LIVE UPDATES
Bota

OKB: Qindra mijëra afganë detyrohen të largohen nga Irani

Lufta 12-ditëshe e Iranit me Izraelin në mes të qershorit thuhet se ka kontribuar në largimet, me mediat shtetërore iraniane dhe përdorues të rrjeteve sociale që pretendojnë se një numër i pacaktuar shtetasish afganë janë arrestuar nën dyshime për spiunazh për Izraelin.

6 Korrik 2025, 19:38 Nga r.ll
OKB: Qindra mijëra afganë detyrohen të largohen nga Irani
foto ilustruese

IRAN- Qindra mijëra afganë janë larguar nga Irani javët e fundit, pasi Teherani u dha afat deri më 6 korrik më shumë se katër milionë imigrantëve afganë pa dokumente për ta lënë vendin, thanë Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare, duke ngritur alarmin për mungesën e theksuar të fondeve për t’i ndihmuar të kthyerit.

Më shumë se 256.000 afganë janë kthyer në vendin e tyre nga Irani vetëm gjatë qershorit, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM). Agjencia tha se rritja e madhe e numrit të të riatdhesuarve po e bën të vështirë për IOM-in dhe partnerët për të ofruar ndihmë.

Këto organizata arrijnë t’i ndihmojnë vetëm te 10 për qind të atyre që kanë nevojë. Irani thotë se i strehon më shumë se 6 milionë afganë, shumë prej të cilëve jetojnë atje pa status të ligjshëm. Shumë imigrantë afganë pretendojnë se përballen me diskriminim të rregullt në Iran. Disa media iraniane kanë raportuar se edhe afganët me viza të vlefshme janë dëbuar me forcë gjatë valës së fundit të dëbimeve.

Lufta 12-ditëshe e Iranit me Izraelin në mes të qershorit thuhet se ka kontribuar në largimet, me mediat shtetërore iraniane dhe përdorues të rrjeteve sociale që pretendojnë se një numër i pacaktuar shtetasish afganë janë arrestuar nën dyshime për spiunazh për Izraelin.

Richard Bennett, raportuesi i posaçëm i OKB-së për të drejtat e njeriut në Afganistan, tha në platformën X më 5 korrik se “qindra” afganë dhe pjesëtarë të pakicave të tjera etnike dhe fetare janë ndaluar dhe “akuzuar për spiunazh”.

Bennett gjithashtu shprehu shqetësim për atë që e përshkroi si “etiketimin e afganëve [dhe] komuniteteve pakicë si tradhtarë” nga mediat iraniane.

Disa imigrantë që jetojnë në Iran i thanë Radios Evropa e Lirë se afganët e arrestuar për akuza spiunazhi janë keqtrajtuar në paraburgim dhe më pas janë dëbuar në Afganistan, pavarësisht se kishin leje qëndrimi dhe dokumentacion të vlefshëm.

Një i ri afgan që jeton në Teheran i tha REL-it se babai i tij u arrestua dhe u keqtrajtua nga policia iraniane për një akuzë të rrejshme për spiunazh.

“Babai im u arrestua dhe u torturua për akuza spiunazhi”, tha ai në kushte anonimiteti.

I riu shtoi se viza e tij ka skaduar së fundmi dhe ai nuk del më jashtë nga frika se do të arrestohet dhe dëbohet.

Një tjetër refugjat afgan ndau rrëfim të ngjashëm, duke thënë se “situata e refugjatëve afganë është përkeqësuar më tej gjatë një apo dy javëve të fundit”.

“Edhe ata që kanë status të ligjshëm dhe punë jetojnë në frikë. Shumë prej miqve tanë janë dëbuar. Situata është shumë shqetësuese”, i tha ai REL-it më 6 korrik.

IOM-i dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), që ofrojnë ndihmë për të kthyerit, thanë se shumë afganë mbërrijnë “vetëm me rrobat që kanë veshur” dhe “në nevojë urgjente për ushqim, kujdes mjekësor dhe mbështetje”.

IFRC-ja tha më 5 korrik se grupe të mëdha afganësh, përfshirë shumë fëmijë, po mbërrijnë nëpërmjet pikës kufitare Islam Qala, pasi kanë përjetuar “lodhje, uri dhe pasiguri gjatë rrugës së kthimit”, me temperatura mbi 43 gradë celsius.

Sipas IFRC-së, më shumë se 800.000 afganë janë kthyer nga Irani që nga janari.

Ndërkohë, qindra mijëra të tjerë janë kthyer nga Pakistani, një tjetër vend pritës për refugjatët afganë.

Pakistani planifikon t’i dëbojë 3 milionë afganë këtë vit.

Agjencia për refugjatë e OKB-së, UNHCR, tha muajin e kaluar se të paktën 1.2 milion afganë janë detyruar të kthehen nga Irani dhe Pakistani deri tani këtë vit, duke shkaktuar një krizë që mund të destabilizojë më tej situatën e brishtë në Afganistan./REL

okb iran afganet ne iran

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet