Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Parlamenti rimblidhet në 26 shkurt. Suedia aplikoi për anëtarësimin në NATO gati dy vite më parë, duke bërë kështu një ndryshim historik të politikave, për shkak të sulmit të Rusisë në Ukrainë.
BUDAPEST– Parlamenti hungarez mund të ratifikojë së shpejti anëtarësimin e Suedisë në NATO, kur të fillojë punimet për sesionin e pranverës më vonë këtë muaj, u tha të shtunën mbështetësve të tij kryeministri Viktor Orban.
“Është lajm i mirë që mosmarrëveshja jonë me Suedinë do të zgjidhet së shpejti”, tha zoti Orban. “Po ndërmarrim hapa që me fillimin e sesionit pranveror të parlamentit mund të ratifikojmë anëtarësimin e Suedisë në NATO”.
Parlamenti rimblidhet në 26 shkurt. Suedia aplikoi për anëtarësimin në NATO gati dy vite më parë, duke bërë kështu një ndryshim historik të politikave, për shkak të sulmit të Rusisë në Ukrainë. Orban tha se së bashku me kryeministrin suedez Ulf Kristersson kanë ndëmarrë hapa për “të rindërtuar besimin” mes dy vendeve. Zoti Orban nuk tha se cilat ishin këto hapa. Hungaria është i vetmi vend i NATO-s që nuk ka ratifikuar ende anëtarësimin e Suedisë, një proces për të cilin duhet miratimi i të gjitha vendeve anëtare të NATO-s. Vonesa ka tensionuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe ka krijuar shqetësim mes vendeve aleate. Partia në pushtet e zotit Orban, Fidesz, ka përmendur ato që i quan akuza të pabaza të Suedisë se ka dëmtuar demokracinë në Hungari, si arsyen përse është shtyrë ratifikimi. Gjatë javës së fundit, kryeministri Orban është përballur me një periudhë tepër sfiduese për qeverisjen e tij 14-vjeçare, për shkak të faljes së dhënë nga presidentja e vendit për një person që pati ndihmuar për të mbuluar abuzimin seksual në një shtëpi fëmijësh. Skandali solli dorëheqjen e presidentes së Hungarisë dhe të ish-ministrit të drejtësisë, të dy aleatë kryesorë të zotit Orban. Të premten vonë dhjetëra mijëra persona dolën në protestat e thirrura nga personalitete me ndikim në opinionin publik.
Në deklaratën e tij të parë publike që nga dorëheqja e presidentes një javë më parë, zoti Orban tha se qeverisja e tij do të dilte edhe më e fortë, duke u përqëndruar tek ekonomia dhe zgjedhjet parlamentare të BE-së në qershor, ku pritet rritja e pranisë së forcave të djathta politike dhe “sjellja e ndryshimit në Bruksel”. Ai tha se dorëheqja e presidentes Katalin Novak ishte “si një makth”, por se ishte veprimi i duhur, duke shtuar se qeveria e tij do të hartojë projektligje për të forcuar mbrojtjen e fëmijëve. Orban ka patur përplasje me Komisionin Evropian për shkak të masave të qeverisë së tij kundër lirisë së medias dhe të drejtave të komunitetit LGBTQ, si dhe për politikat e tij për emigracionin. Ai tha se ky vit mund të sjellë ndryshime në Evropë dhe gjetiu.
“Do të dëshironim shumë që Donald Trump-i të rikthehej si president (i Shteteve të Bashkuara) dhe... të vendosë paqen këtu në gjysmën lindore të Evropës”, tha Orban, një mbështetës i hershëm i zotit Trump./ VOA
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu fajësoi Hamasin për dështimin e bisedimeve në Kajro për...
FSK BRITANI- Një kontingjent i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar në Mbretërinë e Bashkuar për t&...
Putin RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë daljen e tij të parë pas vdekjes së kritikut të tij, Alexei Navalny. Dit&e...
Arrestime SHËN PETERSBURG- Të paktën 340 persona janë arrestuar në të paktën 30 qytete ruse që kur u njoftua vdekja...
Josep Borrell MYNIH- Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka dh&e...
Aleksei Navalny RUSIA- Për më shumë se një dekadë, e sidomos që nga burgosja e tij më shumë se tre vjet më par...
Foto ilustruese SHKUP- Psikologët dhe sociologët në Maqedoninë e Veriut theksojnë se përderisa kazinotë, bastoret dhe kl...
Biden dhe Trump SHBA- Ish Presidenti Donald Trump të enjten përsëriti komentet e mëparshme se ai nuk do të mbronte vendet anë...
Pamje nga homazhet MYNIH- Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të G7 i kanë bënë thirrje Moskës&n...
Pamje nga rrugët në Gjermani GJERMANI- Me rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës shqiptarët kanë&n...