Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Në konferencë do të marrin pjesë ministrat e jashtëm ose përfaqësuesit e tyre të 57 vendeve të OSBE-së, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit të SHBA Anthony Blinken, Sergei Lavrov i Rusisë, ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell.
SHKUP- Konferenca Ministrore e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) mbahet nesër, të enjten dhe të premten, në kuadër të përfundimit të kryesimit të Organizatës nga Maqedonia e Veriut për vitin aktual.
Joformalisht, kjo konferencë fillon sot në mbrëmje, me një darkë të shtruar nga ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Konferenca do të shqyrtojë të ardhmen e OSBE-së, sfidat me të cilat po përballet dhe do të ratifikojë vendimin që Malta të marrë kryesimin e Organizatës për vitin 2024, raportojnë mediat e huaja.
Në konferencë do të marrin pjesë ministrat e jashtëm ose përfaqësuesit e tyre të 57 vendeve të OSBE-së, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit të SHBA Anthony Blinken, Sergei Lavrov i Rusisë, ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell. Në konferencë do të marrë pjesë edhe ministri i jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, pavarësisht se vendi i tij nuk është anëtar i OSBE-së.
Një nga elementët interesantë të kësaj konference do të jetë pjesëmarrja e Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov. Kjo është vizita e parë e ministrit të Jashtëm rus në një vend evropian pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës. Megjithatë, nuk parashikohet që në margjinat e punimeve të kësaj konference të OSBE-së të ketë takime të Sergej Lavrov me zyrtarë amerikanë dhe evropianë. Në fund të fundit, si Anthony Blinken, i cili pasdite u takua me kryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe Jozep Borel do të largohen nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut në orët e vona të mbrëmjes.
Për shkak të pranisë së ministrit të jashtëm rus në konferencë, ministrat e jashtëm të Ukrainës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë anuluan pjesëmarrjen e tyre në të, sepse, siç konsideruan, në këtë mënyrë i jepet një mundësi tjetër Rusisë për propagandë.
Kryetari i OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se vëmendja e Organizatës do të përqendrohet në Ukrainë dhe përgjegjësinë që Rusia duhet të marrë për agresionin e saj dhe shkeljen e parimeve themelore të OSBE-së.
Dina Boluarte PERU- Presidentja peruane Dina Boluarte ka njoftuar se nuk do të përdorë imunitetin presidencial dhe se do të bashkë...
Rexhep Taip Erdogan TURQI- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan akuzoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu si kasapi i Gazës, pasi ka kryer m...
Maria Zakharova RUSI- Rusia tha më 29 nëntor se shtetet perëndimore kanë tentuar që t’ua ndalojnë pjesëmarrjen zyr...
Hossein Amir Abdollahian GAZA- Në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Gazën do të mungoj&eu...
Antony Blinken BRUKSEL- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të mërkurën në Bruksel se perëndimi nuk dëshiron t&...
Jamala RUSI- Prokuroria e Moskës njoftoi të mërkurën se e ka lëshuar një urdhërarrest për fituesen e Festivalit Evr...
Ekaterina Trendafilova KOSOVË- Partia Socialdemokrate (PSD) ka kundërshtuar vizitën e kryetares së Dhomave të Specializuara të...
Gjermani GJERMANI- Prokurorët gjermanë kanë bërë të ditur se është lëshuar një urdhër-arresti ...
Oslo NORVEGJI- Bashkia e Oslos në Norvegji ngriti flamurin palestinez në shenjë solidariteti me popullin e Gazës. Kryetarja e Bashkis&e...
Aretha Franklin SHBA- Një testament i shkruar me dorë i Aretha Franklin i gjetur midis jastëkëve të divanit është i ligj...