Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Lufta midis qeverisë së mbështetur nga Arabia Saudite dhe milicisë Houthi të lidhur me Iranin, ka shkaktuar kolapsin ekonomik të vendit dhe një nga krizat më të rënda humanitare në botë.
JEMEN- Kequshqyerja akut po rritet me shpejtësi në zonat e Jemenit të kontrolluara nga qeveria, me rastet më kritike përgjatë zonave të bregdetit të Detit të Kuq, thanë ekspertët e OKB-së për sigurinë ushqimore në një raport të lëshuar të dielën. Lufta midis qeverisë së mbështetur nga Arabia Saudite dhe milicisë Houthi të lidhur me Iranin, ka shkaktuar kolapsin ekonomik të vendit dhe një nga krizat më të rënda humanitare në botë.
Në një raport, Grupi Teknik i Klasifikimit të Fazës së Sigurisë Ushqimore të Integruar të OKB-së (IPC) në Jemen tha se kequshqyerja ishte përkeqësuar nga efekti i kombinuar i përhapjes së sëmundjeve si kolera dhe fruthi, mungesa e ushqimit me vlera ushqyese, mungesa e ujit të pijshëm dhe rënie më të gjerë ekonomike.
Numri i fëmijëve në Jemen nën moshën pesë vjeç që vuajnë nga kequshqyerja akute është rritur me 34 për qind krahasuar me vitin e kaluar në zonat e kontrolluara nga qeveria, thuhet në raport. Kjo barazohej me rreth 600,000 fëmijë, duke përfshirë 120,000 të cilët ishin të kequshqyer rëndë.
Në raport nuk thuhet nëse ka pasur ndonjë vdekje të kohëve të fundit nga uria e rëndë apo si ishin kushtet në zonat e kontrolluara nga Houthi të vendit. Forcat Houthi mbajnë shumicën e qendrave të mëdha urbane të Jemenit, përfshirë kryeqytetin Sanaa, ndërsa qeveria e mbështetur nga Arabia Saudite është e vendosur në Aden në jug.
Koalicioni i udhëhequr nga Riadi ndërhyri në Jemen në mars të vitit 2015 pasi Houthi-t rrëzuan qeverinë nga Sanaa. Houthi-t thonë se po luftojnë një sistem të korruptuar dhe agresion të huaj. Konflikti shumëplanësh, në të cilin disa fraksione po luftojnë për pushtet, ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz.
Godina AUSTRALI- Të ardhurat e kufizuara financiare mund të çojnë në izolim social. Por një bibliotekë në Melburn...
Karl Nehammer AUSTRI- Një shtetas afgan, ditë më parë ka kërcënuar me vdekje kancelarin austriak, Karl Nehammer. 28 vje&cced...
fotot ilustruese IZRAEL- Hamasi ka lëshuar një deklaratë zyrtare në lidhje me propozimin e fundit gjatë bisedimeve në Doha, d...
fotot ilustruese KOSOVË- Ka disa muaj që ndërkombëtarët po përpiqen t’ia mbushin mendjen kryeministrit Albin Kurti q&eu...
Alberto Fernandez dhe Tamara Pettinato ARGJENTINË- Publiku argjentinas është tronditur së fundmi nga një video e prezantueses dhe ...
fotot ilustruese SHBA- Kryeministri izraelit ka akuzuar Hamasin se është “kokëfortë” ndërsa Sekretari i Shtetit i SHBA...
kamla harris dhe donald trump SHBA- Inteligjenca artificiale bëri sërish mrekullinë e saj dhe “bashkoi” Kamala Harris dhe D...
RUSI- Tronditëse janë pamjet nga vullkani që shpërtheu në Kamchatka të Rusisë. Shpërthimi i një prej vullkaneve m...
AUSTRI- Shirat e dendur goditën rajonet alpine të Austrisë dhe lanë pjesë të Vjenës nën ujë në fundjavë...
fotot ilustruese SHBA- Dy raporte të publikuara këtë javë japin alarmin për një rritje të përpjekjeve për...