Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Osmani ka falënderuar gjithë shtetet që kanë ndihmuar të ndalohet gjenocidi në Kosovë.
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj në seancën që po mbahet në kuadër të Samitit për Demokraci i organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka ftuar shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë. Osmani tha se ato shtete nuk do të fitojnë vetëm një mik, po edhe aleat të përkushtuar.
“Sot dua të shfrytëzoj rastin që të ju bëj thirrje vendeve mike nëpër botë të qëndrojnë me Kosovën dhe për ato vende që nuk e kanë njohur ende shtetësinë tonë dhe institucionet tona demokratike, që të ju bashkohen shumicës së vendeve të botës dhe ta bëjnë atë. Nuk do të fitoni vetëm një mike, por një aleat të përkushtuar”- ka deklaruar Osmani.
Presidentja ka treguar se si Kosova ka kthyer dhembjen e vuajtjen e 24 viteve më parë në forcë dhe është demokraci që lulëzon, teksa ritheksoi renditjen e vendit si demokracia e tretë më e avancuar globalisht.
“24 vite më parë pas ndërhyrjes humanitare për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm ndaj njerëzve të mi, miliona refugjatë u rikthyen në vendlindjen e tyre pasi u dëbuan me forcë duke lënë cdo gjë në kërkim të sigurisë. Vite pas pas vdekjeve dhe shkatërrimit, njerëzit tanë u rikthyen për të gjetur shtëpitë dhe institucionet e vendit të djegura nga regjimi gjenocidal i Millosheviçit. Jemi ngritur nga hiri si komb ndërsa 15 vitë më parë Kosova deklaroi pavarësinë dhe formoi institucionet që tashmë janë mishërim i lirisë dhe demokracisë. Kemi bërë rrugë të gjatë që atëherë, sot Kosova është një shtet i fuqishëm, demokratik, i pavarur dhe liri dashes dhe po këtë vit është renditur si demokracia e tretë më e avancuar globalisht”- ka thënë Osmani.
Osmani ka falënderuar gjithë shtetet që kanë ndihmuar të ndalohet gjenocidi në Kosovë.
Osmani në Samitin e Dytë për Demokraci ka mbajtur fjalim krahas liderëve botërorë si presidenti të Francës, Emmanuel Macron, kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson, kryeministres së Islandës, Katrin Jakobsdottir, presidenti të Kolumbisë, Gustavo Petro, si dhe krerëve të shtetesh e qeverive nga Zambia dhe Bahamas.
Glauk Konjufca KOSOVË- Në margjinat e Samitit të Dytë për Demokraci që po mbahet në Washington, kryetari i Ku...
Shqiprim Arifi dhe Albin Kurti TIRANË- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i ka befasuar të gjithë me deklarat&eu...
Dmitry Peskov RUSI- Zëdhënësi Dmitry Peskov deklaron se parashikon një "luftë" afatgjatë me Perëndimin. ...
Raketa RUSI- Një diplomat i lartë i Moskës ka njoftuar se Rusia ka ndaluar çdo lloj infoRmacioni që lidhet me testet raketore, ...
Gjermani GJERMANI- Gjermania ka prezantuar draft reformat për imigracionin, trajnimin e aftësive dhe promovimin e imigracionit nga vendet e Ballk...
Logoja e Bankës Banka Qendrore Evropiane pret rënie të shpejtë të inflacionit të lartë në Eurozonë, sipas shef...
Papa Françesku ITALI- Papa Françesku është shtruar në spital për një kontroll rutinë...
Tërmeti në Turqi TURQI- Autoritetet turke kanë vënë në pranga 247 persona të cilët dyshohet se janë përgj...
Pamje nga tragjedia e trenave në Greqi GREQI- Tragjedia hekurudhore në Larisa ku humbën jetën 57 persona mes të cilëve ...
Rrëshqitja e dheut në Ekuador SHBA- Rritet numri i personave të vdekur dhe atyre të zhdukur si pasojë e rrëshqitjeve të...