LIVE UPDATES
Bota

OKB: Sulmet ndaj termocentralit bërthamor në Zaporizhia, një “lojë me zjarrin”

Ai tha se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike është e gatshme të fillojë konsultimet e menjëhershme me palët me hapa konkretë për krijimin e një zone të tillë.

7 Shtator 2022, 07:56 Nga A.B

OKB: Sulmet ndaj termocentralit bërthamor në Zaporizhia, një

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike tha të martën se sulmet e vazhdueshme në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias në Ukrainë janë "të papranueshme" dhe ai kërkoi krijimin e një zone të çmilitarizuar brenda dhe përreth objektit.

"Ne po luajmë me zjarrin dhe diçka shumë katastrofike mund të ndodh", paralajmëroi Rafael Mariano Grossi gjatë një prezantimi virtual para Këshillit të Sigurimit të OKB-së. "Kjo është arsyeja pse në raportin tonë kemi propozuar krijimin e një zone të mbrojtur dhe të sigurisë bërthamore në perimetrin e termocentralit."

Ai tha se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike është e gatshme të fillojë konsultimet e menjëhershme me palët me hapa konkretë për krijimin e një zone të tillë.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike publikoi një raport më parë të martën pas misionit që ai drejtoi javën e kaluar në termocentralin bërthamor të Zaporizhias. Në të, ai dhe ekipi i tij përshkruajnë dëme të mëdha në uzinë, por ata nuk e fajësuan asnjërën palë. Rusia, forcat e së cilës kanë kontrolluar objektin që nga fillimi i marsit, dhe Ukraina, inxhinierët e së cilës operojnë termocentralin bërthamor, kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e objektit.

Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike gjetën trupa dhe pajisje ruse brenda termocentralit, duke përfshirë automjete ushtarake të stacionuara pranë turbinave. Ata e vlerësuan gjithashtu situatën e personelit si shqetësuese, pasi ata po punojnë "nën stres dhe presion të lartë" që, sipas tyre, mund të çojë në një gabim njerëzor gjatë operimit të termocentralit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se "duhen ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të shmangur" dëmtimin e termocentralit, duke i thënë Këshillit të Sigurimit se kjo do të "mund të shkaktonte një katastrofë" për rajonin dhe më gjerë.

"Të gjitha përpjekjet për të ripërcaktuar termocentralin si infrastrukturë thjesht civile janë jetike", tha ai.

Zoti Guterres u kërkoi forcave ukrainase dhe atyre ruse të mos angazhohen në asnjë aktivitet ushtarak brenda ose rreth termocentralit bërthamor dhe të krijojnë një zonë të çmilitarizuar.

“Në mënyrë të veçantë, kjo do të përfshinte një angazhim nga forcat ruse për të tërhequr të gjithë personelin dhe pajisjet ushtarake nga ai perimetër dhe një angazhim nga forcat ukrainase për të mos bërë lëvizje drejt objektit”, tha zoti Guterres.

Ambasadori i Ukrainës në OKB tha se qeveria e tij "kurrë nuk ka kryer" veprime ushtarake rreth uzinës, pasi kjo do të rrezikonte qytetarët e saj dhe miliona njerëz të tjerë në vendet fqinje.

"E vetmja mënyrë për të hequr përfundimisht kërcënimin bërthamor që rrjedh nga prania e paligjshme ruse është tërheqja e armatimit dhe trupave ruse dhe kthimi i stacionit nën kontrollin legjitim të plotë të Ukrainës", tha ambasadori Sergiy Kyslytsya për situatën në centralin bërthamor të Zaporizhzhias.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy në një video-mesazh në mbrëmjen e së martës tha se Kievi do të studiojë propozimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të kuptuar se çfarë nënkupton "mbrojtja" e uzinës.

Ambasadori i Rusisë në OKB fajësoi Ukrainën për bombardimet e vazhdueshme të zonës, duke përfshirë edhe ato në momentet kur inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike po udhëtonin drejt centralit bërthamor. Vassily Nebenzia nuk komentoi propozimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për krijimin e një zone të çmilitarizuar rreth centralit bërthamor.

Zëvendës ambasadori amerikn në OKB hodhi poshtë akuzat ruse, duke i quajtur ato një përpjekje për të shmangur pranimin e përgjegjësisë së Moskës për situatën, që ka krijuar përmes sulmit ndaj Ukrainës.

“Rusia nuk ka të drejtë të ekspozojë botën ndaj rrezikut të panevojshëm dhe mundësisë së një katastrofe bërthamore”, tha zëvendës ambasadori i SHBA-së, Jeffrey DeLaurentis.

Kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës tha të hënën se centrali në Zaporizhia ishte shkëputur nga rrjeti elektrik për shkak të bombardimeve ruse.

Ministri ukrainas i Energjisë, German Galushchenko, tha në rrjetin Facebook se kompania shtetërore ukrainase Energoatom nuk ishte në gjendje të bënte riparime ndërsa vazhdonin luftimet rreth centralit.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, tha se ishte informuar nga Ukraina se linja rezervë e tensionit nuk ishte dëmtuar dhe se ekspertët pritet ta rilidhin centralin në rrjet gjatë ditëve në vijim.

Në raportin e saj, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se, pavarësisht rrethanave të vështira, tre termocentralet e tjera bërthamore të Ukrainës - Khmelnytskyy, Rivne dhe Ukraina e Jugut - "kanë vazhduar të funksionojnë në mënyrë të sigurt që nga fillimi i konfliktit" më 24 shkurt./VOA

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet