Përfshihet nga flakët kati i dytë i Komisariatit të Shijakut, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike, AMP nis hetimet
Zjarri në Komisariatin e Shijakut, reagon policia: Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike, AMP ka nisur hetimet 5 ...
Zjarri në Komisariatin e Shijakut, reagon policia: Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike, AMP ka nisur hetimet 5 ...
Cilat janë lagjet më problematike? Përmbytjet me dëme katastrofike në Vlorë, pronarët e bizneseve: Humbja mun...
Mesazhet në telefonin e Bardhit/ Berisha: Fabrikim i nisur nga SPAK dhe zyrat e Ramës! Drejtësia të sqarojë zhdukjen e ...
Reshjet e shiut në vend/ Stuhi në Durrës, probleme në qarkullim e automjeteve dhe ndërprerje në lundrimin e mjetev...
Gjatë qëndrimit në Shkup, anëtarja e e Parlamentit Evropian, pjesë e komitetit të përbashkët BE-Maqedoni e Veriut tha se koha për dhënien e datës është tani.
BRUKSEL- Kur kanë mbetur edhe 10 ditë deri në samitin e Këshillit Evropian më 23 dhe 24 qershor, Brukseli jep sinjale pozitive për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut. Gjatë qëndrimit në Shkup, anëtarja e e Parlamentit Evropian, pjesë e komitetit të përbashkët BE-Maqedoni e Veriut tha se koha për dhënien e datës është tani.
“Mendoj se të gjithë me entuziazëm e presin Këshillin e Bashkimit Evropian. Shefat e vendeve dhe qeverive të vendeve anëtare përpiqen që shpejt të vijë deri te një zgjidhje e përbashkët dhe që diskrepanca mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të ketë përfundim pozitiv. Këshilli në qershor dhe më së voni në tetor do të din se si do të zgjidhet problemi dhe të jepet data”, deklaroi Marion Valsman, anëtare e Parlamentit Evropian, Komiteti i përbashkët parlamentar i delegacionit të BE-së për Maqedoninë e Veriut.
Në kuadër të përpjekjeve në këtë drejtim, zv/kryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq është për vizitë dyditore në Bruksel, në takime me përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe të Komisionit Evropian.
“Në takim me sekretarin e përgjithshëm të Shërbimit evropian për veprime të jashtme, Stefano Sanino, ramë dakord se është koha e duhur e cila duhet të shfrytëzohet, për fillimin e negociatave të Unionit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Çdo rezistencë dhe përmbajtje e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor në mënyrë plotësuese do ta ulë atraktivitetin e Unionit dhe e minon kredibilitetin e tij në rajon”, deklaroi Bojan Mariçiq, zv/kryeministër për çështje evropiane.
Mariçiq nesër do të marrë pjesë në një konferencë për përparimin e Ballkanit Perëndimor në drejtim të integrimit dhe do të takohet me komisionerin për zgjerim Oliver Varheji dhe me eurodeputetin bullgar, informues për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kuçuk.
Në vitin 2020, Bullgaria, e udhëhequr atëherë nga kryeministri Bojko Borisov, bllokoi fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut mbi mosmarrëveshjet historike midis dy vendeve. Bllokada bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut ka lënë në harresë aspiratat e Shqipërisë fqinje për në BE, pasi shumica e vendeve të BE-së këmbëngulin që Shkupi dhe Tirana të vazhdojnë rrugën e tyre drejt anëtarësimit njëkohësisht.
Donjet Bislimi KOSOVË- Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, ka denoncuar një aferë korruptive ku &...
Foto ilustruese SHBA- Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, e ka quajtur “shqe...
Vitali dhe Vladimir Klitschko UKRAINË- Për rreth një muaj nuk pati asnjë sulm rus në kryeqytetin ukrainas të Kievit dhe p&eum...
Sherr ne Kosove KOSOVË- Një sherr masiv dhe i dhunshëm ka ndodhur në orën e para të mëngjesit të së dielë...
Yair Lapid IZRAEL- Ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid paralajmëroi izraelitët të mos vizitojnë ...
Dom Phillip BRAZIL- Janë gjetur trupat e gazetarit Dom Phillips dhe ekspertit indigjen Bruno Pereira të zhdukur në Amazonë, thon&e...
Ukraine UKRAINË- Fundi i vitit shkollor dhe i shkollës së mesme për mijëra studentë në Ukrainë nuk ësht&e...
Dodik dhe Putin BOSNJE HERCEGOVINË- Anëtari serb i Presidencës së Bosnje Hercegovinës (BiH) Milorad Dodik njoftoi sot se do të...
Pamje nga rrezimi ITALI- Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me helikopterin e rrëzuar ku humbën jetën 7 persona në ra...
HOLANDË- Shpresa vdes e fundit thuhet dhe kjo sigurisht është e vërtetë në rastin e Charlotte Bischoff van Hemskerk, e cila...