LIVE UPDATES
Bota

Nuk u lejua të marrë pjesë në eventitn Mar-a-Lago/ Vuçiç: S’më duhen fotot me Trump, dua të flas me të

Vuçiç tha në lidhje me qëndrimin e tij të fundit në Florida ku donte të takohej me Presidentin e SHBA-së Donald Trump se ai tashmë ka qenë në ato vende dhe se nuk është i interesuar për një foto me Trump, por për të folur me të.

8 Maj 2025, 16:40 Nga E. D
Nuk u lejua të marrë pjesë në eventitn Mar-a-Lago/
Aleksandër Vuçiç

MOSKË- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, teksa po qëndron në Moskë për paradën e Ditës së Fitores, ka folur rreth udhëtimit të tij në SHBA që u detyrua ta ndërpresë për shkak se u “sëmurë” befasisht. Vuçiç tha në lidhje me qëndrimin e tij të fundit në Florida ku donte të takohej me Presidentin e SHBA-së Donald Trump se ai tashmë ka qenë në ato vende dhe se nuk është i interesuar për një foto me Trump, por për të folur me të.

“Do të doja të flisja me të. Kam qenë me Trumpin pesë herë. Nuk jam i interesuar për foton. Jam i interesuar për atë që mund të bëj për popullin tonë. E respektoj jashtëzakonisht presidentin amerikan. Besoj se ai po bën shumë gjëra të mira për botën, dhe ishte edhe më e vështirë për mua që nuk mundëm të shkonim në takimin e mbajtur nga (Scott) Besant me (Richard) Grenell, sepse ai vendos për tarifat tona”, tha Vuçiç për RTS në Moskë në lidhje me komentet e tij se iu mohua hyrja.

Ai ka përmendur një takim që ka pasur me Trump gjatë mandatit të parë. Për Vuçiçin, siç tha ai, ishte më e vështirë të mos takohej me të dërguarin e Trump, Richard Grenell, si dhe me Richard Bensent. 

Pas raportimeve se Vuçiç s’u lejua të marrë pjesë në një darkë dhe se një zyrtare e Trump ia mbylli derën, portali Pavlovic Today raportoi një citat të zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, që thuhet se kishte mohuar këto raportime. Siç thuhet nga kjo lëvizje, Vuçiç ka tentuar të hyjë në darkën e donatorëve të Partisë Republikane në pronën e Trumpit në Mar-a-Lago në Florida, por i është refuzuar hyrja, gjë që ka shkaktuar një incident diplomatik.

“Kur presidenti i një vendi përpiqet të depërtojë fshehurazi nga dera e pasme drejt një ngjarjeje vendimtare për mbledhjen e ndikimit politik, nuk është vetëm një turp personal, por një gërryerje serioze e reputacionit të Republikës së Serbisë”, thotë Kreni-Promeni.

Duke iu përgjigjur pyetjes se pse Shtëpisë së Bardhë iu deshën disa ditë për të mohuar raportet për ndalimin e pjesëmarrjes në eventin Mar-a-Lago, pa komentuar fare Ambasada Amerikane, ai tha se Ambasada Amerikane as nuk ishte e përfshirë në këtë dhe se nuk do të ishte e drejtë që ata të komentonin. Vuçiç i tha RTS-së se nuk dëshiron një fotografi me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, por më tepër të bisedojë.

Ai theksoi gjithashtu se nuk shkon askund për të bërë festë, por për të punuar për Serbinë dhe qytetarët e saj. Më tej Vuçiç shtoi se pret që gjatë këtyre takimeve të ketë nga ata që do t'i shpjegojnë se pse ai nuk duhet të takohet me një 'kriminel' në Moskë.

“Kjo është lufta ime. A mund t’ju ​​kënaqë dikush në atë luftë, në këto kushte të situatës gjeopolitike? Nëse jeni të lirë, sovranë dhe të pavarur, nuk mund t’i pëlqeni askujt. Mund ta imagjinoni se çfarë lloj linçimi më pret tani në Shqipëri pas shtatë, tetë ditësh. Do të ketë një linçim të përgjithshëm, është një takim i Komunitetit Politik Evropian. Mësova, bëra. Do të duroj. Nuk po e bëj për veten time, po e bëj për Serbinë dhe do të duroj. Krenar për vendin tim, krenar për shpirtin tonë libertarian, për pavarësinë dhe autonominë tonë në vendimmarrje", theksoi Vuçiç.

aleksandër vuçiç

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj