LIVE UPDATES
Bota

Sulmohen dy anije me flamur amerikan nga rebelët Houthi

Sulmet ndaj anijeve konteniere “Maersk Detroit” dhe “Maersk Chesapeake” shtojnë më tej rrezikshmërinë e sulmeve të vazhdueshme ndaj linjave të transportit detar përmes ngushticës së rëndësishme Bab el-Mandeb.

25 Janar 2024, 08:47 Nga N.F
Sulmohen dy anije me flamur amerikan nga rebelët Houthi
Foto ilustruese

SHBA- Dy anije me flamur amerikan që po transportonin mallra për Departamentin amerikan të Mbrojtjes dhe atë të Shtetit u sulmuan të mërkurën nga rebelët huthi të Jemenit, thanë zyrtarët, ndërsa Marina Amerikane interceptoi disa prej goditjeve. Sulmet ndaj anijeve konteniere “Maersk Detroit” dhe “Maersk Chesapeake” shtojnë më tej rrezikshmërinë e sulmeve të vazhdueshme ndaj linjave të transportit detar përmes ngushticës së rëndësishme Bab el-Mandeb. Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë bërë disa goditje ajrore në përpjekje për t’i ndalur këto sulme.

Ndërkaq Katari, një ndër eksportuesit më të mëdhenj të gazit të lëngshëm natyror, paralajmëroi se po ndihet tek dërgesat efekti i sulmeve të huthive, për shkak të luftës së Izraelit ndaj Hamasit në Rripin e Gazës. Kompania daneze Maersk i konfirmoi agjencisë së lajmeve Associated Press emrat e dy anijeve dhe shtoi se në momentet e sulmeve ato po shoqëroheshin nga Marina Amerikane.

“Gjatë udhëtimit, të dyja anijet raportuan se panë shpërthime pranë tyre dhe se eskorta e Marinës Amerikane gjithashtu interceptoi disa prej predhave”, tha kompania Maersk. “Ekuipazhi, anija dhe ngarkesa janë të sigurta dhe të padëmtuara. Marina Amerikane i ka kthyer pas të dyja anijet dhe po i shoqëron në kthim drejt Gjirit të Adenit”.

Kompania Maersk tha se dy anijet po transportonin ngarkesa të Departamentit amerikan të Mbrojtjes dhe Departamentit të Shtetit, si dhe të agjencive të tjera qeveritare dhe për këtë arsye “mbroheshin nga Marina Amerikane gjatë kalimit përmes ngushticës”. Kompania operatore Maersk Line, dega amerikane e kompanisë Maersk njoftoi se “ka pezulluar tranzitin në rajon deri në një njoftim të ri”.

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane bëri një deklaratë në internet ku fajëson huthitë për sulmin, duke shtuar se gjatë sulmit u përdorën “tre raketa balistike anti-anije”.

“Njëra raketë goditi në det”, thuhet në deklaratë. “Dy raketat e tjera u interceptuan me sukses dhe u rrëzuan nga USS Gravely”, një destrojer me raketa i klasit Arleigh Burke.

Grupi huthi, që ka bërë sulme ndaj anijeve që nga muaji nëntor për shkak të luftës së Izraelit ndaj Hamasit në Rripin e Gazës, mori më vonë autorësinë nëpërmjet një deklarate të regjistruar paraprakisht të zëdhënësit ushtarak, Gjeneral Brigade Yahya Saree. Ai u zotua se huthitë do t’i vazhdojnë sulmet.

Që nga nëntori, rebelët kanë sulmuar vazhdimisht anijet në Detin e Kuq, duke thënë se po merrnin hak për ofensivën e Izraelit në Gazë kundër Hamasit. Por ata shpesh kanë sulmuar anije me lidhje të dobëta ose aspak të qarta me Izraelin, duke vënë në rrezik transportin në një rrugë kyçe detare për tregtinë globale.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë bërë disa sulme ajrore ndaj vendeve ku ruhen dhe nga ku lëshohen raketat e përdorura nga huthitë gjatë sulmeve. Rebelët tashmë thonë se do të kenë në objektiv edhe anijet amerikane dhe britanike. Ndërkohë, Katari njoftoi se dërgesat e tij të gazit natyror të lëngshëm ishin ndikuar nga sulmet Houthi. Dërgesat e mëparshme ishin vonuar përpara se të niseshin përmes Gjirit të Adenit dhe Detit të Kuq.

Megjithatë, Katari, i cili ka shërbyer si ndërmjetësues kryesor midis Hamasit dhe Izraelit, ende nuk ka parë të sulmohet ndonjë nga anijet e tij. Një deklaratë nga kompania shtetërore QatarEnergy tha se "prodhimi vazhdon i pandërprerë dhe angazhimi ynë për të siguruar furnizim të besueshëm të gazit të lëngshëm natyror për klientët tanë mbetet i palëkundur".

“Ndërsa zhvillimet e vazhdueshme në zonën e Detit të Kuq mund të ndikojnë në planifikimin e disa dërgesave pasi ato marrin itinerare alternative, dërgesat e gazit të lëngshëm natyror nga Katari po menaxhohen me blerësit tanë të çmuar”, thuhet në deklaratë. Deklarata sugjeron se ngarkesat e QatarEnergy tani po udhëtojnë rreth Kepit të Shpresës së Mirë të Afrikës, duke i shtuar kështu kohë udhëtimeve të tyre.

Marrë nga VOA

shba houthi sulme anije det i uq

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj