LIVE UPDATES
Bota

"Nuk punojmë pa paga!" Analiza: Pse Trepça po përballet sërish me vështirësi financiare?

Lidhur me situatën e krijuar, më 31 korrik, sindikata e punëtorëve të Trepçës, ka mbajtur një takim me minatorë, në të cilin ka marrë pjesë edhe kryeshefi ekzekutiv i kombinatit, Bashkim Kurti.

31 Korrik 2024, 18:19 Nga M.B
"Nuk punojmë pa paga!" Analiza: Pse Trepça po
Foto ilustruese

KOSOVA- Që 22 ditë, punëtorët e kombinatit metalurgjik Trepça në Mitrovicë e kanë ndërprerë punën. Pa pagën e muajit qershor dhe pa shujtat ditore që nga fillimi i korrikut, përfaqësuesit e minatorëve të Trepçës thonë se kombinati po përballet me keqmenaxhim dhe mungesë të investimeve. Lidhur me situatën e krijuar, më 31 korrik, sindikata e punëtorëve të Trepçës, ka mbajtur një takim me minatorë, në të cilin ka marrë pjesë edhe kryeshefi ekzekutiv i kombinatit, Bashkim Kurti.

“Pa marrjen e pagave dhe shujtave ushqimore, minatorët nuk pranojnë të hyjnë dhe të punojnë në minierë, sepse rrezikojnë shëndetin e tyre”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ibrahim Januzi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës.

Në Trepçë punojnë gjithsej 1.200 minatorë, derisa paga mesatare e tyre, sipas Jonuzit, është 740 euro. Sipas të dhënave të fundit të ASK-së, paga mesatare në sektorin publik dhe privat në Kosovë është 521 euro. Menaxhmenti i Trepçës e arsyeton mosekzekutimin e pagave me mungesë të mjeteve financiare dhe rënie të prodhimit. Kryeshefi i Trepçës, Kurti, thotë se gjendja financiare e kombinatit metalurgjik është rënduar nga sasia e ulët e prodhimit dhe e shitjes së produkteve. Ai tregoi se Trepça i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës mjete shtesë për ta mundësuar një zgjidhje, por shton se nuk kanë marrë ndonjë përgjigje konkrete. Kurti nuk ka dhënë ndonjë afat kohor se kur mund të ekzekutohen pagat e punëtorëve.

“Nuk ka ndonjë arsye tjetër pse nuk janë paguar pagat, thjesht është mungesë e fondeve. E mungesa e fondeve vjen nga mungesa e prodhimit dhe shitjes së produktit të prodhuar”, thotë ai për REL-in.

Produktet kryesore që Trepça prodhon janë koncentratet e plumbit dhe zinkut me përmbajtje të argjendit, arit dhe elementeve të tjera. Miniera e Stantërgut, që gjendet në rajonin e Mitrovicës, është vendburimi kryesor i nxjerrjes së xehes. Deri në publikimin e këtij artikulli, Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se a planifikon të ndajë ndihmë financiare për Trepçën për pagat e punëtorëve të kombinatit.

Kompleksi metalurgjik Trepça është shoqëri aksionare dhe 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje. Në një situatë të ngjashme, minatorët e Trepçës e kanë gjetur veten disa herë edhe gjatë vitit të kaluar. Në fund të muajit tetor të vitit 2023, për dhjetë ditë me radhë ata qëndruan në grevë brenda minierës pikërisht për shkak të mosrealizimit të pagave dhe ankesave për kushtet e punës.

Ata nuk kanë sigurime shëndetësore, as jetësore – të cilat i kanë kërkuar vazhdimisht. Ndërkaq, tregojnë se shpesh u mungojnë edhe rrobat e punës, siç janë helmetat e llambat ndriçuese, të cilat disa herë janë detyruar t’i blejnë vetë. Në janar të këtij viti, 13 minatorë të kombinatit metalurgjik Trepça kishin pësuar lëndime gjatë transportimit të acidit sulfurik në ambientet e punës dhe kishin marrë trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Makineritë e Trepçës janë mbi 50 vjet të vjetra dhe mungesa e mirëmbajtjes së tyre ka shkaktuar probleme të vazhdueshme. Rënia e prodhimit kishte nisur qysh në vitet ’90 kur regjimi i atëhershëm i Serbisë kishte mbyllur gati të gjitha ndërmarrjet dhe institucionet në vend. Kurse, që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, Trepça asnjëherë nuk ka arritur të vihet në funksion të zhvillimit ekonomik. Qeveria aktuale, në disa raste, është zotuar se do ta bëjë Trepçën “ndërmarrje fitimprurëse”. Për investime në këtë kombinat, në vitin 2023, Qeveria e Kosovës miratoi një kredi prej 20 milionë eurosh. Por, këto mjete financiare nuk janë ekzekutuar ende.

“Kanë mbetur edhe disa çështje të rregullohen dhe besoj se deri në fund të këtij viti, këto mjete do të ekzekutohen”, tha kryeshefi i Trepçës, Bashkim Kurti, duke mos specifikuar se për çfarë çështjesh bëhej fjalë.

Trepça pritet të kalojë nën Fondin Sovran të Qeverisë së Kosovës, që do t’i marrë në pronësi të gjitha asetet strategjike të vendit, për të investuar më pas në rritjen e vlerës së tyre. Ligji për Fondin Sovran është miratuar në fund të vitit të kaluar, por Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë dërguar këtë ligj për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese./ REL

trepca

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari