LIVE UPDATES
Bota

"Oksfordi dhe Kembrixhi janë shumë të vegjël!" Analiza: Lidhja e qyteteve dhe nxitja e rritjes së tyre mund të fuqizojë ekonominë e Britanisë

Lidhja e qyteteve dhe nxitja e rritjes së tyre mund të fuqizojë ekonominë e Britanisë, shkruan The Economist.

11 Maj 2025, 08:02 Nga M.B
"Oksfordi dhe Kembrixhi janë shumë të vegjël!"
Foto ilustruese

BRITANI- Pak javë më parë, pak njerëz kishin dëgjuar për Tempsford, një fshat i përgjumur me 600 banorë në periferi të qytetit Bedfordshire. Ky fshat ndodhet në kryqëzimin e linjës kryesore hekurudhore të East Coast, e cila kalon midis Londrës dhe Edinburgut, dhe një hekurudhe që është propozuar të lidhë Oksfordin me Kembrixhin.

Kjo vendndodhje e bën fshatin një zonë të përsosur për një qytet të ri dhe stacion hekurudhor, siç kanë vënë në dukje dy studiuesit Kane Emerson dhe Samuel Hughes. Më 29 janar, kancelarja Rachel Reeves njoftoi se së shpejti, Tempsford do të kthehet në një qytet. Ky projekt ishte vetëm një nga të shumtit në axhendën e kancelares së Partisë Laburiste në qeveri.

Në një fjalim ku njoftoi projektet e mëdha, zonja Reeves zbuloi gjithashtu se i kishte nxitur kolegët e kabinetit për të miratuar një pistë të tretë në Aeroportin Heathrow dhe se do të mbështeste punimet e reja rreth Old Trafford, stadiumi i një ekipi futbolli në Mançester. Por më e rëndësishmja, ishte ideja për të kthyer një pjesë të Anglisë Jugqendrore në “Silicon Valley të Europës”.

Plani, i quajtur Harku Oksford-Kembrixh (shih hartën), nuk është i ri. Por ai është një shembull i mirë që nxjerr në pah se çfarë bën mirë Britania dhe çfarë e mban vendin mbrapa. Edhe pse zonja Reeves është përfshirë vonë në këtë projekt, ajo ka shanse më të mira për ta zbatuar se kushdo para saj.

Oksfordi dhe Kembrixhi kanë disa pika të forta. Dy qytetet universitare ia kalojnë shumicës së zonave të tjera në publikimet shkencore dhe aplikimet për patenta. Ata kanë një përqindje të lartë të të diplomuarve të zgjuar dhe të rinj, shumë prej të cilëve duan të ndërtojnë kompanitë e së ardhmes. Këto qytete studentore janë shtëpia e bizneseve të reja të bioteknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale.

Megjithatë, ata nuk kanë arritur dot potencialin e plotë, sepse nuk janë lejuar të rriten. “Rajoni ka arritje shumë të mëdha për nga matjet ‘për frymë’, por jo në një shkallë të përgjithshme”, thotë Rachel Wolf nga Instituti kërkimor Public First. Oksfordi është më i madhi nga të dy; popullsia e tij është ende vetëm 160,000 persona dhe vetëm 35,000 më shumë se sa në vitin 1980. Shtëpitë kushtojnë 14 herë më shumë se paga mesatare, duke e bërë të vështirë punësimin e firmave.

Hapësira laboratorike është një tjetër kufizim i madh në të dy qytetet. Disa zhvillime të reja e kanë lehtësuar presionin, por vendet e reja janë të pakta. Për ta parë konkretisht këtë vetëshkatërrim, merrni parasysh Institutin e Teknologjisë Ellison të Oksfordit, i cili do të jetë një nga inkubatorët më të mëdhenj të kompanive startupeve në Britani kur të hapet në vitin 2027.

Mbështetur nga një fond prej 130 milionë paund (160 milionë dollarë) i mundësuar nga bashkëthemeluesi i firmës Oracle, Larry Ellison, hapësira do të jetë 30,000 metra katrorë së bashku me një zonë për superkompjuterat rreth 3000 metra katrorë. Por planifikimi dhe kufizimet mjedisore e kanë bërë atë “një makth të vërtetë”, thotë Sir John Bell, një imunolog i Oksfordit që drejton projektin. “Agjencia e Mjedisit po merrej me hollësi të kota”.

Është e vështirë të përfytyrohet që zoti Ellison do të përballej me probleme të tilla në Amerikë. Sir John thotë se vendasit në këto qytete të pasura me histori kanë një qëndrim “të vetëkënaqur”. Ata pyesin: “A na nevojitet vërtet një linjë e re hekurudhore?”

Krahasojini ato me Boston, San Diego ose Zonën e Gjirit. Grupet e risisë në këto qytete janë shumë më të mëdha dhe më produktive. Ata përfitojnë nga bashkimi i shumë punëtorëve që mund të shkëmbejnë ide. Megjithëse banesat nuk janë gjithmonë të lira, njerëzit kanë vende për të jetuar dhe bizneset kanë hapësirë për t’u rritur. Një ekosistem i madh nxit ndërmarrjen e rrezikut. Nëse një kompani dështon, njerëzit shpejt gjejnë një tjetër. PBB-ja e zonës metropolitane të Bostonit është pothuajse dhjetë herë më e madhe se ajo e Oksfordit dhe Kembrixhit së bashku.

Zonja Reeves shpreson të imitojë këto suksese. Silicon Valley dhe Tempsford mund të duken si dy botë krejt të ndryshme, por ideja nuk është jorealiste. Përveç Oksfordit dhe Kembrixhit, qyteza Milton Keynes aty afër është një qendër gjithnjë e më popullore për kompanitë e teknologjisë dhe të mbrojtjes. Të tre qytetet janë gjithashtu të lidhura me Londrën, ende një qendër globale për shërbimet financiare.

Sipas parashikimeve nga kompania Public First, qytetet Oksford, Kembrixh dhe Milton Keynes mund të kontribuojnë në ekonominë e vendit me 14 miliardë paund (18 miliardë dollarë) shtesë në vit, deri në vitin 2035, nëse qytetet do të tërhiqnin më shumë punëtorë të kualifikuar dhe shpenzime më të larta për kërkim dhe zhvillim.

Kancelarja është përqendruar në dy probleme të mëdha që kanë penguar përparimin. Njëri është transporti. Oksfordi dhe Kembrixhi janë vetëm 66 milje (106 kilometra) larg njëri-tjetrit, por duhen dy orë e gjysmë për të bërë udhëtimin me tren, nëpërmjet Londrës, dhe një kohë e ngjashme nëpër rrugët lokale të pashtruara mirë.

Një plan për një karrexhatë të dyfishtë u anulua në vitin 2021. Zonja Reeves thotë se ajo do të mbështesë hekurudhat lindje-perëndim, duke përfshirë stacionin në Tempsford. Trenat e parë do të vihen në funksion deri në vitin 2035. Në rishikimin e shpenzimeve këtë verë, pritet të mundësohen rreth 7 miliardë paund për projektin, i cili përfshin përmirësime dhe rrugë të reja. Kjo do të shqetësojë disa deputetë laburistë, të cilët pa dyshim do të argumentojnë se fondet duhej të kishin shkuar më larg në veri, në vende si Leeds.

Problemi tjetër është strehimi. Zonja Reeves ka paraqitur një “skemë zonimi”, e cila do të mbështeste ndërtimin e shtëpive dhe të hekurudhave. Nëse projektohet mirë, kjo mund të çojë në një rritje të sektorit të ndërtimit.Michael Gove, ministri konservator që drejtonte Harkun Oksford-Kembrixh deri në zgjedhjet e fundit, argumenton se densifikimi i Oksfordit dhe Kembrixhit është gjithashtu me rëndësi jetike.

Ata janë penguar për dekada nga zonat e gjelbra të mbrojtura ndërsa protestuesit kundër ndërtimeve të reja kanë bllokuar infrastrukturën. Zonja Reeves ka miratuar rezervuarë të rinj që u shërbejnë të dy qyteteve. Për të rritur ndërtimin brenda kufijve të qytetit, asaj i duhet të punojë me korporatat e zhvillimit, thotë zoti Gove.

Ka sfida të tjera. Grupi Oxbridge do të ketë nevojë për punëtorë të kualifikuar, një nevojë që mund të bjerë ndesh me planin e qeverisë për të ulur emigracionin. Një tjetër pengesë është mungesa e qasjes në kapitalin e rritjes. Shumë kompani startup mendojnë se qeveria duhet të bëjë më shumë përpjekje për investime. Zonja Reeves nuk i ka ende të gjitha përgjigjet. Por laburistët janë në pozicionin e duhur për të ndërtuar Harkun Oksford-Kembrixh, sepse nuk është aq e varur nga votuesit që kundërshtojnë shtëpitë dhe infrastrukturën.

“Politika është shumë më e lehtë”, thotë zonja Wolf, e cila më parë ishte një këshilltare e konservatorëve. “Laburistët nuk e kanë aq problem dërgimin e vinçave të ndërtimit në zonat rurale”./ The Economist

oxford kembrixh

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez