LIVE UPDATES
Bota

Opozita në Gjeorgji denoncon manipulimin e zgjedhjeve, fillon protestat

Opozita denoncoi shkeljet në zgjedhje dhe e quajti rezultatin një dhuratë për partinë në pushtet që dëshiron afrimin me Moskën, ndërsa pritet tashmë të vihen në pikëpyetje aspiratat e vendit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

28 Tetor 2024, 16:53 Nga N.F
Opozita në Gjeorgji denoncon manipulimin e zgjedhjeve, fillon protestat
Foto ilustruese

GJEORGJI- Opozita në Gjeorgji filloi sot protestat pasi Komisioni Zgjedhor nxori fitues të zgjedhjeve të përgjithshme partinë në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane. Opozita denoncoi shkeljet në zgjedhje dhe e quajti rezultatin një dhuratë për partinë në pushtet që dëshiron afrimin me Moskën, ndërsa pritet tashmë të vihen në pikëpyetje aspiratat e vendit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Opozita gjeorgjiane u bëri thirrje mbështetësve për të protestuar ndaj asaj që e konsiderojnë një fitore të dhuruar partisë në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane. Duke folur përkrah udhëheqësve opozitarë në pallatin presidencial, Presidentja Salome Zourabichvili e quajti rezultatin “krejtësisht të falsifikuar”.

Sipas rezultateve paraprake, partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane kryeson me 53.9% të votave, ndërsa Koalicion për Ndryshim ka 11.3% të votave, Lëvizja për Unitet Kombëtar 9.83% të votave dhe Gjeorgjia e Fortë 10.1%. Partitë e tjera morën gjithashtu përqindje të vogla.

Të dielën kanalet lokale televizive shfaqën pamje të përplasjeve fizike pranë një qendre votimi në kryeqytetin Tbilisi, për të cilat thanë se u provokuan nga partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane, përfaqësuesit e së cilës mohuan të kenë qenë të përfshirë.

Ndërkohë, rreth një orë larg kryeqytetit, një burrë u filmua duke mbushur kutitë me vota. Pamjet kaotike shoqëruan zgjedhjet ku gjeorgjianët vendosnin për të ardhmen e vendit të tyre. Në thelb ata votuan nëse vendi duhet të përqafojë Perëndimin dhe Bashkimin Evropian, apo nëse duhet të zhvendosej më pranë Moskës. Fitorja e partisë në pushtet konsolidon kontrollin e saj mbi të ardhmen politike të vendit tashmë të polarizuar.

Fitorja është kaq mbresëlënëse dhe e dukshme. Çdo përpjekje për të folur për manipulim, në kushtet e zgjedhjeve elektronike dhe një mjedisi të paprecedent parazgjedhor, është i destinuar të dështojë”, tha Kryeministri Irakli Kobakhidze.

Grupet opozitare denoncuan shkeljet.

Jemi të revoltuar me atë që guxoi të paraqesë Komisioni Qendror Zgjedhor. Rezultatet e shpallura nuk reflektojnë vullnetin e popullit gjeorgjian. Këto shifra të dala si rezultat i zgjedhjeve të mbajtura me një sfond të gjerë frikësimi, mashtrimi dhe rryshfeti, për t’iu kundërvënë zgjedhjeve historike dhe tanishme për popullin gjeorgjian”, tha Ana Dolidze, udhëheqëse e koalicionit “Gjeorgjia e Fortë”.

Në epiqendër të debatit gjendet miliarderi dhe themeluesi i partisë “Ëndrra Gjeorgjiane”, Bizdina Ivanishvili. Ai e ngriti pasurinë e tij në Rusi, por akuzon kundërshtarët e tij politikë se punojnë për fuqi të huaja.

Ose do të zgjedhim një qeveri që t’ju shërbejë juve, popullit gjeorgjian, shoqërisë gjeorgjiane, atdheut tonë... ose, do të zgjedhim agjentë të një vendi të huaj që përmbushin vetëm kërkesat e një vendi të huaj”, tha zoti Ivanishvili.

Vëzhguesit evropianë ngritën pikëpyetje për procesin zgjedhor, si evidencë e hapave pas për demokracinë në Gjeorgji.

Ekipet tona të Parlamentit Evropian vërejtën në disa zona tension të lartë, konfuzion dhe kaos. Në një rast pati mbushje të kutive, sulme fizike ndaj vëzhguesve që përpiqeshin t’i raportonin shkeljet. Vëzhguesit dhe mediat nxirreshin nga qendrat e votimit. Ankimimet e vëzhguesve janë grisur. Votuesit janë frikësuar brenda dhe jashtë qendrave të votimit... Për më tepër, nuk u garantua gjithnjë fshehtësia e votës”, tha Antonio Lopez-Isturiz White, drejtues i delegacionit të Parlamentit Evropian.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken vuri në dukje se procesi zgjedhor në Gjeorgji u dëmtua nga keqpërdorimi i burimeve publike, nga blerja e votës dhe frikësimi i votuesve. Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një hetim të plotë të të gjitha raportimeve për shkelje zgjedhore.

Zyrtarë të lartë perëndimorë, si përfaqësuesi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe ministrat e jashtëm të disa vendeve të BE-së, si Gjermania, Norvegjia, Letonia, Polonia, Franca dhe Suedia po ashtu u bënë thirrje autoriteteve gjeorgjiane të hetojnë parregullsitë në zgjedhje.

Nëse rezultati zgjedhor qëndron, partia Ëndrra Gjeorgjiane do të ketë shumicën parlamentare, duke vendosur kështu në rrezik aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ëndrra Gjeorgjiane miratoi këtë vit ligje të ngjashme me ato të Rusisë, për shtypjen e fjalës së lirë dhe shkaktoi protesta në rrugët e vendit./VOA

opozita në gjeorgji protesta ne shba zgjedhjet ne gjeorgji

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!