Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Policia tha se autori i sulmit u qëllua për vdekje nga rojet e armatosura teksa po i afrohej portës, në një nga goditjet e para të këtij lloji që kur talebanët morën pushtetin vitin e kaluar.
KABUL- Dy punonjës të ambasadës ruse në Kabul ishin mes gjashtë personave që humbën jetën kur autori i një sulmi vetëvrasës aktivizoi eksplozivë pranë hyrjes së ambasadës, në një shpërthim që plagosi gjithashtu të paktën 10 vetë, thanë të hënën Ministria e Jashtme ruse dhe zyrtarët afganë. Policia tha se autori i sulmit u qëllua për vdekje nga rojet e armatosura teksa po i afrohej portës, në një nga goditjet e para të këtij lloji që kur talebanët morën pushtetin vitin e kaluar.
Ministria e Jashtme ruse tha në një deklaratë se një militant i panjohur vendosi një mjet shpërthyes pranë hyrjes së seksionit konsullor të ambasadës rreth orës 10:50 të mëngjesit me orën e Kabulit
"Si rezultat i sulmit, dy punonjës të misionit diplomatik u vranë si edhe ka viktima mes qytetarëve afganë," tha ministria.
Katër personat e tjerë të vrarë ishin civilë afganë, tha Khalid Zadran, një zëdhënës i policisë së Kabulit. Rusia është një nga vendet e pakta që e ka mbajtur ambasadën në Kabul pasi talebanët morën kontrollin e vendit më shumë se një vit më parë. Edhe pse Moska nuk e njeh zyrtarisht qeverinë e talebanëve, pala ruse është angazhuar në bisedime me zyrtarët për një marrëveshje për furnizimin me karburant dhe mallra të tjera. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) e dënoi shpërthimin. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin e së hënës.
Marrë nga VOA
I riu ndjek grabitësit GREQI- Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit kur 19-vjeçari ka ndjekur pas personat që i grabitën...
Makina e Brnabiç KOSOVË- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç në vizitën që ka bërë ditën e sotme në Kosov...
Dimitar Kovaçevski SHKUP- Qeveria e Maqedonisë së Veriut beson se deri në vitin 2030 do të përfundojnë bisedimet ...
Foto ilustruese FRANCË- Në një gjykatë të posaçme franceze për terrorizmin sot filloi gjyqi ndaj tetë personave, ...
Bojan Mariçiç SHKUP- Në mbledhjen e sotme të qeverisë së Maqedonisë së Veriut është miratuar ven...
Liz Truss BRITANI- Liz Truss është zyrtarisht kryeministrja e re e Britanisë pasi mori bekimin e konservatorëve. Në fjalë...
Miroslav Lajçak KOSOVË- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Laj&cced...
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka zbuluar se 11...
Një ushtar rus jashtë centralit bërthamor UKRAINË- Blloku i fundit i reaktorit të punës në centralin bërthamor...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu përgjigj deklaratave të kryeministres serbe, e cila foli për sigur...