologjisë
Foto

UKRAINË- Startup-et në Shtetet Baltike po përshtatin produktet për konsum të popullatës, – nga skuterët te dronët- për mbrojtje dhe po mësojnë nga përvoja e Ukrainës. Në pamje të parë, skuteri Mosphera duket si një lodër. Por në fakt është një mjet i fuqishëm me bateri që përshkon 300 kilometra, arrin shpejtësinë 100 km/h dhe mund të ngjitet në pjerrësi 45 gradë.

Startup-i letonez Global Wolf Motors, themeluar në vitin 2020, e nisi këtë projekt për të përmbushur nevojat e fermerëve, minatorëve, punonjësve të shërbimeve apo forcave të rendit. Ndërsa mendonin se ndoshta edhe ushtria mund të ishte e interesuar, askush nuk e merrte seriozisht idenë e një skuteri ushtarak.

Kur bashkëthemeluesit Henrijs Bukavs dhe Klavs Asmanis u përpoqën ta prezantonin te Forcat e Armatosura të Letonisë, u përballën me skepticizëm dhe burokraci. Por me nisjen e pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, gjithçka ndryshoi.

Në ditët e para të luftës, çdo mjet ishte i mirëpritur. Përmes një gazetari që udhëtonte për në Ukrainë, Global Wolf dërgoi dy Mosphera në front. Brenda pak javësh, njësitë speciale ukrainase po i përdornin për misione zbulimi. Pamjet amatore nga fronti ishin më të fuqishme se çdo reklamë. Ushtria kërkoi 68 të tjera. Kryeministri letonez vizitoi fabrikën në prill 2024, ndërsa delegacione të mbrojtjes u bënë vizitorë të rregullt.

Nga një ide e çuditshme, Mosphera u kthye në simbol të një epoke të re: të civilëve që inovojnë për industrinë e mbrojtjes. Ukraina ka ndërtuar një kompleks të ri ushtarak duke përshtatur teknologji civile për përdorim në luftë. Dronë për përdorim personal janë kthyer në bombardues dhe spiunë ajrorë, inxhinierët e softuerëve në luftëtarë kibernetikë dhe kompanitë e Inteligjencës Artificiale në furnitorë informacioni për betejat.

Europa po e kupton se këto zgjidhje, më të lira, më të shpejta dhe më fleksibël, mund të jenë vendimtare në luftë. Kombinimi i kërkesës së tregut dhe ndjenjës së kërcënimit po e nxit sektorin teknologjik në vendet baltike të drejtohet në industrinë e mbrojtjes.

Dhe kjo mund të përshpejtohet nëse administrata Trump e zvogëlon rolin e SHBA-së në mbrojtjen e kontinentit. Ndërkohë, Bashkimi Europian, NATO dhe qeveritë kombëtare po investojnë miliarda euro në fonde, grante dhe inkubatorë për teknologji dual-use.

Por sipas ekspertëve, Europa mund të mos ketë mësuar ende plotësisht nga rezistenca e Ukrainës. Qasja e Ukrainës tregon se teknologjia e mbrojtjes nuk ka të bëjë vetëm me atë që ushtria blen, por me mënyrën si blen: duke bashkuar shtetin, shoqërinë dhe biznesin për të vepruar shpejt.

“Ukraina është vendi më i mirë sot në botë për të testuar teknologji mbrojtjeje”, – thotë Kaspars Pollaks nga kompania shtetërore LMT.

Në Letoni, Estonia dhe Lituani, kërcënimi rus ndihet çdo ditë. Ashtu si Ukraina, Letonia ndan kufijtë me Rusinë dhe Bjellorusinë, ka një pakicë rusishtfolëse si dhe histori pushtimi rus. Prej më shumë se një dekade është në shënjestër të sulmeve kibernetike, dezinformacioneve dhe përpjekjeve për destabilizim.

Pas pushtimit të Ukrainës, Letonia nisi një fushatë të gjerë për t’u përgatitur për luftë fizike. U shpërndanë mbi 300 milionë euro për fortifikime kufitare, u rikthye rekrutimi ushtarak i pjesshëm dhe u inspektuan bodrume nën tokë për t’u shndërruar në strehime.

Letonia nuk ka industri të madhe ushtarake. Por ajo mund të prodhojë dhe eksportojë sisteme armësh në shkallë të vogël, platforma softuerike, pajisje telekomunikacioni dhe mjete të specializuara.

Një shembull është Exonicus, një platformë e krijuar nga artisti Sandis Kondrats që nxit trajtime mjekësore në fushëbetejë me realitet virtual (VR). Përdoret nga ushtria letoneze, estoneze, amerikane, gjermane dhe mjekët ukrainas.

Startup-i VR Cars, themeluar nga dy ish-pilotë garash rally, po ndërton automjete terreni për njësitë speciale. Ndërsa Entangle, kompani për enkriptim kuantik, ka zhvilluar pajisje që e shndërron çdo telefon të zakonshëm në një mjet komunikimi të koduar.

Këto kompani tashmë janë pjesë e zinxhirit të furnizimit të mbrojtjes. Por fokusi më i madh është te dronët (UAV). Ukraina në fillim përdori dronë të huaj, Bayraktar nga Turqia dhe quadcopter-a DJI nga Kina, por shumë shpejt nisi prodhimin vendas. Tani, qeveritë europiane kërkojnë prodhim të brendshëm.

“Ne duam sasi të mëdha, por të prodhuara nga ne”, – thonë ministritë e mbrojtjes.

Atlas Dynamics, me bazë në Riga, ka ndërtuar dronë të përshtatur për luftë që i rezistojnë ndërhyrjes elektronike. Origin Robotics, një tjetër startup letonez, po zhvillon një bombë të telekomanduar, që mund të transportohet në çantë shpine. Të dyja janë shembuj të teknologjisë civile të kthyer në armë.

Qeveria letoneze ka krijuar një fond 600 mijë euro për startup-et e dronëve dhe një buxhet 10 milionë euro për programin kombëtar të dronëve. Letonia drejton së bashku me Britaninë “Koalicionin e Dronëve”, një nismë me mbi 500 milionë euro, që mbështet prodhimin dhe furnizimin e Ukrainës me UAV të rinj.

Edhe LMT po angazhohet në mbrojtje, duke ndërtuar dronë, sensorë dhe sisteme vëzhgimi ajror. Ajo po zhvillon një sistem inteligjent për fushëbetejën – në thelb, një rrjet që lejon ndjekjen në kohë reale të të gjithë pajisjeve dhe personelit në zonën e operacioneve ushtarake.

“Po përgatitemi seriozisht – thotë Pollaks – sepse nëse Rusia na sulmon, do të jemi vetëm.

Investimet e qeverisë letoneze po pasqyrohen edhe në pjesën tjetër të Europës: NATO ka zgjeruar programin e zhvillimit të inovacionit në mbrojtje për Atlantikun e Veriut (DIANA), i cili menaxhon inkubatorë startup-esh për teknologji me përdorim të dyfishtë në të gjithë kontinentin dhe në SHBA, si dhe ka krijuar një fond të veçantë për startup-et prej 1 miliard eurosh në vitin 2022.

Përveç kësaj, Fondi Europian i Investimeve, një kompani publike investimesh, krijoi këtë vit një fond me vlerë 175 milionë euro për të mbështetur teknologjitë e mbrojtjes me potencial përdorimi të dyfishtë.

Ndërkohë, Komisioni Europian ka planifikuar më shumë se 7 miliardë euro për kërkim dhe zhvillim në fushën e mbrojtjes deri në vitin 2027. Edhe investitorët privatë janë bërë më aktivë, duke kërkuar mundësi për të përfituar nga ky zhvillim.

Të dhënat nga firma e konsulencës europiane Dealroom tregojnë se në vitin 2023, fondet e mbledhura nga kompani teknologjike të mbrojtjes dhe ato me përdorim të dyfishtë në kontinent arritën pothuajse 1 miliard dollarë, një rritje me gati një të tretën krahasuar me vitin 2022, pavarësisht ngadalësimit të përgjithshëm të aktivitetit të kapitalit sipërmarrës.

Testuar në fushëbetejë

Për startup-et e teknologjisë, Ukraina është bërë platforma më e drejtpërdrejtë për testim në kushte reale. Proceset tradicionale janë përmbysur: në vend që të shkojnë te strukturat drejtuese ushtarake, sipërmarrësit ua japin produktin ushtarëve.

Nëse ata e përdorin dhe e pëlqejnë, komandantët bëjnë kërkesën për blerje.Ky sistem informal është efikas, por i rrezikshëm. Ka pasur raste mashtrimesh, pajisje që kanë dështuar, e deri te sulme kibernetike nëpërmjet dokumenteve false. Por për shumë kompani, përfitimi është i qartë: përshpejtim i inovacionit dhe akses në përdorues të drejtpërdrejtë.

Shumë kompani europiane dhe amerikane kanë dhuruar produkte thjesht për të marrë vlerësime nga fronti dhe për të përmirësuar produktet. Një specialist logjistik, që furnizon njësi vullnetare, thotë se këtë pranverë kanë përdorur pajisje prototipe dhuruar nga startup-e për të mbuluar boshllëqet e ndihmës amerikane.

Atlas Dynamics ka hapur një zyrë në Ukrainë dhe bashkëpunon drejtpërdrejt me ushtarët për të përshtatur dronët. Kur Rusia nisi të bllokojë frekuencat, Atlas ndërtoi një sistem që kërkon automatikisht sinjale të lira dhe kalon komunikimin në to.

Kjo e çoi një hap përpara ushtrinë ukrainase. Global Wolf ka përmirësuar Mosphera-n në bazë të vlerësimeve të përdoruesve: rimorkio që përshtatet me kuti municionesh NATO, ndriçues me rreze infra të kuqe për natën, ndenjëse të qëndrueshme për snajperët. Disa ushtarë e përdorin për transport të shpejtë të municioneve në terrene të pyllëzuara.

Të qenët “të testuar në fushëbetejë” është kthyer në avantazh marketingu. Policia dhe ushtria letoneze kanë blerë disa Mosphera për njësitë speciale. Shpërndarës nga vende të tjera kanë kërkuar licencë për shitje.

Edhe pse kompania e nisi me dëshirën për të ndihmuar Ukrainën, ajo e ka rikuperuar investimin shumëfish. Por kjo mund të ndryshojë. Pjesa më e madhe e ndihmës që ka shkuar në Ukrainë, mbi 64 miliardë dollarë, ka ardhur nga SHBA. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre fondeve është përdorur për të blerë pajisje europiane, të cilat janë dërguar drejtpërdrejt në Ukrainë.

Ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën u pezullua përkohësisht në pranverën e vitit 2025 nga administrata Trump, duke krijuar pasiguri te startup-et europiane që varen nga kjo rrugë furnizimi dhe ndonëse ajo rifilloi më pas, frika për një ndërprerje të re mbetet e pranishme.

Një ndryshim i qëndrueshëm?

Lufta ka zbuluar se Europa ka neglizhuar kapacitetet ushtarake. Pas dekada shkurtimesh, ajo ka është e papërgatitur për një luftë moderne. Rritja e kapaciteteve kërkon bashkëpunim të ngushtë mes ushtrisë dhe industrisë. Në Europë, një bashkëpunim i tillë do të ishte paksa i pazakontë.

Në SHBA, partneritetet ushtarako-industriale janë rutinë. Në Europë, investitorët ngurrojnë të financojnë produkte që mund të përdoren në luftë. Burokracitë janë të mëdha dhe përqindja e startup-eve që marrin porosi të konsiderueshme është e ulët.

Disa themelues të startup-eve në fushën e teknologjisë ushtarake dhe me përdorim të dyfishtë në Letoni dhe vendet baltike thonë se, ndonëse shpesh ftohen të prezantojnë projektet e tyre përballë politikëbërësve entuziastë nëpër takime zyrtare, rrallëherë kjo përkthehet në porosi konkrete apo bashkëpunime të mëdha.

Pavarësisht asaj që po ndodh në kufi, fqinjët e Ukrainës në thelb vazhdojnë veprimtarinë në kushte paqeje. Buxhetet e qeverive mbeten të kufizuara dhe, edhe pse burokracia është bërë më elastike, pengesat burokratike vazhdojnë të ekzistojnë.

Global Wolf thotë se shumë figura politike kanë vizituar fabrikën e tyre, por pa sjellë ndonjë kontratë të rëndësishme. Përkundër kërkesave nga Ukraina për skuterët Mosphera, ata nuk u përfshinë në paketën e ndihmës ushtarake të Letonisë për vitin 2024, për shkak të kufizimeve buxhetore.

Kjo tregon se qeveritë europiane kanë nxjerrë vetëm pjesërisht mësime nga përvoja e Ukrainës, se startup-et mund të japin një avantazh në kohë konflikti.

Por ekspertët shqetësohen se politika në kontinent mund ta bëjë të vështirë, që Europa të përshtatet me shpejtësinë e nevojshme. Shumë shtete të Europës Perëndimore kanë ngritur burokraci të mëdha, për të mbrojtur demokracinë nga korrupsioni apo ndikimet e jashtme.

Shtetet autoritare nuk pengohen nga këto mekanizma dhe, edhe ata po e ndjekin nga afër luftën në Ukrainë. Forcat ruse, thuhet se po testojnë dronë kinezë dhe iranianë në vijën e frontit. Edhe Koreja e Veriut ka tashmë programin e saj të dronëve.

Zgjidhja nuk është domosdoshmërisht te heqja e mekanizmave, që janë pjesë e shoqërive demokratike. Por sistemet që janë ndërtuar për qeverisje të mirë kanë krijuar brishtësi dhe dobësi, duke i shtyrë shpesh qeveritë të shqetësohen më shumë për politikën e prokurimeve sesa përgatitjen për kohë krize, sipas Ilves dhe ekspertëve të tjerë të politikave.

Ieva Ilves thotë se kur qytetarët e një demokracie humbasin besimin tek udhëheqja, problemet me prokurimet publike thellohen.

Në këtë klimë, edhe një koment anonim në rrjete sociale mund të ndikojë në politikë, thjesht duke kritikuar publikisht buxhetin për mbrojtjen. /Burimi: technologyreview-com.cdn.ampproject.org

Monitor

teknologji lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës