LIVE UPDATES
Bota

Nga Bosnja në frontin rus/ Historia e një 30-vjeçari që kërkoi aventurë në Ukrainë: Shpresoj që gjithçka të përfundojë mirë! Kam besim në Zot

Në pranverë të këtij viti, ai shkoi të luftonte në Ukrainë në anën ruse, edhe pse me ligjet e Bosnje dhe Hercegovinës kjo është vepër penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj deri në dhjetë vjet.

8 Nëntor 2025, 10:09 Nga E. D
Nga Bosnja në frontin rus/ Historia e një 30-vjeçari që
Negjo Paniçi

UKRAINË- Shpresoj të kthehem gjallë në shtëpi. Këto janë fjalët e Negjo Paniçit, një 30-vjeçari nga Kotor-Varoshi i Bosnje dhe Hercegovinës. Në pranverë të këtij viti, ai shkoi të luftonte në Ukrainë në anën ruse, edhe pse me ligjet e Bosnje dhe Hercegovinës kjo është vepër penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj deri në dhjetë vjet.

Kur në gusht foli për Radion Evropa e Lirë, nuk ishte në front. Ai tha se ishte kthyer nga fronti dhe se do të shkonte sërish. Në nëntor, ai ishte në Rusi. Informacione për largimin e tij kanë edhe agjencitë e sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Kjo, pas një videoje të publikuar në Facebookun e Paniqit në korrik, në të cilën tregonte se ishte në front, në anën e ushtrisë ruse. Në videon, e cila më vonë u hoq, Paniq tha, gjithashtu, se kishte marrë shtetësinë ruse. Duke folur për Radion Evropa e Lirë përmes telefonit, ai thotë se ka shkuar në Rusi për aventurë.

“Kam punuar për nëntë vjet në Perëndim, në vendet evropiane. Dhe, vendosa të shkoja më në lindje, nuk më pëlqente më jeta në Perëndim. Arsyeja është, thjesht, aventura”, thotë Paniq, i cili ka edhe shtetësi të Bosnje dhe Hercegovinës dhe të Serbisë.

Ai mohon se kërkoi ndihmë nga ndonjë prej njerëzve nga vendet e Ballkanit Perëndimor që ishin në Rusi dhe Ukrainë për të shkuar atje, duke thënë se nuk kishte nevojë për ta.

“Të gjitha i ke në internet. Mund të vish edhe ti. Vjen me avion, regjistrohesh dhe shkon”, thotë Paniq.

Rusia legalizon hyrjen e të huajve në ushtri

Në verë të vitit 2025, Rusia, me dekrete të presidentit Vladimir Putin, i lejoi të huajt të shërbenin në ushtrinë ruse, jo vetëm gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ose luftës, por edhe gjatë mobilizimit. Harry Stevens, studiues amerikan i politikës së jashtme dhe mbrojtjes, i specializuar për Rusinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka disa arsye për vendimin e Rusisë dhe motivet e qytetarëve të huaj për t’u bashkuar me ushtrinë ruse. E para, thotë Stevens, është këmbëngulja e Rusisë për të inkurajuar sa më shumë të huaj që t’i bashkohen ushtrisë së saj.

Stevens beson se Qeveria ruse po përballet me një mungesë shumë serioze të luftëtarëve dhe njerëzve në përgjithësi - veçanërisht burrave në moshë pune ose ushtarake.

“... dhe e ka gjithnjë e më të vështirë që t’i bindë njerëzit që t’i bashkohen ushtrisë, sepse po bëhet gjithnjë e më e qartë se shërbimi në ushtrinë ruse dhe luftimet në Ukrainë bartin një shkallë shumë të lartë vdekjesh”, thitë Stevens.

“Një nga mënyrat se si Rusia arriti të rekrutonte njerëz, ishte duke ofruar shuma gjithnjë e më të mëdha parash, si dhe pagesa shumë të mëdha në rast vdekjeje ose lëndimi. Rekrutimi i ushtarëve të huaj, veçanërisht nga vendet më të varfra, është gjithashtu një mënyrë për të shmangur pagesën e këtyre përfitimeve”, shton Stevens.

Për Paniqin, paratë nuk ishin motiv

Paniq thotë se as paratë dhe as përfitimet tjera nuk ishin motivet e tij kryesore.

“Isha në një dhomë hoteli në Gjermani, ulur, duke menduar se çfarë të bëja më pas. Kështu, vendosa të shkoja në Rusi. Shkova në Bosnje për t’u përshëndetur me prindërit dhe pastaj shkova në Rusi. Bleva një biletë, erdha në Shën Petersburg... dhe pastaj gjithçka ishte e lehtë”, shprehet Paniq.

Prindërit e dinin se ai po shkonte në Rusi, thotë 30-vjeçari. Sipas tij, kjo “nuk kishte rëndësi për ta... ata janë të nderuar” nga vendimi i djalit të tyre. I pyetur nëse është i vetëdijshëm se mund të vdesë ose të vrasë dikë tjetër në front, në çdo moment, ai thotë se është.

“Jam i vetëdijshëm për gjithçka. Çdo dhjetë minuta në front ndodhin sulme. Jam i vetëdijshëm për gjithçka”, thotë Paniq.

Edhe pse videoja që ai postoi në Facebook u shpërnda edhe nga Aleksandar Vellimiroviq - një person për të cilin REL-i shkroi disa herë më parë, dhe i cili rekruton publikisht dhe bën thirrje në mediat sociale për t'u bashkuar me ushtrinë ruse - Paniq mohon se e ka ndihmuar të shkojë në fushëbetejë.

Më herët, Vellimiroviq ishte i dënuar në Bosnje dhe Hercegovinë, ndryshoi emrin, shkoi në Rusi dhe iu bashkua ushtrisë. Ai vazhdimisht bënte thirrje dhe i ofronte ndihmë kujtdo nga Bosnja dhe Serbia që donte të luftonte në anën e Rusisë. Paniq thotë se nuk ka lidhje me Vellimiroviqin, se e ka takuar në Rusi dhe se e njeh, por kaq.

“Unë jam më shumë me ushtarët rusë. Duhet pranuar se ka disa nga vende të ndryshme, disa nga Bosnja, por nuk jam shumë në kontakt me ta”, thotë ai.

Kur pyetet për pagën e tij, thotë se nuk dëshiron të japë detaje.

Rasti i Dario Ristiqit që humbi këmbën në fushëbetejë

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, në vitin 2022, ishte një rast i njohur i arrestimit të një shtetasi të Bosnje dhe Hercegovinës, në lidhje me luftën në Ukrainë. Ai është Dario Ristiq nga Modriça, për të cilin Bosnje dhe Hercegovina kishte lëshuar urdhër arresti përmes INTERPOL-it.

Ristiq u kthye në Bosnje dhe Hercegovinë dhe u arrestua në Aeroportin e Sarajevës më 17 shtator. Gjykata Shtetërore urdhëroi që ai të mbahet në paraburgim për një muaj. Më pas u dërgua në arrest shtëpiak. Hetimi për largimin dhe pjesëmarrjen e tij në luftë është duke vazhduar, ndërsa Ristiq dëshiron të deklarohet fajtor dhe të bjerë dakord për një dënim me Zyrën e Prokurorit.

Gjatë qëndrimit në Rusi dhe Ukrainë, Ristiq regjistroi përmbajtje dhe e postoi atë në rrjetin social rus Vkontakte dhe në TikTok. Ai humbi njërën këmbë në fushëbetejë dhe dyshohet se ka luftuar në anën e Rusisë në Ukrainë që nga nëntori i vitit 2023.

Ashtu si Paniqit, edhe atij iu dha shtetësia ruse. Paniq thotë se është i vetëdijshëm se veprimi i tij është krim në Bosnje, por nuk është i sigurt nëse do të mbahet përgjegjës për këtë, nëse kthehet në vend.

“Nuk e di nëse dikush do të më arrestojë nëse vij. As nuk e di se si do të reagoja. Nëse jam shtetas i Rusisë, ndoshta nuk mund të më gjykojnë”, thotë Paniq.

Ai nuk ka hequr dorë prej asnjërës nga tri shtetësitë që ka, dhe as nuk i është kërkuar që ta bënte këtë.

Kush tjetër nga Bosnje dhe Hercegovina është në fushën e betejës në Ukrainë?

Përveç Paniqit, Ristiqit që u kthye në Bosnje dhe Hercegovinë, Vellimiroviqit, për të cilin REL-i shkroi disa herë dhe është ende në fushën e betejës në Ukrainë ose Rusi, sipas informacioneve që mori REL-i nga burimet e inteligjencës, Danijell Grubaç nga Knezheva dhe Andrej Vukashinoviq nga Trebinja kanë shkuar, gjithashtu, në Ukrainë.

Stevens thotë se është vështirë të flitet për numrin e saktë të të huajve në radhët e ushtrisë ruse. Ai shpjegon se shifrat e publikuara zyrtarisht nga ukrainasit, përmes burimeve të inteligjencës, janë ndoshta shumë më të ulëta se pamja aktuale në terren.

“Vendet me numrin më të madh të vullnetarëve të huaj janë: Bjellorusia, Uzbekistani, Kuba, Taxhikistani, Nepali, Shri Lanka dhe Kirgizia. Sipas shifrave zyrtare, bëhet fjalë për 1.000 deri në 1.300 persona. Por, siç e thashë, këto shifra ka shumë të ngjarë të jenë nënvlerësuar”, thotë Stevens.

Kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, Stevens thotë se situata është e paqartë.

“Të dhënat zyrtare ukrainase tregojnë se vetëm rreth 101 persona kanë pasaporta serbe. Kjo mund të përfshijë edhe serbë etnikë nga Bosnja, Mali i Zi ose vende të tjera”, sipas tij.

“Megjithatë, ka pasur edhe të dhëna të tjera nga fillimi i luftës, që tregonin se një numër dukshëm më i madh serbësh mund të kenë marrë pjesë në luftë. Që në gusht të vitit 2022, grupi francez i inteligjencës ‘Intelligence Online’ vlerësoi se 500 persona nga vendet e Ballkanit, kryesisht serbë, ishin regjistruar në byronë kryesore ushtarake në Moskë”, thotë Stevens.

Në fund të tetorit, policia e Ukrainës dhe e Moldavisë, në bashkëpunim me EUROPOL-in, zbuluan më shumë se 650 persona të lidhur me formacionet paraushtarake ruse, Wagner dhe Redut, dhe me krime të mundshme lufte në Ukrainë. Midis 280 shtetasve të huaj u raportua se kishte edhe nga Bosnje dhe Hercegovina.

Agjencitë e sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë nuk flasin për qytetarët në Ukrainë

Agjencia Shtetërore e Hetimit dhe Mbrojtjes në Bosnje dhe Hercegovinë i ka thënë vazhdimisht Radios Evropa e Lirë se vepron brenda juridiksionit të saj, në bashkëpunim me Prokurorinë, në rastet që lidhen me shkuarjet e qytetarëve në fushëbeteja të huaja.

“Për shkak të ndjeshmërisë dhe nivelit të sekretit, nuk mund të ndajmë më shumë informacion”, është përgjigjja e përgjithshme e kësaj agjencie.

Ngjashëm u përgjigj për REL-in edhe Prokuroria e Shtetit, ku Departamenti i Terrorizmit punon në rastet që përfshijnë pjesëmarrjen e qytetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës në fushëbetejat e huaja./REL

negjo paniçi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet