LIVE UPDATES
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

Lidhur me këtë ende nuk kanë reaguar zyrtarët amerikanë. Megjithatë, më herët Trump tha se do ta shqyrtonte një gjë të tillë, duke pranuar se Hungaria ka opsione të kufizuara sa i përket importit të energjisë.

8 Nëntor 2025, 11:51 Nga E. D
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së
foto ilustruese

SHBA- Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se shteti i tij ka përfituar përjashtim nga sanksionet amerikane sa i përket blerjes së energjisë ruse. Këto deklarata ai i bëri pas bisedimeve që zhvilloi me presidentin amerikan, Donald Trump, në mes të një bllokimi të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Ne kemi marrë një përjashtim të plotë nga sanksionet për gazsjellësit TurkStream dhe Druzhba", tha Orban në një konferencë për media pas takimit të tij me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë më 8 nëntor.

Lidhur me këtë ende nuk kanë reaguar zyrtarët amerikanë. Megjithatë, më herët Trump tha se do ta shqyrtonte një gjë të tillë, duke pranuar se Hungaria ka opsione të kufizuara sa i përket importit të energjisë.

“Po e shikojmë këtë sepse është shumë e vështirë për të që të sigurojë naftë dhe gaz nga zona të tjera”, tha Trump teksa e mirëpriti aleatin e tij të kamotshëm, Orban.

Orban, që shpesh ka kritikuar Evropën për atë që e cilëson si qëndrim të ashpër ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, tha se energjia ruse është “jetike” për Hungarinë. Ai shtoi se pozita gjeografike e Hungarisë e kufizon shtetin dhe e detyron që të blejë naftë ruse përmes naftësjellësit Druzhba, që kalon nëpër territorin e Ukrainës. Ndërprerja e qasjes do të kishte pasoja të rënda për hungarezët, tha Orban, duke shtuar se çështja nuk ka të bëjë me politikën.

“Është një realitet fizik sepse ne nuk kemi port”, tha ai.

Gjatë takimit, Trump kritikoi shtetet e tjera evropiane për blerjen e energjisë ruse, duke sugjeruar se ato janë në një pozicion më të mirë se Hungaria, e cila në lindje kufizohet me Ukrainën e shkatërruar nga lufta.

“Shumë nga ato shtete nuk i kanë ato probleme dhe blejnë sasi të mëdha nafte e gazi nga Rusia”, tha ai.

Para vizitës së parë të Orbanit në Shtëpinë e Bardhë pas disa vjetësh, dy udhëheqësit, që për një kohë të gjatë i bashkon ideologjia, u gjendën në anë të kundërta të politikës sa i përket importeve të naftës ruse. Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës në Rusi, pasi zhgënjimi i Trumpit u rrit për shkak të refuzimit të presidentit rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës.

Shërbimi hungarez i Radios Evropa e Lirë raportoi se bisedat me burime në Qeverinë hungareze sugjeruan se ata besonin se një marrëveshje për përjashtim nga sanksionet ishte e mundshme, duke ndjekur një precedent tjetër evropian vendimin për të përjashtuar përkohësisht nga sanksionet degën gjermane të kompanisë Rosneft.

Sanksionet amerikane ndaj gjigantëve energjetikë rusë erdhën pas disa rundeve të pasuksesshme negociatash mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, të cilat në një moment pritej të diskutoheshin në një samit mes Trumpit dhe Putinit në Budapest.

Pak pas bisedës mes sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, Trump tha se “nuk do të humb kohë” duke u takuar me Putinin nëse udhëheqësi i Kremlinit nuk është gati që të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Mediat perëndimore kishin raportuar gjerësisht se kishte pasur pak ndryshim në qëndrimin e Rusisë për përfundimin e konfliktit që nga takimi i Trumpit me Putinin në Alaskë në muajin gusht, i cili nuk rezultoi me një armëpushim. Më 8 nëntor, Trump tha se ende nuk sheh që Rusia është e gatshme të ndalë luftimet, megjithëse shtoi se ai ende e preferon Budapestin si një vend ku do të mbahej një samit i paqes, sapo të krijohen kushtet për një takim të tillë.

“Mosmarrëveshja kryesore me Rusinë është se ata nuk duan ta ndalin luftën në Ukrainë”, tha Trump.

Si Trump, ashtu edhe Orban u pajtuan se e shohin të mundshme përfundimin e konfliktit pothuajse katërvjeçar në një “të ardhme të afërt”, teksa udhëheqësi hungarez, që ka qenë aleati kyç i Rusisë në BE, tha se do t’i prezantonte Trumpit ide se si t’i jepet fund luftës.

Në deklarimet e tij për media po atë ditë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij do ta mbështeste një samit Trump-Putin në Budapest, por vetëm nëse ai do ta sillte paqen më afër. Zelensky gjithashtu deklaroi se Ukraina do të gjente një mënyrë për t’i dhënë fund eksporteve të energjisë ruse drejt Evropës, duke e quajtur një sinjal të mirë faktin që “Shtetet e Bashkuara janë të interesuara për këtë”.

“Rusia duhet të dalë humbëse nga lufta, dhe humbja e saj më e madhe është kur nuk mund të tregtojë burime energjetike”, shtoi ai./REL

viktor orban hungari

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë