LIVE UPDATES
Bota

Inkursioni në Kursk/ Putin: Ukraina po tenton ta ndalë ofensivën ruse në Donbas

Forcat ruse ende po tentojnë t’i përgjigjen sulmit të befasishëm që Ukraina nisi një javë më parë, por Putin dha se ushtria e Moskës do të triumfojë.

12 Gusht 2024, 17:19 Nga E. D
Inkursioni në Kursk/ Putin: Ukraina po tenton ta ndalë ofensivën
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se inkursioni i ushtrisë ukrainase në rajonin rus të Kurskut, që ka detyruar mbi 100.000 civilë të evakuohen dhe ka turpëruar Kremlinin, është një përpjekje e Kievit për të ndalur ofensivën ruse në rajonin lindor ukrainas të Donbasit, dhe për t’i dhënë avantazh në bisedimet e mundshme të paqes në të ardhmen.

Forcat ruse ende po tentojnë t’i përgjigjen sulmit të befasishëm që Ukraina nisi një javë më parë, por Putin dha se ushtria e Moskës do të triumfojë. Duke folur në një takim me zyrtarët e lartë të sigurisë dhe mbrojtjes, Putin tha se sulmi që nisi më 6 gusht duket se është përpjekje e Kievit për të fituar një pozicion më të mirë negociues në bisedimet e mundshme të paqes në të ardhmen, që do të synonin dhënien fund të luftës.

Ai argumentoi se Ukraina ndoshta ka shpresuar që me këtë sulm do të shkaktojë trazira shoqërore në Rusi, duke shtuar se Kievi ka dështuar që ta arrijë këtë synim. Udhëheqësi rus pretendoi se numri i vullnetarëve për t’iu bashkuar ushtrisë ruse është rritur për shkak të këtij sulmi. Ai tha se ushtria ruse, pavarësisht inkursionit në Kursk, po vazhdon me ofensivën e saj në lindje të Ukrainës.

“Është e qartë që armiku do të tentojë të destabilizojë situatën në zonën kufitare duke tentuar të destabilizojë situatën politike të shtetit tonë”, tha Putin.

Guvernatori në detyrë i Kurskut, Aleksei Smirnov, i raportoi Putinit se forcat ukrainase kanë hyrë 12 kilometra në rajonin e Kurskut përgjatë një fronti prej 40 kilometrash dhe aktualisht kanë nën kontroll 28 vendbanime ruse.

Smirnov tha se 12 civilë janë vrarë dhe 121 të tjerë, përfshirë 10 fëmijë, janë plagosur gjatë operacionit. Afër 121.000 janë evakuuar ose janë larguar nga zonat ku po zhvillohen luftime, tha ai. Edhe zyrtarët në rajonin e Belgorodit, që gjendet në afërsi të kufirit me Ukrainën, kanë urdhëruar evakuimin e qytetarëve.

Ende janë të paqarta qëllimet që Ukraina dëshiron të arrijë me këtë operacion, teksa shteti po përballet me pushtimin e paprovokuar që Rusia nisi ndaj shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022. Ky inkursion zuri në befasi forcat e Kievit, teksa ushtria ruse për muaj të tërë është duke luftuar në vijën e frontit përgjatë rajoneve lindore ukrainase./REL

vladimir putin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet