"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Nuk i ndaloi policisë dhe u fut me të kuqe, gjobitet me mbi 20 mijë euro motoçiklisti në Greqi
Drejtuesi i motorit nuk është bindur dhe është larguar me shpejtësi, duke kryer një sërë shkeljesh rrugore , konkretisht 12 shkelje të dritës së kuqe të semaforit, shpejtësi, manovra të rrezikshme dhe kthim mbrapa.
10 Maj 2024, 20:17Nga B.Z
Foto ilustruese
GREQI - Një motoçiklist është gjobitur me mbi 20 mijë euro në Greqi pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Mediat vendase shkruajnë se mbrëmjen e së mërkurës ai u pikas në zonën e Vouliagmenit , kur efektivët e Policisë Rrugore që po kryenin kontrollet e automjeteve, kanë parë motoçikletën pa targa dhe kanë dashur ta kontrollojnë.
Drejtuesi i motorit nuk i është bindur kontrollit të policisë dhe është larguar, duke kryer një sërë shkeljesh rrugore , konkretisht 12 shkelje të dritës së kuqe të semaforit, shpejtësi, manovra të rrezikshme dhe kthim mbrapa. Më në fund ai u lokalizua në zonën e Megarës, ku u arrestua nga efektivë të policisë së grupit “DIAS”. Pas arrestimit, drejtuesi i motorit është gjobitur me 21 mijë e 140 euro gjobë dhe 150 pikë dënimi në sistemin e pikëve.