Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas Presidencës, Osmani ka theksuar se Kosova dhe Greqia ndajnë të njëjtat vlera euroatlantike, ndaj ka kërkuar mbështetjen greke për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe dhe NATO, si një garanci jo vetëm për shtetin e Kosovës, por edhe për rajonin.
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani , ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Sipas Presidencës, Osmani ka theksuar se Kosova dhe Greqia ndajnë të njëjtat vlera euroatlantike, ndaj ka kërkuar mbështetjen greke për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe dhe NATO, si një garanci jo vetëm për shtetin e Kosovës, por edhe për rajonin.
Në këtë kontekst, Osmani ka përmendur rrezikun nga tendencat destabilizuese të Rusisë në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi, nëpërmjet Serbisë si satelit i saj. Një pjesë e takimit iu kushtua zhvillimeve të krijuara pas agresionit të Rusisë në Ukrainë. Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin se Kosova është plotësisht në linjë me sanksionet e BE-së dhe SHBA-së ndaj Rusisë, duke shprehur mbështetje për popullin ukrainas dhe duke bërë me dije se tashmë Kosova ka strehuar një grup të gazetarëve nga ky shtet, sikurse që është e hapur edhe për strehimin e refugjatëve të tjerë.
Në takim me ministrin Dendias, presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë, me shpresën që së shpejti do të formalizohet vendimi për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Greqia. Ndër të tjera, Osmani ka potencuar edhe nevojën për rritjen e shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimin në politikën e jashtme, turizëm, kulturë si dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm. Dendias do të pritet në Qeverinë e Kosovës edhe nga Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog dhe kryenegociator në dialogun Prishtinë-Beograd.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Dendias pritet të ketë një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Bashkësisë Ndërkombëtare në Prishtinë (UNMIK, Këshilli i Evropës, OSBE, EULEX, Zyra e BE/EUSR, KFOR-i) dhe ambasadorët nga vendet e Quintit, përkatësisht Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe Italia. Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, vizitoi Prishtinën edhe në qershor të vitit 2021.
Mbreti Philippe BELGJIKË- Mbreti Philippe i Belgjikës ka dënuar racizmin e ndodhur në Republikën Demokratike të Kongos në...
Pamje nga takimi PRISHTINË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka pranuar se e ka marr një orë si dhuratë...
Pamje nga aksidenti GJERMANI- Një burrë 29-vjeçar futi një makinë në një turmë njerëzish në një la...
Foto ilustruese ATHINË- Lija e majmunit "mbërrin" në Greqi, konfirmohet rasti i parë. Bëhet fjalë për një burr...
George Tragas dhe partnerja e tij GREQI- Autoriteti i Pastrimit të Parave kërkoi informacion mbi kompanitë e gazetarit që humbi jet&eum...
Foto ilustruese ITALI- Vendimi historik i Gjykatës Kushtetuese për mbiemrin e dyfishtë – i cili përcaktoi rregullat që autom...
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Protothema shkruan se një 52-vjeçari sirian, i cili akuzohet për p&e...
Jeton Zulfaj KOSOVË- “Kosova nuk është pjesë dhe nuk do të marrë pjesë në këtë iniciativë seps...
Antonio Guterres GJENEVË- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi se pasojat për botën pas pus...
Yulia Tymoshenko dhe Vladimir Putin UKRAINË- Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Timoshenko e ka përshkruar presidentin rus Vladimir Pu...