LIVE UPDATES
Bota

Opozita në Kosovë kërkon zgjedhje të reja: Qeveria është e paaftë për të udhëhequr vendin

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, tha se qeveria aktuale ka dëshmuar se nuk është e aftë ta udhëheq vendin.

29 Prill 2023, 20:11 Nga I.A

Opozita në Kosovë kërkon zgjedhje të reja: Qeveria

KOSOVË- Dy vjet pas marrjes së mandatit të Qeverisë së Kosovës drejtuar nga kryeministri Kurti, partitë opozitare po kërkojnë zgjedhje të reja. Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, tha se qeveria aktuale ka dëshmuar se nuk është e aftë ta udhëheq vendin.

RTV21 shkruan se deputeti i LDK-së Driton Selmanaj thotë se qeveria e drejtuar nga kryeministri Kurti, ka stagnuar në proceset politike dhe se zgjedhjet e reja janë zgjidhje për të dalë nga kjo situatë.

Gjithmonë kur vendimet e mëdha nuk merren, gjithmonë kur ka stagnim të proceseve politike. Kur kemi problem të funksionimit të Kuvendit normalisht që zgjedhjet janë gjithmonë opsion. Çdo ditë e më shumë sikur po tregohet që kjo qeveri s’është e vendimeve të mëdha as e punëve të mëdha dhe tash. Gradualisht po pjekën kushtet që Kosova dhe demokracia kushtetuese, ndoshta ka  nevojë që të apdejtohet pak…”, tha Selmanaj.

Se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja e thotë edhe AAK-ja. Deputeti, Pal Lekaj thotë se kësaj qeverie duhet t’i vijë fundi.

Kjo qeveri na del të jetë mashtrimi më i madh. Përveç që ka treguar paaftësi totale, e ka humbur edhe kauzën e saj morale në luftën kundër korrupsionit, e mos të flasim për deformim total të qëndrimeve politike e diplomatike. Nuk është këtu as zotimi e as besimi i madh qytetar që ka mandatuar këtë qeveri. Stagnimi politik, ekonomik, e degradimi në çdo sferë tjetër sociale, është sinjal që kësaj qeverie të paaftë e të kompromituar, duhet t’i vije fundi”, tha Lekaj.

Televizioni gjatë ditës kontaktoi me deputetë të partisë në pushtet, por ata nuk pranuan të flasin për këtë çështje. Megjithëse vlerëson se ka arsye që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, analisti politik, Albinot Maloku nuk sheh se aktualisht ka mundësi për një gjë të tillë. Sipas tij, opozita nuk është serioze sa duhet në kërkesë  e saj për zgjedhje të reja.

“Së pari duhet thënë që qeveria në mandatin aktual nuk është se mbahet në mend për ndonjë veprim për t’u veçuar. Për pasojë, sipas rrethanave aktuale, do të duhej të kishte zgjedhje. Mirëpo nuk shoh seriozitet të mirëfilltë nga ana e opozitës që ata më të vërtetë e duan këtë proces për faktin se gjatë kësaj periudhe dy vjeçare kanë qenë impotentë për qasjen e tyre pre opozitarëve… Nuk mendoj se tani për tani jemi në një fazë që do të ketë proces zgjedhor”, deklaroi Maloku.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e para dy viteve mori mbi 50% të votave, ndërkohë që të gjitha partitë politike në opozitë aktualisht nuk kanë numër të  mjaftueshëm të deputetëve për të bërë ndryshime në qeverisjen aktuale.

qeveria e kosoves driton selmanaj memli krasniqi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet