Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Siç u njoftua, pesë boksierë me një trajner shkuan në turneun, i cili zhvillohet nga 15 deri më 17 shkurt në Moldavi.

MOLDAVI- Policia e Moldavisë ka kthyer nga aeroporti i Kishinjevit boksierët e Budvës, të cilët kishin shkuar atje për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Pavel LUSCESCHII”, është bërë e ditur në faqen zyrtare të klubit në Facebook. Siç u njoftua, pesë boksierë me një trajner shkuan në turneun, i cili zhvillohet nga 15 deri më 17 shkurt në Moldavi.
“Në udhëtimin e sotëm, ekipi ynë ka hasur në një situatë të papritur dhe të pakëndshme. Përkatësisht, në aeroportin e Kishinjevit, policia nuk e ka lejuar ekipin tonë të hyjë në Moldavi dhe nuk ka dhënë një shpjegim specifik. Pas disa orësh pritjeje, atyre iu morën dokumentet dhe u urdhëruan të ktheheshin me aeroplanin e parë”, shkruhet në një njoftim të shkurtër me shpjegimin se boksierët do të kthehen më 15 shkurt me një fluturim në mëngjes për në Stamboll, e më pas një fluturim në mbrëmje për në Podgoricë.
“Për fat të keq, pjesëmarrja e boksierëve tanë në turneun ndërkombëtar përfundoi ende pa filluar”, thuhet në faqen klubit të boksit të Budvës në Facebook.
Presidentja e Moldavisë, Maja Sandu, njoftoi në një konferencë për shtyp, të hënën, më 13 shkurt, se Rusia planifikon të përdorë sabotues të huaj për të rrëzuar udhëheqjen e vendit të saj, për të ndalur anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ta përdorur këtë në luftën kundër Ukrainës.
Sipas saj, plani përfshin qytetarë të Rusisë, Malit të Zi, Bjellorusisë dhe Serbisë që hyjnë në Moldavi, në mënyrë që të tentojnë të provokojnë protesta, në një përpjekje për të “ndryshuar qeverinë legjitime me një qeveri të paligjshme të kontrolluar nga Federata ruse”.
Në të njëjtën ditë janë kthyer nga Moldavia tifozët e ekipit të futbollit Partizani nga Beogradi.
Policia kufitare i tha shërbimit të Moldavisë të Radios Evropa e Lirë se një vendim i tillë është marrë për shkak se ata nuk i plotësojnë kushtet për kalimin e kufirit shtetëror, pasi "ata nuk mund të arsyetojnë qëllimin e udhëtimit të tyre dhe nuk kanë dokumentet e nevojshme”.
Ambasada e Moldavisë në Rumani, e cila mbulon Serbinë dhe Malin e Zi, nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë, nëse këto ngjarje janë të lidhura me njëra-tjetrën.
Zyrtarët në Beograd dhe Podgoricë i kërkuan Moldavisë sqarime shtesë në lidhje me pretendimet e Sandus për ekzistencën e një plani rus për rrëzimin e udhëheqjes së vendit, ku përfshihen shtetas të Serbisë dhe Malit të Zi, duke deklaruar se nuk kanë informacione të tilla.
Më 14 shkurt, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, duke komentuar deklaratën e presidentes së Moldavisë, tha se deklarata të tilla nuk duhet të lidhen me politikat e qeverisë dhe shtetit, dhe se do të kërkojë sqarime shtesë nga autoritetet moldave.
Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Malit të Zi tha për Radion Evropa e Lirë se bashkëpunojnë në vazhdimësi me shërbimet partnere në çështjen e sigurisë kombëtare, rajonale dhe më gjerë dhe se “në këtë kontekst, ata kryejnë dhe do të kryejnë të gjitha kontrollet e nevojshme”.
Mali i Zi është në përputhje me politikën e Bashkimit Evropian për t'iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, pranoi refugjatë nga Ukraina dhe dërgoi ndihmë financiare dhe ushtarake në atë vend. Verën e kaluar Moldavia mori statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, ndërsa në vitet 1990 deklaroi neutralitet ushtarak.
Marrë nga REL
Ukraine UKRAINË- Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj perëndimorë që të përshpejtojnë furnizimin me arm&e...
Richard Grenell dhe Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka nënshkruar një dekret n&e...
Foto Ilustruese KOSOVË- Një vajzë në Kosovë është ngacmuar seksualisht dhe më pas është shantazhuar. N&eu...
Brianna Ghey ANGLI- Dy 15-vjeçarë janë akuzuar për vrasjen e adoleshentes transgjinore Brianna Ghey. Brianna, u gjet e vrarë me ...
Alex Sobel ANGLI- Deputeti britanik Alex Sobel ka folur për Kosovën. Gjatë fjalimit të tij, Sobel ka thënë se Kosova ësh...
Taha Erdem TURQI- Një i ri në Turqi, i cili mbeti nën rrënoja pas tërmetit 7.7 ballësh me qendër në Kahramanmaraş t...
Termet TURQI- Një grua 42-vjeçare u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese në qytetin jugor të Turqisë, Kahrama...
Termeti ZELANDA E RE- Dhjetëra mijëra qytetarë në Zelandën e Re janë tronditur nga një tërmet me magnitudë 6.1...
Lamar Johnson SHBA- Një burrë amerikan, i cili kaloi gati 28 vjet pas hekurave për një vrasje që ai gjithmonë e ka mohuar ta ...
Fatma Gungor TURQI- Një grua 77-vjeçare e nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese të shembur 212 orë pasi dy t&e...