LIVE UPDATES
Bota

Gratë afgane protestojnë kundër njohjes ndërkombëtare të qeverisë talibane

Që kur talibanët u rikthyen në pushtet në vitin 2021, protestuesit që shprehin kundërshtimin kundër kufizimeve të të drejtave të grave në Afganistan janë rrahur ose ndaluar dhe forcat e sigurisë kanë qëlluar në ajër për të shpërndarë disa tubime.

29 Prill 2023, 15:59 Nga I.A
Gratë afgane protestojnë kundër njohjes ndërkombëtare
Gratë afgane

AFGANISTAN- Gratë afgane protestuan në Kabul të shtunën për të nxitur vendet e huaja që të mos e njohin zyrtarisht qeverinë talibane përpara një samiti të Kombeve të Bashkuara (OKB), javën e ardhshme.

Që kur talibanët u rikthyen në pushtet në vitin 2021, protestuesit që shprehin kundërshtimin kundër kufizimeve të të drejtave të grave në Afganistan janë rrahur ose ndaluar dhe forcat e sigurisë kanë qëlluar në ajër për të shpërndarë disa tubime.

Por, grupe të vogla grash kanë vazhduar të organizojnë tubime sporadike.

Të shtunën, rreth 25 gra marshuan nëpër një zonë rezidenciale në kryeqytetin afgan përpara një samiti në Doha të Katarit ku OKB-ja thotë se do të diskutojë një "rrugë të qëndrueshme përpara" për Afganistanin.

"Njohja e Talibanëve - shkelje e të drejtave të grave," brohoritën gratë gjatë marshimit, i cili zgjati jo më shumë se 10 minuta dhe kaloi pa u përplasur me forcat e sigurisë.

Thirrjet e tjera përfshinin "Populli afgan, peng i talibanëve" dhe "Ne do të luftojmë, do të vdesim, do të marrim të drejtat tona".

Asnjë shtet nuk e ka pranuar ende qeverinë si legjitime që kur talibanët u kthyen në pushtet pas një tërheqjeje nga Afganistani të forcave amerikane në vitin 2021.

Një qeverie të mëparshme talibane që sundoi nga viti 1996 deri në 2001 iu dha njohja formale vetëm nga tre shtete: Pakistani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite.

Diplomatët, OJQ-të dhe agjencitë e ndihmës janë aktualisht thellësisht të ndarë mbi këtë çështje.

Disa besojnë se komuniteti ndërkombëtar mund t'i bindë talibanët që të kthejë të drejtat që ua ka marrë grave, duke penguar perspektivën e njohjes.

Të tjerë thonë se edhe diskutimi i saj u jep talibanëve njëfarë legjitimiteti në një kohë kur ata po i largojnë gratë nga jeta publike.

Javën e kaluar, Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e OKB-së, Amina Mohammed tha se në takimin e Dohas që fillon të hënën mund të diskutohen "hapat e vegjël" në rrugën drejt njohjes, megjithëse me kushte.

"Ka disa që besojnë se kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Ka të tjerë që thonë, mirë, duhet të ndodhë," tha Mohammed në një fjalim në Universitetin Princeton.

OKB-ja ka njoftuar se “autoritetet de facto” të Afganistanit nuk janë ftuar në konferencën e Dohas.

"Njohja nuk është një çështje," tha të premten një zëdhënës i OKB-së.

Protestuesja Shamail Tawana Nasiri, 26 vjeç, i tha AFP-së se çdo diskutim për njohjen formale "do t'i japë talibanëve motivim".

"Për ata prej nesh që jemi të shtypur dhe të drejtat tona janë larguar, kjo rrit shqetësimet tona”, tha ajo.

Marrë nga REL

amina mohammed

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet