LIVE UPDATES
Bota

Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për krizën energjetike në Shkup: Nuk do tronditim qytetarët nga rritja e çmimeve

Në takimin e Këshillit Kombëtar të Sigurisë të drejtuar nga Presidenti Pendarovski, krahas anëtarëve të rregullt, morën pjesë dhe referuan ministrat e Financave, të Ekonomisë dhe drejtorët e resurseve energjetike në vend. Ajo që më së shumti i shqetëson drejtuesit shtetërorë është sigurimi i furnizimit me energji, ndërsa bizenset dhe konsumatorët - çmimi i rrymës elektrike.

6 Shtator 2022, 22:25 Nga I.A
Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për krizën
Stevo Pendarovski

SHKUP- Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski e thirri sot Këshillin Kombëtar të Sigurisë lidhur me krizën energjetike në vend, për të parë masat dhe mënyrat e ballafaqimit me pasojat e kësaj krize. Autoritetet në Shkup theksojnë se po bëjnë përpekje për furnizim me energji elektrike për ta kaluar dimrin, “i cili pritet të jetë shumë i vështirë”.

Në takimin e Këshillit Kombëtar të Sigurisë të drejtuar nga Presidenti Pendarovski, krahas anëtarëve të rregullt, morën pjesë dhe referuan ministrat e Financave, të Ekonomisë dhe drejtorët e resurseve energjetike në vend. Ajo që më së shumti i shqetëson drejtuesit shtetërorë është sigurimi i furnizimit me energji, ndërsa bizenset dhe konsumatorët - çmimi i rrymës elektrike.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha pas takimit se periudha më e vështirë pritet pas 1 tetorit dhe se do te pëergatiten të gjitha kapacitet për prodhimin vendor të energjisë elekrtike.

“Sot në Evropë ka kërkesë të madhe për naftë dhe mazut për prodhimin e energjisë elekrtike; megjithatë shteti ynë me të gjitha kapacitetet do të ndihmojë financiarisht rreth çështjes energjetike dhe nuk do të lejojë tronditje nga rritja e çmimeve për konsumatorët familjarë dhe për bizneset e vogla”, tha z. Kovaçevski.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ndërkohë premton se do të bëjë ç’mos për t’i siguruar energji elektrike konsumatorëve me çmim të arsyeshëm dhe më të lirë nga tregjet e bursës.

Kryeministri maqedonas Kovaçevski dje ishte në Sofje me një delegacion ministrash e drejtorësh të sektorëve energjetik për t’u kërkuar autoriteteve bullgare një transferim pa ndërpreje të energjisë elektrike.

Zoti Kovaçevski thotë se ekzistojnë edhe alternativa të tjera, të cilat po shqyrtohen, por se “Bullgaria paraqet bazën energjetike në rajon sepse ka një central bërthamor që është prodhuesi më i madh i energjisë elekrtike në rajon”. Autoritetet e përkohshme qeveritare në Sofje, nga ana tjetër, presin të marrin një vendim të përshtatshëm në bazë të ligjeve të shtetit por dhe me ato të Bashkimit Evropian.

Maqedonia e Veriut nga 1 shtatori ndodhet në gjendje të krizës energjetike dhe institucionet shtetërore e publike janë urdhëruar të kursejnë rrymën elektrike, ndërsa kjo gjë u rekomandohet institucioneve komunale dhe konsumatorëve familjarë. Ekspertët megjithatë vlerësojnë se me këto masa nuk do të ketë ndonjë përfitim.

Kompanitë ankohen se me krizën energjetike dhe rritjen e pritshme të çmimit të rrymës elektrike do të dëmtohen bizneset e madje se do të ketë edhe falimentime. Vetëm para dhjetë ditësh qeveria në Shkup njoftoi se nuk do të importonte energji elektrike deri në fund të vitit.

Marrë nga VOA

stevo pendarovski dimitar kovaçevski

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës