LIVE UPDATES
Bota

Oktoberfest 2025 – Hapet festa me çmime rekord të birrës

Në Wiesn 2025 (Livadhin Theresienwiese bavarezët shkurt e quajnë Wiesn) një litër birrë kushton tani 15 euro. Pavarësisht çmimit rekord në festën e birrës, Oktoberfest 2025 në Mynih, shiten miliona kriklla birrë.

21 Shtator 2025, 09:24 Nga I.A

Oktoberfest 2025 – Hapet festa me çmime rekord të birrës

Festa e birrës në 190 vjetorin e saj zhvillohet nga 19 shtatori deri më 5 tetor në parkun e Mynihut  Theresienwiese. Që nga fundi i qershorit kanë nisur të ndërtohen çadrat dhe të vendosen tavolinat për hapjen e rubinetit të fuçisë së parë të birrës në festë me shprehjen legjendare nga kryebashkiaku i Mynihut  "O'zapft is!". Oktoberfest e Mynihut konsiderohet si festa më e madhe popullore në botë.

Pjesa më e madhe e gjashtë deri shtatë milionë vizitorëve që priten vijnë nga Gjermania, më me preferencë e kanë këtë festë bavarezët. Po ashtu festa frekuentohet edhe nga vizitorë nga vende si SHBA-ja, Italia, Britania e Madhe, Austria, Polonia, Franca, Zvicra, Spanja, Holanda dhe që nga viti 2024 në Oktoberfestpo vijnë gjithnjë e më shumë edhe vizitorë nga India.

Rekord: Një krikëll birrë për 15 euro

Pyetja më e rëndësishme që shtrohet çdo vit është: Sa kushton birra? Ndryshe nga viti i kaluar, një krikëll një litërshe kushton sivjet 15 euro ndonjëherë edhe më shumë. 15,80 euro nëpër birrari. Vetëm pak lokale e ofrojnë litrin për 15 euro.

Ndonëse kryeqyteti i Bavarisë, Mynihu, është organizatori i festës së birrës, çmimet në fakt i negociojnë gastronomët e qytetit ndërmjet tyre. Por që çmimet të mos i kalojnë kufijtë e fantazive qyteti ruan kontrollin ndaj zhvillimit të çmimeve. Pavarësisht se sa e shtrenjtë është birra, gjatë Oktoberfest çdo vit konsumohen rreth 7 milionë krikëlla një litërshe. 

14 çadra të mëdha dhe 21 të vogla vendosen në Oktoberfest, ku ofrohen programe të ndryshme argëtuese, Në eventin "Oide Wiesn" janë instaluar shtesë edhe tri çadra feste. Këto çadra me përmasa të mëdha kanë kapacitet për mesatarisht 6000 vetë, ndërsa më të voglat ofrojnë hapësirë për deri në 3000 vetë.

Në Oide Wiesn është një kompartament i veçantë në parkun Theresienwiese, ku tradicionalisht interpretohet muzikë klasike me instrumente fryme.

Koncepte funksionuese për sigurinë

Siguria ka prioritet të lartë në evente të përmasave të tilla. Çdo vit Oktoberfest punon me koncepte të reja të përmirësuara të sigurisë. Kjo mirëpritet nga publiku. Të gjithë e vlerësojnë këtë dhe vizitorët janë bashkëpunues duke mos u bezdisur nga kontrollet, përkundrazi ata falenderojnë forcat e rendit, sepse duan të festojnë të sigurtë në parkun Ëiesn, që këto ditë i dedikohet tërësisht birrës dhe argëtimit.

Pak histori

Për herë të parë kjo festë është zhvilluar në vitin 1810, por asokohe çdo gjë ishte ndryshe. Princi i kurorës së Bavarisë, Ludvig u martua me Princeshën Therese të Saskoni - Hildburghausen-it. Me këtë rast u organizua më 17 tetor një garë e madhe vrapimi me kuaj në një livadh të madh në hyrje të Mynihut.

50 mijë vizitorë festonin të gëzuar duke brohoritur në tetor të vitit 1810 martesën aristokratike.Festa e parë eTetorit, siç u quajt në këtë kohë, ishte një sukses i madh që shpejt u vendos  të zhvillohej përsëri vitin e ardhshëm. Në vitin e dytë të kësaj feste, fshatarët bavarezë prezantuan edhe prodhimet e tyre. Për përzgjedhjen e tyre vendosej në panairet blegtorale./DW

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj