LIVE UPDATES
Bota

Pse kundërofensiva eventuale e Ukrainës mund të shënojë momentin më të rëndësishëm të luftës

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se një kundërofensivë nga ana e tyre është shumë e rëndësishme.Mirëpo ajo çfarë dihet, sipas vlerësimeve të Perëndimit, është se ofensiva do të jetë e madhe, dhe shumë më e komplikuar sesa përpjekjet paraprake të Ukrainës, prej nisjes së luftës së Rusisë më 24 shkurt 2022. Për këtë arsye, aleatët perëndimorë të Kievit, janë duke bërë parashikime me rezervë.

29 Prill 2023, 18:17 Nga f.i
Pse kundërofensiva eventuale e Ukrainës mund të shënojë
Foto ilustruese

UKRAINË- Në vjeshtën e vitit të kaluar, Ukraina e ka rishkruar historinë e luftës së Rusisë në territorin e saj. Dhe kjo mund të mos jetë hera e parë, nëse gjërat shkojnë në të mirë të Ukrainës, në javët në vijim. Më 1 tetor 2022, Rusia është larguar nga Limani, i cili gjendet në rajonin e Donjeckut duke ua lënë qytetin forcave ukrainase, të cilat për dy muaj kundërofensivë, kanë arritur të rikthejnë kontrollin e dhjetëra vendbanimeve, dhe kanë vënë në pah problemet operacionale të ushtrisë së Rusisë.

Ky sukses e ka shokuar Rusinë dhe i ka befasuar shumë vëzhgues perëndimorë. Tani, pas një dimri të gjatë, përgjatë së cilit Rusia nuk ka arritur të rikthejë momentumin, si Moska, ashtu edhe Kievi, janë në përgatitje të kundërofensivave. Zyrtarët ukrainas kanë thënë se një kundërofensivë nga ana e tyre është shumë e rëndësishme.

Në një mënyrë apo tjetër, do të shënojë pikë kthese në luftë. Por, ende nuk dihet se kur mund të nisë. Pranvera e vonë dhe me shumë reshje në Ukrainë, e cila i bën të pakalueshme shumë fusha e pyje, mund të jetë përcaktuese në përgatitje. Mirëpo ajo çfarë dihet, sipas vlerësimeve të Perëndimit, është se ofensiva do të jetë e madhe, dhe shumë më e komplikuar sesa përpjekjet paraprake të Ukrainës, prej nisjes së luftës së Rusisë më 24 shkurt 2022. Për këtë arsye, aleatët perëndimorë të Kievit, janë duke bërë parashikime me rezervë.

“Nëse dëshironi ta shihni realitetin në fushëbetejë, ne kemi një ngërç ushtarak dhe zvarritje të luftës. Kjo ofensivë, e cila me siguri do të nisë pas përfundimit të ‘periudhës së baltës’, është e domosdoshme në aspektin politik, por edhe atë ushtarak”, ka thënë Erich Vad, gjeneral ushtarak gjerman, dhe ish-këshilltar ushtarak i ish-kancelares gjermane, Angela Merkel.

“Mirëpo në fund, ka pak mundësi që ofensiva të ndryshojë situatën e përgjithshme ushtarake, për shkak të superioritetit numerik të Rusisë, dhe përshkallëzimit të dominimit të saj”.

“Ndoshta ukrainasit do të na befasojnë”, ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Ata na kanë befasuar prej fillimit. Askush nuk e ka besuar se ata mund të luftojnë kundër superioritetit rus për një vit”.

Ukrainasit janë zakonisht të padurueshëm kur bëhet fjalë për largimin e rusëve jashtë shtetit të tyre”, ka thënë Lawrence Freedman, profesor për studime të luftës në Kolegjin King të Londrës, në një analizë të publikuar më 16 prill.

“Mirëpo tani që pranvera erdhi, ekzistojnë dilema nëse ata vërtet janë gati për luftë të madhe kundër pushtuesve rusë”.

Forcat ukrainase janë pajisur me armë të reja, kanë formuar 12 brigada të reja, tri të katërtat e të cilave janë trajnuar nga zyrtarë amerikanë dhe ata të NATO-s. Njësitet më të reja të Ukrainës, plus njësitet e saj të rregullta dhe të parregullta, do të nisin kundërofensivën me armë që kanë vlerën e mbi 32 miliardë dollarëve. Armët i janë ndarë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë. Në mesin e armëve amerikane që i janë ndarë Ukrainës, janë edhe armët e llojit Stryker, Bradley dhe HIMARS.

Ukrainasit kanë edhe raketa amerikane Patriot, derisa tanket Abrams M1, nuk pritet të arrijnë në kohë për ofensivën pranverore. Armë tjera të avancuara që tani zotërojnë ukrainasit janë edhe tanket gjermane Leopard 2, tanket britanike, Challanger, dhe pajisjet franceze, AMX-10.

Komandanti amerikan për forcat evropiane, gjenerali Christopher Cavoli, u ka thënë deputetëve amerikanë, më 26 prill, se “98 për qind” e pajisjeve luftarake, të cilat i ka ndarë NATO-ja për Ukrainën, tashmë kanë arritur në territorin ukrainas.

“Jam optimist që mes këtij viti, dhe të ardhshmit, Ukraina do të vazhdojë ta ketë momentumin”, ka thënë Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, për gazetarët në Uashington, javën e kaluar.

“Po ashtu, mendoj që duhet të jemi realistë. Nuk do të ekzistoj ndonjë moment magjik se kur do të gjunjëzohet Rusia”.

Pavarësisht armëve të rënda që zotëron, Ukrainës janë duke i munguar armë tjera të rëndësishme: pajisjet e modelit të traktorëve për të pastruar tokën nga minat, apo pajisje për të krijuar ura të përkohshme për parakalim të armëve të rënda.

Rusët e gëzojnë ende avantazhin numerik, dhe ato e gëzojnë edhe dominimin në fushëbetejë”, ka thënë Vad.

“Dhe ata tani janë në pozicion shumë të fuqishëm. Nëse njëra palë synon të kryejnë sulm, ajo duhet të ketë superioritet në fushëbetejë me numër tre deri në pesë herë më të madh të ushtarëve. Nuk ka dyshim për natyrën komplekse të operacioneve të tilla”, ka thënë Mick Ryan, gjeneral i pensionuar australian, në një shkrim të publikuar këtë muaj.

\Në të vërtetë, nuk ekziston asnjë përpjekje ushtarake që është më e vështirë për t’u planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar, sesa tejkalimi i pengesave të armëve të kombinuara. Fitore modeste territoriale."
Për arsye të qarta, data dhe vendi i nisjes së kundërofensivës ukrainase është duke u mbajtur sekret.

Situatën e ka komplikuar edhe më shumë rrjedhja e informacioneve të klasifikuara nga Pentagoni, të cilat janë publikuar më herët gjatë këtij viti në platformën për lojëra Discord.

Në mesin e dokumenteve, është parë edhe një ku thuhet se Shtëpia e Bardhë i ka dyshimet e veta se sa e suksesshme do të jetë kundërofensiva ukrainase, pasi mund të rezultojë me “fitore modeste territoriale”. Shumë vëzhgues perëndimorë dhe ekspertë ushtarakë e kanë përmendur rajonin e Zaporizhjës, rreth 500 kilometra në juglindje të Kievit, si një prej lokacioneve të mundshme për nisje të sulmit.

Një nisje e suksesshme e kundërofensivës do të mundësonte depërtim në qytetin e Melitopolit, apo portit Berdjansk, dhe ashtu do ta kërcënonte “urën tokësore” – korridorin që Rusia e ka përdorur për të furnizuar trupat e saj në perëndim, në rajonin e Hersonit, dhe në Krime, gadishullin ukrainas, të cilin e ka pushtuar Rusia prej vitit 2014.

Si mundësi tjetër për kundërofensivë përmenden edhe rajonet e Donjeckut, ose Luhanskut, ku forcat ruse kanë pësuar humbje të mëdha në muajt e fundit. Synimet e Putinit për të shtypur ukrainasit, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë Nevoja e Ukrainës për të arritur sukses buron edhe prej faktit se lufta e Rusisë në Ukrainë – tani në muajin e 15-të – është kthyer në një luftë të zvarritur. Mbrojtja perëndimore dhe inteligjenca vlerësojnë se Rusia është përballur me mbi 200.000 ushtarë të vrarë ose të plagosur.

Të dhënat për Ukrainën nuk dihen, ndonëse në letrat që kanë rrjedhë nga Pentagoni, besohet se ky shtet ka regjistruar rreth 120.000 të vrarë ose të plagosur. Ndërkohë, të dyja palët po tentojnë t’i forcojnë ushtritë. Në mobilizimin e prezantuar në shtator të vitit të kaluar, Rusia ka mbledhur rreth 300.000 trupa ushtarake shtesë, për t’i angazhuar në Ukrainë.

Grupi mercenar rus, Wagner, ka dërguar, po ashtu, mijëra ushtarë në fushëbetejë; shumica prej tyre janë ushtarë që janë rekrutuar prej muajve të verës. Rusia është duke realizuar edhe një fushatë të re rekrutimi dhe e ka modernizuar sistemin e mobilizimit, për të shtypur tentimet e rusëve që t’iu ikin thirrjeve.

Ende nuk është e qartë sa trupa ka mbledhur, mirëpo zyrtarët rusë shpresojnë se shifrat do të arrijnë në 400.000. Në anën tjetër, shumë prej pjesëtarëve të ushtrisë ukrainase besohet se janë shumë të lodhur. Ukraina e ka urdhëruar një mobilizim kombëtar prej nisjes së luftës, dhe e ka krijuar më vonë një rrjet të brigadave sulmuese, të quajtura Garda e Ofensivës, nën Ministrinë e Brendshme, për të rritur numrin e njësiteve të trajnuara nga NATO-ja.

“Në total, ne kemi trajnuar dhe kemi pajisur më shumë se nëntë brigade të reja ukrainase. Kjo e bën Ukrainën që të ketë pozicion më të fortë, në përpjekjet për të rikthyer territorin e pushtuar”, ka thënë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenerg, më 27 prill.

Mirëpo presidenti rus, Vladimir Putin, beson se e ka kohën dhe të gjitha burimet për të mposhtur Ukrainën dhe mbështetësit e saj perëndimorë.

Putini “ende beson se koha do të ecë në të mirë të tij… që ai mund të mposhtë ukrainasit, Shtetet e Bashkuara, dhe aleatët perëndimorë, pasi Ukraina i intereson më shumë atij, sesa neve”, ka thënë shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) William Burns, në disa diskutime në Universitetin A&M të Teksasit.

“Mirëpo, ukrainasit janë goxha të vendosur. E kam mësuar viteve të fundit, që kapaciteti i tyre nuk duhet nënvlerësuar”, ka thënë Burns.

Përderisa ofensiva e re është në ardhje, ukrainasit mund të jenë duke u përforcuar edhe më shumë, ka thënë Vad.

“Sa më gjatë që presin ukrainasit për ofensivën e tyre, aq më shumë ata mund të sigurojnë armë nga Perëndimi”, ka thënë ai.

“Ata duhet të tregojnë se janë efikasë”
Mirëpo, zvarritja në fushëbetejë mund të jetë edhe në të mirë të Rusisë, pasi disa vende perëndimore, përfshirë Francën, janë duke bërë thirrje për armëpushim, apo negociata për paqe.

Në Shtetet e Bashkuara, sondazhet e opinionit publik tregojnë për ulje të entuziazmit të armatimit të Ukrainës dhe rritje të numrit të ligjvënësve që bëjnë thirrje për ndalje të furnizimeve ushtarake.

“Nga pikëpamja politike, ofensiva është e rëndësishme për t’iu treguar aleatëve perëndimorë që forcat ukrainase janë operacionale, se ato mund të luftojnë rusët, dhe të ndryshojnë situatën ushtarake”, ka thënë Vad.

Liderët civilë dhe ata ushtarakë të Ukrainës, kanë thënë publikisht se synojnë të rikthejnë të gjithë tokën ukrainase që është në kontrollin rus.

“Fitorja për ukrainasit nënkupton çlirim të të gjithë territorit, përfshirë Krimenë”, ka thënë David Silbey, historian ushtarak në Universitetin Cornell, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Duke marrë parasysh retorikën e Zelenskyt, është e vështirë t’i premtohet më pak popullit ukrainas në këtë pikë”.

Tani për tani, pak vëzhgues e shohin të realizueshëm këtë premtim. Dhe nëse Ukraina nuk arrin të rikthejë kontrollin e një pjese të madhe të territorit, apo nuk i shkakton dëme të mëdha ushtrisë ruse, liderët perëndimorë ka mundësi që ta shtyjnë Qeverinë e Zelenskyt që të jetë e hapur për negociata me Moskën.

“Ajo çfarë i duhet Ukrainës është paqja, jo një luftë e zvarritur kundër një shteti armik, lideri i të cilit nuk brengoset fort se edhe sa jetë të ushtarëve do të sakrifikojë”, ka thënë Stephen Walt, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Harvadit.

Ideja e bërjes së koncesioneve me Rusinë, ia rrit presionin Ukrainës për një kundërofensivë të suksesshme.

“Ukrainasit, jo vetëm që duhet të demonstrojnë fitore vendimtare kundër rusëve, ata edhe duhet të tregojnë se janë duke përdorur armët e ofruara në mënyrë efikase”, ka shkruar Ryan.

“Ukrainasit e kuptojnë që kundërofensiva në ardhje duhet t’ia dëshmojë Perëndimit që ia ka vlejtur mbështetja për Ukrainën dhe se me ofrimin e mëtutjeshëm të ndihmës ushtarake, ata edhe do të mund ta mposhtin Rusinë”./REL

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet