Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
Sipas Kurtit, sulmi ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator ilustron përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar Kosovën, me ndihmën e aleates së saj, Rusisë.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimin e NATO-s për të rritur numrin e trupave të saj në Kosovë. Sipas Kurtit, sulmi ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator ilustron përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar Kosovën, me ndihmën e aleates së saj, Rusisë.
“Këta persona duan ta kthejnë kohën pas”, tha Kurti për Associated Press. “Ata janë në kërkim të një makine për kthimin e kohës. Ata duan ta kthejnë kohën për 30 vjet pas. Por, kjo nuk do të ndodhë”.
Në sulmin ndaj Policisë në Banjskë u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Autoritetet thanë se gjatë përleshjeve, tre sulmues po ashtu u vranë. Të premten, NATO, që ka misionin e saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, tha se do të shtojë forcat e saj në Kosovë.
“Ne na duhet NATO-ja sepse kufiri me Serbinë është shumë i gjatë dhe ushtria serbe së fundi po forcon kapacitetet e saj dhe ata kanë shumë pajisje ushtarake, si nga Federata Ruse ashtu edhe nga Kina”, tha Kurti.
Sipas autoriteteve të Kosovës, rreth 30 persona të armatosur sulmuan një patrullë policore afër Banjskës, teksa Policia po tentonte të largonte një barrikadë. Më pas, grupi u strehua në manastirin e Banjskës, prej ku vazhdoi përleshjen me Policinë.
“Këta persona që ishin të maskuar, ka shumë gjasa... që kanë kontakte dhe komunikim me Rusinë, me Kremlinin”, tha Kurti. “Personat që duan të bëhen si mercenarë të Wagner-it po tentonin të dëmtonin policinë tonë”, tha ai duke iu referuar grupit të mercenarëve rusë që kanë luftuar në Ukrainë.
“Kjo është shkelje edhe për praninë e NATO-s, pasi NATO kujdeset për sigurinë e shtetit tonë”, tha Kurti. “Historia e NATO-s dhe historia e Kosovës janë të ndërthurura”, shtoi ai.
Ende nuk është e qartë se sa trupa të reja do të dërgojë NATO-ja në Kosovë. Rreth 700 trupa u dislokuan nga Turqia në qershor, pasi dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it u lënduan gjatë një përleshjeje me një grup protestuesish serbë në veri të Kosovës. KFOR aktualisht ka rreth 4.500 trupa në Kosovë nga 27 shtete të NATO-s dhe shtetet partnere. Ky mision ka thënë më herët gjatë javës se po monitoron situatën e sigurisë dhe do të ndërhyjë nëse i kërkohet.
Marrë nga REL
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidenca e Kosovës ka reaguar sot ndaj një deklarate të bërë nga kryeministri i Shqipëris&eu...
foto ilustruese SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë sot se nënkryetari i Listës Serbe, Milan...
Milan Radoiçiç SERBI- Është publikuar e plotë letra e Milan Radoiçiç, i cili mori sot përgjegjësi...
Aleksander Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar sot një bisedë me Sekretarin A...
foto ilustruese SHBA- Një vajzë 16-vjeçare, e cila u godit nga rrufeja teksa po gjuante me të atin, ka ndërruar jet&eu...
foto ilustruese KOSOVË- Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar një të dyshuar për krime lufte në Kosovë. &...
Vuçiç, Abazoviç dhe Rama SERBI- Një artikull i publikuar nga një media serbe ka nxjerr disa prapaskena të idesë s&...
pamje nga vendngjarja SHBA- Nju Jorku u godit nga një stuhi e fuqishme të premten herët në mëngjes, duke mbyllur disa pr...
NORVEGJI- Norvegjia është vendi i radhës që ka vendosur ndalimin e hyrjes në territorin e saj të automjeteve të regjistruar...
foto nga takimi KOSOVË-Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasador&e...