LIVE UPDATES
Bota

"Nuk jam aspak i kënaqur me presidentin Putin!" Ndryshe nga Pentagoni, Trump: Do të dërgoj armë në Ukrainë

Komentet duket se përmbysin njoftimin e Pentagonit të javës së kaluar, ku u tha se SHBA-ja do të ndalojë përkohësisht dërgimin e disa raketave për mbrojtje ajrore dhe armëve të tjera në Ukrainë, për shkak të shqetësimeve se rezervat amerikane janë pakësuar.

8 Korrik 2025, 07:40 Nga M.B
"Nuk jam aspak i kënaqur me presidentin Putin!" Ndryshe nga
Donald Trump

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se vendi i tij do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë, për ta ndihmuar atë në mbrojtjen kundër sulmeve ruse.

“Do të dërgojmë më shumë armë. Na duhet”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Ata duhet të jenë në gjendje të mbrohen. Tani po goditen shumë rëndë”, tha ai, duke shtuar se SHBA-ja do të dërgojë kryesisht armë mbrojtëse.

Komentet duket se përmbysin njoftimin e Pentagonit të javës së kaluar, ku u tha se SHBA-ja do të ndalojë përkohësisht dërgimin e disa raketave për mbrojtje ajrore dhe armëve të tjera në Ukrainë, për shkak të shqetësimeve se rezervat amerikane janë pakësuar.

Ukraina i ka kërkuar vazhdimisht SHBA-së që t’i dërgojë më shumë raketa dhe sisteme Patriot, të cilat i konsideron thelbësore për mbrojtjen e qyteteve të saj nga sulmet pothuajse të përnatshme ruse. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, iu referua sërish nevojës për më shumë armatim, gjatë një fjalimi më 7 korrik.

“Ne po punojmë sidomos me palën amerikane për vendimet përkatëse, në lidhje me sistemet Patriot dhe raketat për to”, tha ai.

Pas një bisede telefonike me Trumpin më 4 korrik, Zelensky tha se ishte dakorduar të punojë për forcimin e aftësisë së Kievit “për të mbrojtur qiellin”, në kohën kur sulmet ruse janë intensifikuar. Ai tha se ka diskutuar me Trumpin për prodhim të përbashkët të mbrojtjes, blerje dhe investime.

Pas telefonatës, Trump tha se Ukraina do të kishte nevojë për raketa Patriot, por gjatë adresimit më 7 korrik nuk i përmendi ato. Ukraina është duke u mbrojtur kundër pushtimit të plotë rus, që nisi në shkurt të vitit 2022.

Sulmet e natës së shkuar të forcave ruse vranë së paku 11 civilë dhe plagosën më shumë se 80 të tjerë, përfshirë shtatë fëmijë, thanë zyrtarët. Trump tha se është i vendosur për t’i dhënë fund konfliktit dhe shprehu sërish zhgënjimin e tij në rritje me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Nuk jam aspak i kënaqur me presidentin Putin”, tha Trump.

Më herët, ai ka kërcënuar se do të vendosë sanksione të reja kundër industrisë ruse të naftës, në përpjekje për ta nxitur Putinin që të hyjë në bisedimet për paqe./ REL

shba

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit